Politikë

A u zhgënjeve me Shabanin? Lapaj akuza: Ndodh që rrugës dikush tradhton e shitet! Ti dhuroj mandatin Dajos dhe të bëjë Rama 84 vota?

22 Korrik, 11:29| Përditesimi: 22 Korrik, 11:45

  • Share

 

Adriatik Lapaj duket se është zhgënjyer me aleatin e tij, Endri Shabani pas përplasjes për mandatin. Lapaj e akuzon se është shitur tek Rama, ndërsa thotë se mandatin nuk mund t’ia lërë dajës së Shabanit, Zeqir Kordhonit, pasi ka rrezik që Rama të bëjë 81 vota.

"Njeriu në jetë, të paktën unë kështu jam rritur, niset dhe duhet të niset me qëllimin e mirë. Qëllimi është ti japim Shqipërisë një model gare, ne po kërkojmë me këmbëngulje që të zbatohet formula e garës. Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota. Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundi", tha Lapaj.


Lajmi kryesor:

Lapaj s’ka më shpresë për mandatin: Unë, Shabani e Soko të ikim, ta marrë Greta Ambeli! S’do bëjmë deputet dajo Zeqirin


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?