Tanimë edhe vetë Adriatik Lapaj e ka të qartë, se nuk do të mund të jetë në parlament. Konflikti me Endrit Shabanin, aleatin e tij të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” i kushtoi mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit.
Kur numërimi mbrapasht, për shpërndarjen e mandateve për Qarkun e Tiranës ka filluar, Lapaj i ofroi publikisht një zgjidhje të re kompromisi drejtuesit të Nismës Thurrje. Vendi në parlament t’i lihet gruas më të votuar të koalicionit, Greta Ambeli, gjithashtu pjesë e “Shqipëria Bëhet”.
“E ftoj publikisht dhe e sfidoj Z. Shabani që të vijë e së bashku të japim dorëheqjen, për t’i lënë vendin kandidatit më të votuar të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Personalisht, unë kam hequr dorë nga ai mandat që në ditën e parë pas zgjedhjeve. Por Z. Shabani nuk më ka lejuar, pasi kërkon që mandati të shkojë tek ai, e jo te më e votuara e Lëvizjes", tha Lapaj.
Me këtë lëvizje, Lapaj synon që askush nga lista e mbyllur të mos e marrë mandatin, përfshirë të katërtën e listës, Kleana Xhuveli, kushërira e tij e cila kërkoi që të mos i njihej dorëheqja, si reagim ndaj të njejtës lëvizje që më parë kishte bërë daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni.
"Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotin Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre", theksoi Lapaj.
Teksa drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” fliste në Konferencë, Endri Shabani reagoi në rrjetet sociale, e duke publikoi marrëveshjen e koalicionit, tha se daja i tij nuk ka përse të mos pretendojë mandatin përsa kohë kjo është një pikë e pa-përfshirë në dokumentin e firmosur prej tyre.
Në mungesë të një zgjidhjeje kompromisi, në situatën aktuale mandati do i shkojë Xhuvelit, ndërsa një shpresë e vakët e Lapajt është dhe te KQZ-së, për të parë interpretimin që kjo e fundit do t’i bëjë dorëheqjeve në bllok të listës së mbyllur të koalicionit.
"Ne kemi qëndrimin juridik që KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj, pa filluar procesi dhe pa u numëruar votat. Është dhënë dorëheqje nga kandidimi. KQZ nuk është shprehur dhe referuar, me kalimin e 30 ditëve kërkesat konsiderohen të miratuara në heshtje", tha Lapaj.
Mbledhja e së mërkurës e KQZ-së, ku do të shpërndahen mandatet e Tiranës, pritet të shënojë dhe fundin e telenovelës Lapaj-Shabani.
Adriatik Lapaj tha sot se Shqipëria Bëhet finalizoi koalicion me Nismën Thurje jo për votat, sepse Endri Shabani nuk mori dot vota për t’u bërë deputet dhe nuk kishte mbështetje sipas sondazheve, por për frymë dhe për të ndryshuar sistemin.
Ai u shpreh se mandatin e koalicionit e ndan KQZ-ja me vendimin e saj, por ai kërkoi që të respektohej marrëveshja dhe mandati të shkonte tek personi që kishte marrë më shumë vota në listën e hapur. Por me zhvillimet e fundit, ai u shpreh i gatshëm që KQZ mos t’i njohë dorëheqjet dhe mandati t’i shkonte zonjës Greta Ambeli.
“Koalicionin me Shabanin e bëmë për frymë, për mesazh kundër sistemit, sepse nga sondazhet dilte se zoti Shabani dhe Nisma Thurje nuk kishte as 0,2%”, tha Lapaj.
Ai shpjegoi edhe se çfarë kërkonte aktualisht pas krizës politike të koalicionit.
“Ne kërkojmë të mos njihen dorëheqjet. Ata mund të jenë bërë pjesë e shantazheve dhe kjo duhet ndaluar. Ne duhet të luftojmë që ato dorëheqje të pranohen, ne nuk luftuam për dajot e zotit Shabanit dhe as për dajot e tjerë. Çfarë të bëjmë tano, t’ia lëmë dajo Zeqirit të zotit Shabani që ta çojë te Rama? Vota duhet të shkojë atje për ku është hedhur, 64 mijë vota, për kandidatët e listës së hapur. Se ku do shkojë mandati do e shohim nesër kur të vendosë KQZ-ja. Ne nuk e kemi problemin me njerëzit e Nismës Thurrje, por me ata që kanë qasje ndryshe. Zoti Shabani kandidoi në Tiranë, donim të merrte sa më shumë vota, nuk i ka marrë, problemi i vet”, u shpreh ai.
Gjithashtu shpjegoi edhe bisedimet me Shabanin, dëshirën e tij për të kandiduar si kryebashkiak i Tiranës dhe për drejtimin e përkohshëm të koalicionit.
“Më ka kërkuar drejtimin për dy vite të koalicionit, më ka kërkuar kandidimin si kryebashkiak të Tiranës, i kam thënë nëse do kandidosh do të mbështes. Ka kërkuar edhe fondin prej 30 mln lekësh për drejtimin politik që do bënte. I kam thënë se do diskutoheshin dhe do vendosej, do pritej edhe certifikimi i zgjedhjeve dhe do diskutoheshin”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon Nisma Shqipëria Bëhet dhe sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Rama në Parlament. Lapaj tha se Shabani po bën këtë lojë politike me dajën e tij dhe përgjegjësia në fund nëse ai nuk pranon, do i mbetet kreut të Nismës Thurje.
“Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova, zoti Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse zoti Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli. Ana Dajko është nëna e një kandidatin tonë, zonja Xhuveli është kushërira ime. Zoti Kordhoni ëhstë daja i zotit Shabani”, tha Lapaj mes të tjerash.
Më tej ai pretendoi se po bëhej qëllimisht lojë politike, që ai të mos shkojë në Parlament, sepse është kundër qeverisë.
“Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani”, tha Lapaj.
Adriatik Lapaj duket se është zhgënjyer me aleatin e tij, Endri Shabani pas përplasjes për mandatin. Lapaj e akuzon se është shitur tek Rama, ndërsa thotë se mandatin nuk mund t’ia lërë dajës së Shabanit, Zeqir Kordhonit, pasi ka rrezik që Rama të bëjë 81 vota.
"Njeriu në jetë, të paktën unë kështu jam rritur, niset dhe duhet të niset me qëllimin e mirë. Qëllimi është ti japim Shqipërisë një model gare, ne po kërkojmë me këmbëngulje që të zbatohet formula e garës. Unë u hodha në detin e kësaj gare dhe dhamë mirëbesim e konsensus për këtë gjë. Ndodh që rrugës mund që dikush të çmendet, të tradhtojë, shitet. Por sa kohë del nga angazhimi publik që ne shkuam për të kërkuar votën, çfarë të bëj unë, ta dhuroj mandatin për një parti tjetër, t’ia lë dajës së Shabanit dhe të shkojë nesër të bëjë Rama 84 vota. Ai mandat tashmë s’ka ndonjë vlerë domethënëse për këtë mënyrë si shkoi, ne duam të sjellim një model të ri, dhe ajo që po kuptoj është se rruga paska qenë shumë më e vështirë, duket se sistemi e ka të padiskutueshme që të ndalojë këtë lëvizje të njerëzve të lirë. Kjo është lëvizja më e lirë që është sulmuar këto 20 vitet e fundi", tha Lapaj.
Në një konferencë për mediat, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj komenton luftën për mandatin në Tiranë me Endri Shabanin. Lapaj thotë se KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj.
“Atë e vendos nesër KQZ, ne kemi qëndrimin juridik që KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj, pa filluar procesi dhe pa u numëruar votat. Është dhënë dorëheqje nga kandidimi. KQZ nuk është shprehur dhe referuar, me kalimin e 30 ditëve kërkesat konsiderohen të miratuara në heshtje”, tha Lapaj.
I pyetur nëse ka kërcënuar Endri Shabanin, Lapaj përgjigjet kështu: “Sa i takon pjesës së kërcënimeve, po të ishim ne nga ata, do të funksiononte si partia në pushtet, ku një kandidate që e humbi mandatin e rimori për 5 minuta, ne jemi fuqi të rinjsh që po mundojmë të luftojmë një sistem”.
Komente

Zeqir po na del qafir hahah
PërgjigjuO idjotë që i besoni këtij LAPAnjozit që luan me milionat e vjetrit hajdut.
PërgjigjuBrezi i ri, cfare talljet me njerezit. Imagjino te kishin dicka me teper ne dore keto njerez, bejne te "fortin" se keshtu mendojne se ecin perpara. Ky nuk eshte nje brez i ri ne politike po nje Sali i ri ne horizont.
PërgjigjuNivel mysebet fare.Te bejme deputet dojen apo tezen, ky eshte problemi.
PërgjigjuPo ja nxorret fytyren vetes per nje mandat qe s'pi uje fare more te uruar...
PërgjigjuO Tik Llapa, le të bëhet Deputet Vjerri Juaj e nami u bëftë o teveqel Burrë !
PërgjigjuO pika ti je kundershtar i Edi Rames ? Teveqel ty Edi te ka nje qime bythe o idiot