Flutura Açka iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me pyetjen e këtij të fundit se si do të reagonte ajo nëse ndaj saj do të bëheshin akuza të pavërteta, si fjala vjen nëse ai do ta akuzonte për ushtrimin e prostitucionit në Holandë. Açka në fjalën e saj i kujtoi kryeministrit një episod nga vjeshta e viti 98 kur Edi Rama, si emigrant asokohe, i kishte shkuar dhe kishte pirë kafe në banesën e saj. Ndaj ajo i kërkoi të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.
“Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë. Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë. Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 98 atëherë keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë time me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time. Është akoma atje në shtëpinë time ajo karrige. Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët”, tha Açka.
Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq, por ta marrin atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.
‘Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.’- u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin
M.Q./ReportTv.al