Foto ilustruese

A uleni këmbëkryq? Kujdes, kjo po ju dëmton shëndetin

27 Mars 2023, 21:31| Përditesimi: 27 Mars 2023, 21:35

  • Share

Këmbëkryq në të djathtë apo në të majtë? Rreth 62% e njerëzve kalojnë këmbën e djathtë mbi të majtën, 26% në të kundërt, ndërsa 12% nuk ​​kanë asnjë preferencë. Mirëpo, sado e rehatshme të jetë të ulesh me këmbët e kryqëzuara, paradoksi është se ky pozicion mund të dëmtojë trupin dhe të shkaktojë mosfunksionime të ndryshme. 

Dr. Adam Taylor, Profesor dhe Drejtor i Qendrës Klinike të Mësimit të Anatomisë në Universitetin Lancaster paraqet të gjitha provat kërkimore në një artikull në “The Conversation” në lidhje me të këqijat e këtij qëndrimi.

Shumica e studimeve arrijnë në përfundimin se kryqëzimi i këmbëve rrit presionin e gjakut.

Për sa i përket efekteve skeletore, sa më shpesh të uleni këmbëkryq, aq më shumë ka të ngjarë të vini re ndryshime në gjatësinë e muskujve dhe shtrirjet e kockave në legen. Gjithashtu mund të ketë ndikime edhe në shtrembërimin e shtyllës kurrizore dhe shpatullave. Çekuilibri mund të çojë në skoliozë.

Kush përfiton?
Megjithatë, ky qëndrim mund të jetë i dobishëm për disa njerëz. Një studim i vogël zbuloi se për njerëzit me gjatësi të pabarabartë të këmbës, ndikon në rregullimin e legenit, duke përmirësuar shtrirjen. Gjithashtu, në këtë mënyrë duket se muskuj të caktuar të trungut relaksohen.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?