Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj thotë në Report Tv se kanë depozituar në Kuvend një kërkesë urgjente për ndryshimin e Kodit Penal, pasi rastit të abuzimit seksual me 14-vjeçaren nga mjeku Dervish Hasi.
Në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, Hazizaj thotë se kanë kërkuar ndryshime në nenin 100 dhe 101 të Kodit Penal. Hazizaj thotë se kërkojnë që mosha kur quhet krim kryeja e marrëdhënie seksuale me të mitur të mos jetë 14 vjeç siç e parashikon ligji aktual, pro të rritet në 16 vjeç. Për gazetarin Nertil Agalliu, ai thekson se asnjë fëmijë i mitur nuk duhet të jetë i pambrojtur nga ligji.
“Sot kemi dorëzuar në Kuvend një kërkesë urgjente për ndryshimin e dy neneve që neneve bazë në Kodin Penal, neni 100 dhe 101, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve. Neni 100 ka të bëjë me fëmijët me moshën e dhënies së pëlqimit, që në Shqipëri është mosha 14 vjeç, gjykohet që është moshë e papranueshme që një fëmijë të japë pëlqimin e plotë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale të ligjshme. Propozimi ynë është 16 vjeç. Është po kaq e rëndësishme që të rriturit të mos kenë mundësi të angazhohen në marrëdhënie seksuale qoftë edhe me pëlqim me një person nën moshën 18 vjeç. Ligji e përcakton qartë që çdo person nën moshën 18 vjeç konsiderohet fëmijë.
Kuvendi duhet të mbyllë urgjentisht hapësirat që sot lejojnë pedofilët të mendojnë se është normale të kesh marrëdhënie seksuale me fëmijë. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i pambrojtur nga ligji penal”, tha ai.
Deputetja, njëherazi edhe psikologia, Oriola Pampuri thotë se shoqëria duhet të hapet ndaj fenomeneve të tilla, si problemet e shëndetit mendor, pasi shqiptarët ende vijojnë t’i mbajnë të izoluar raste të tilla.
“Ndër vite që kam pasur studentë në auditorë, kam pasur që kishin simptoma të ankthit. Merrnin trajtim. Para se të përfshihesha në politikë kam pasur klinikë, kisha raste që referoheshin nga familjarët, por sërish prevalonte stigma kundrejt patologjive të shëndetit mendor.
Sa i takon fenomenit, ne ende vijojmë ti mbajmë rastet të izoluar. Kanë prindërit në shtëpi dhe hezitojnë t’i çojnë te mjekët. Madje shkojnë edhe më tej, i martojnë krijojnë familje dhe më pas kemi finalizime të tilla si rasti që kishim së fundmi”, tha Pampuri.
Ndërkohë, mjekja psikiatre Valentina Asabella raste të tilla të izolimit të familjarëve vijnë pasi persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor nuk marrin trajtimin në kohën e duhur.
“Ishte tragjik. Persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, nëse nuk marrin trajtimin në kohën e duhur bëhen shkak për të krijuar vepra të tilla. Kemi pasur shumë raste ndaj të cilave kemi ndërhyrë. Duke i mbajtur të fshehta problematik e shëndetit mendor vijnë duke u rënduar. Nëse shohim izolimin e familjarëve, edhe persona vetë vuan. Vuan vetë, vuajnë familjarët dhe e gjitha kjo se nuk drejtohen në instancat e duhura”, vijoi ajo.
Krim ,abuzimi seksual ne moshen 14 vjec,por nuk quhet krim po te jete 16 vjec?! Jeni ne vete ju apo jo?! Nje person quhet minoren nen 18 vjec,cdo abuzim seksual nen kete moshe duhet te konsiderohet krim me ose dakordesi nga pjesemarresit ne te.
PërgjigjuPo vajzat adoleshente qe bejn aborte do quhet krim