Adriatik Lapaj bëri përgjegjës Endri Shabanin për krizën politike që po kalon Nisma Shqipëria Bëhet dhe sherrin për mandatin e fituar të deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai u shpreh se qëllimi i këtyre lëvizjeve duke ngritur pretendime për mosnjohje të dorëheqjeve në KQZ, është që mandati i deputetit të koalicionit të jetë në favor të qeverisë së kryeministrit Rama në Parlament. Lapaj tha se Shabani po bën këtë lojë politike me dajën e tij dhe përgjegjësia në fund nëse ai nuk pranon, do i mbetet kreut të Nismës Thurje.
“Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova, zoti Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse zoti Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli. Ana Dajko është nëna e një kandidatin tonë, zonja Xhuveli është kushërira ime. Zoti Kordhoni ëhstë daja i zotit Shabani”, tha Lapaj mes të tjerash.
Më tej ai pretendoi se po bëhej qëllimisht lojë politike, që ai të mos shkojë në Parlament, sepse është kundër qeverisë.
“Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani”, tha Lapaj.
Lajmi kryesor:
Lapaj s’ka më shpresë për mandatin: Unë, Shabani e Soko të ikim, ta marrë Greta Ambeli! S’do bëjmë deputet dajo Zeqirin
A.Q/r.k./ReportTv.al