Politikë

Kërcënoi Shabanin? Lapaj thyen heshtjen: S’jemi si partia në pushtet, po luftojmë një sistem

22 Korrik, 11:26| Përditesimi: 22 Korrik, 12:07

  • Share

 

Në një konferencë për mediat, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj komenton luftën për mandatin në Tiranë me Endri Shabanin. Lapaj thotë se KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj.

“Atë e vendos nesër KQZ, ne kemi qëndrimin juridik që KQZ duhet të shprehet në favor të djegies së listës së mbyllur sepse dorëheqjet janë dhënë më datë 11 maj, pa filluar procesi dhe pa u numëruar votat. Është dhënë dorëheqje nga kandidimi. KQZ nuk është shprehur dhe referuar, me kalimin e 30 ditëve kërkesat konsiderohen të miratuara në heshtje”, tha Lapaj.

I pyetur nëse ka kërcënuar Endri Shabanin, Lapaj përgjigjet kështu: “Sa i takon pjesës së kërcënimeve, po të ishim ne nga ata, do të funksiononte si partia në pushtet, ku një kandidate që e humbi mandatin e rimori për 5 minuta, ne jemi fuqi të rinjsh që po mundojmë të luftojmë një sistem”.


Lajmi kryesor:

Lapaj s’ka më shpresë për mandatin: Unë, Shabani e Soko të ikim, ta marrë Greta Ambeli! S’do bëjmë deputet dajo Zeqirin


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?