TIRANË- Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK.
Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin. Që do të thotë se akuzat e dy palëve të PD, asaj të Sali Berishës si dhe Enkelejd Alibeajt se kjo qeveri po tenton të kap drejtësinë me anë të Dvoranit, u hodhën poshtë nga socialistët.
Nga ana tjetër, votimi për Avokatin e Popullit që ishte nje tjetër çështje që ndezi debat sot në Kuvend, është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat. Opozita donte kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s'do e votonin.
Marjan Semini
Gentiana Sula zgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve. Ajo mori 71 vota pro.
Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 vota për anjërin kandidat.
Diskutimet kanë përfunduar dhe brenda pak minutash do të nisë votimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit. Në sallë janë deputetët socialist, si edhe vetëm 8 deputetë nga opozita, mes tyre Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Agron Çela, Petrit Doda, Elda Hoti, Ferdindand Xhaferi.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatin e bërë sot me deputetin e PD-së, Gazment Bardhi.
“Jetë parlamentare. Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!
Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?
Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjnë”, shkruan Rama.
Kritikave që Sali Berisha i bëri kryeministri Edi Rama për gjuhën në Kuvend, iu përgjigj ministrja e Shtetit Elisa Spiropali. Ajo tha vetëm Sali Berisha nuk ka gojë që të flasë për etikën dhe moralin në Kuvend.
“Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë, nuk lë rast pa përdorur fjalën “hajdut”, ordiner”, “tualet”, unë do doja që një ish kryeministër, një ish president të ishte në moshën që ju keni, të kishte dinjitetin për gjëra që ju përkasin të gjithëve, të ngriheshin në lartësinë që nuk e keni pasur kurrë, s’mund të kthehet kuvendi në një hapësirë ku ka akuza pa fund, të jesh politikan është bërë të kesh turp, s’flet dot njeri për asnjë ligj, edhe për Zotin do vini dhe do thoni fjalën e fundit. Do bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije, flisni për rrugët, kilometrat, po mos flisni ju këtu për Kodin etik, ju që as kod e as etik nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një e nga një që të ruajmë dinjitetin”, iu përgjigj Spiropali Berishës.
Pas fjalës së ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Spiropali, Berisha është shprehur se nuk do ta përdorë se nuk do ta përdorë më fjalën “vjedhës” nëse nuk vjedhin më. Edhe pse pa asnjë fakt konkret, Berisha sërish akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka udhëtuar në Iran në mënyre sekrete.
“Njeriu që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnerë të përsëritura, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me të apo jo, s’kam të dhënë. Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë: E kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni që të mos ta përdor.”- tha Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryetaren e kuvendit, Lindita Nikollën se nëse vazhdon të tolerojë Ramën të replikojë me deputetët e opozitës do të ketë pasoja shumë serioze në Kuvend. Duke marrë shkasë nga fjala e kryeministrit, Berisha është shprehur se nëse do të vazhdojë kjo sjellje nga kreu i qeverisë do vijojnë konflikte shumë serioze.
“Zonja kryetare, ju, po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi e morali, shpërthen me një fjalor të padenjë ordineri. Të garantoj që parlamenti do ketë zhvillime të paparashikueshme. Ju, e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal në mbledhjet e qeverisë, po këto janë brenda familjes tuaj. Kur shtihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. Nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet t’i japësh fund njeriut të që përdor këtë fjalor ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë sallë në një tualet të gojës së tij.
Unë kam dorëzuar në parlament një ligj. Me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale, gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesore të agjencive që kanë të bëjnë me fondet dhe pasuritë publike. Ju, në mënyre antikushtetues, e bllokoni ligjin, duke shkelur çdo rregull dhe se sillni në parlament siç e kërkon rregullorja. Pse se sillni? Se e dini që në atë ligj për të gjitha këto vjedhje, nuk do ketë më parashkrim. Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Edi Ramës.”- tha Berisha.
Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas debatit që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Bardhi thekson se shqetësimi që ai ngriti në parlament është shumë serioz, dhe se për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e kryeministrit. Sipas Bardhit fakti është se oligarkët e tij kanë tentuar fillimisht të joshin e më pas të shantazhojnë deputetë për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Bardhi e krahason Ramën me Cosa Nostrën në Itali, ndërsa shton se nuk ka sesi t’i drejtohet ndryshe përveçse mafioz.
‘Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.
Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.
Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca. Dhe, më thoni ju, si mund t'i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.’- shkruan Bardhi.
Ish-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur me ironi debatit të ashpër në Kuvend të deputetit demorkrat Bardhi dhe kryeministrit. Të akuzuar gjithnjë nga grupi i Berishës se grupi i Alibeaj bashkëpunon me Ramën, Bejko ka publikuar një status në Facebook ku ironizon pretendimet e grupit të Berishës.
“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.
“Mos o Gaz Bardhi, ç' na bëre këshu që u zure me Ramën?!
E ke menduar mirë?!
Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!
Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.
Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.
Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.
Po ça them dhe unë....?
Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet sikur zihesh me Ramën për t'i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.
Kollaj e hanë ata këtë lojë.
Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!
Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.
Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t'u prish skenari mor i shitur.
Nuk e pate këtë privilegj.
Mos aktro kot!”- shkroi Bejko.
Flutura Açka iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me pyetjen e këtij të fundit se si do të reagonte ajo nëse ndaj saj do të bëheshin akuza të pavërteta, si fjala vjen nëse ai do ta akuzonte për ushtrimin e prostitucionit në Holandë. Açka në fjalën e saj i kujtoi kryeministrit një episod nga vjeshta e viti 98 kur Edi Rama, si emigrant asokohe, i kishte shkuar dhe kishte pirë kafe në banesën e saj. Ndaj ajo i kërkoi të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.
“Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë. Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë. Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 98 atëherë keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë time me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time. Është akoma atje në shtëpinë time ajo karrige. Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët”, tha Açka.
Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq, por ta marrin atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.
‘Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.’- u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikës së deputetes demokrate, Flutura Açka e cila e këshilloi të ruante qetësinë. Kreu i qeverisë u shpreh se në momentin që merr vetëm akuza të cilat janë shumë të rënda, detyrohet ta cilësojë si “palaço”. I gjithë diskutimi lindi pas debatit të ashpër të kryeministrit me deputetin Gazment Bardhi. Në debatin mes tyre nuk munguan ofezat të tipit “Zagar e Palaço”.
“Deri në provë të kundërt kam të drejtë unë. Atij që akuzon i takon ta provojë akuzën. Prandaj unë e përsëris, kush bën këtë është palaço. Ajo e ruajtjes së qetësisë unë nuk e marr. Nuk kam ardhur këtu të ndryshoj veten. Unë e përmirësoj veten në përmirësim të punës. Unë atë që kam e them, mirë keq, përballem me vendimet e mia. Dhe padyshim kur shoh një palaço, i them palaço.
Për çfarë bulëzimi e keni fjalën ju? Se mbase jeni pak letrare dhe jetoni në realitet tjetër. Këtu të thonë të gjithë hajdut. Si ju duket kur ai nongrata del e u thotë këtu çfarë të dojë grave që punojnë këtu. Çfarë është kjo ruaj qetësinë? Atë dekoratën tuaj, mbajeni ne s’marrim dekoratat. Unë s’kam master, as PHD, asgjë asgjë, unë kam letër bojaxhiu.
Unë e njoh Shqipërinë më tepër se të gjithë ju bashkë për arsye të detyrës. Ju kujtoni se shqiptarët janë budallenj, po s’janë shqiptarët budallenj.
Unë kur them vulëhumbur, se kam fjalën për ju (për grupin e Alibeaj) e kam për ata andej (të Berishës), se ata s’kanë vulë.
Unë se pranoj dot akuzat që thotë ai “palaço”. Nëse unë do isha i fshehur pas një kompanie Offshore, unë do isha para drejtësisë jo kryeministër. Mua më thoni çdo epitet, këto janë opinionet. Po hajdut, mafioz, kriminel janë akuza penale. Janë keqbërje. Unë vërtet mund të kem përdorur, një shqipe që shpesh herë shqetëson, se dhe unë njeri i gjallë jam. Por po më gjetët një herë të vetme, qoftë edhe për NonGratën, apo atë që erdhi pas tij që ka humbur (Bashën), nëse më keni gjetur njëherë të kem thënë kriminelë, mafioz. Më thoni dhe unë kërkoj ndjesë.
Se këto nuk janë fyerje, janë skandale verbale!”- tha Rama.
Grupi i Partisë Demokratike ka kërkuar një masë disiplinore ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre sjellja e tij në seancën e sotme të Kuvendit ka qenë jo parlamentare. Për pasojë kërkojnë përjashtimin nga seanca me 10 ditë. Kjo kërkesë është firmosur nga 7 deputetë, mes tyre Enkelejd Alibeaj, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Xhelal Mziu dhe Bledjan Nallbani dhe Eraldo Bano.
Kërkesa e PD drejtuar Kuvendit
Kryeministri Edi Rama tha nga Kuvendi se do ti kërkojë me letër kryetares së Kuvendit që për secilin deputet që përdor etiketime apo akuza që nuk i fakton të dalë përpara komisionit. Sipas Ramës nëse ka informacione që nuk i ndan dot me publikun, një deputet i caktuar, duhet që para komisionit të faktojë ato që thotë në mënyrë që mos të përjashtohet.
‘Dua tu them se në radhë të parë, unë nuk jam prej beton. Jam prej mishi dhe prej kockash. Kryeministër as nuk kam lindur dhe as nuk do të vdes. Është një periudhë e kohës sime që do bëj këtë detyrë. Fjalën mafioz hajdut duhet të marrin statusin e qytetarisë që gjithë pranuar. Mbasi ja thua njeriut këto fjalë. Kur njeriu thotë më jep provën për ato që thua. Një palaço mund të marrë përsipër të vërë fytyrën zërin e vet për spektakël. Unë nuk kam nisur asnjë sherr. Një palaço është një palaço. Është disko që unë e ndjeva për detyrë ndaj djalit tim që nesër pasnesër të di mendimin tim për këto sikur janë bukë e përditshme.
Të përsërisësh tjetrit vetëm se e ke kundërshtar politik, si kriminel mafioz, kjo është e padurueshëm kjo nuk mund të durohet më. Do i kërkoj me shkrim kryeparlamentares të dërgoj përpara Komisionit secilin deputet që përdor etiketime apo akuza që nuk i fakton dot.
Nëse ka informacione që nuk i ndan dot me publikun duhet ti ndaj atje te komisioni që mos të përjashtohet. Ju sapo thatë gjithçka që ishte kriminale ndaj meje. Çfarë mendojnë të rinjtë kur i mendojnë këto. Duhet të jepni fakte. Açka ju nuk keni sit ë keni probleme me SPAK-un, se ju jeni shkrimtare. Nëse SPAK ka nën hetim çështje që lidhen me këtë shumicë, kjo do të thotë se në Shqipëri nuk jemi në një regjim apo në një pushtet absolut, por funksionon drejtësia. Një forcë politike që qeveris të ketë në të njëjtën kohë person që merren në hetim. Ky është normaliteti i një shteti. Arsyeja pse ndodhi kaq vonë u desh që ne të vinim këtu.’- u shpreh Rama.
Deputetja Flutura Açka në Kuvend duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama u shpreh se ai është një nga njerëzit që po mban peng vulën e PD-së. Açka i kërkoi kreut të qeverisë që të bëjë kujdes dhe të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.
‘Ju jeni një nga njerëzit që po mbani peng vulën tonë. Ndoshta jemi vulëhumbur dhe ju e gjeni të lehtë për të na fyer dhe për të na intimiduar. Ju e keni quajtur gojore. Kjo pjesë këtu mund të jetë vulëhumbur por nuk ka lidhje me SPAK. Juve ju ka rënë ca rrugës. Do ju lutesha edhe si njeri i letrave që të bëni kujdes dhe të mbani përgjegjësi. Unë jam një njeri me titull ‘Mjeshtër i Madh’. Por di që sa herë kam folur këtu kam folur atë që kam vlerë. Ju referoj që të lexoni një libër, ‘Vetmitarin’ E Ionesoc.’- u shpreh Açka.
Me debate të ashpra është shoqëruar seanca plenare në Kuvend, ku Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin se do të bëjë sesion të PS-së Kushtetuesen. Sipas tij, ajo që po ndodh është se të ashtuquajturit drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin.
Rama i është kundërpërgjigjur duke u shprehur se nuk duhet të përmendë emra dhe se janë një çetë që vetëm shpifin.
Bardhi: Është tentativa juaj për të bërë tuajën GJK. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde. Edhe pse bindja ime është që ti je 100% në dijeni. Po drejtuesit e tu kanë kërkuar vota për Dvoranin, këta oligarkët. .
Rama: Mos merrni emra nëpër gojë kot, më tregon ti mua shokët. Një çetë shpifësish.
Bardhi: Ti mo i ke çuar për ta kthyer Kushtetuesen në sesion të partisë socialiste.
Pas debateve me kryeministrin Edi Rama, Kuvendi ka përjashtuar përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Gazment Bardhi.
Deputeti i PD Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama, ndërsa replikat kanë degjeneruar deri në fyerje personale. Kryeministri i është drejtuar Bardhit me fjalët palaço dhe zagar. Kjo erdhi pasi Bardhi e quajti 'mafioz'.
Edi Rama: Palaço cirku
Gazment Bardhi: Palaço je vetë
Ermonela Felaj: Vetëpërmbahuni në diskutime, mos flisni nga vendi
Edi Rama: Shani dhe akuzoni njerëz, cilën qetësi humba, kollaj është ti thuash qe je mafioz dhe kërcënon njerëz dhe s’ke asnjë provë
Gazment Bardhi: Je mafioz
Edi Rama: Për cilët emra duhet të përgjigjem palaço
Gazment Bardhi: Je legen mafioz,
Edi Rama: Je në gjendje t’ia vësh figurën një cirku gënjeshtrash, akuzash dhe fantazish, s’ke turp
Gazment Bardhi: Ruaj qetësinë mafioz
Edi Rama: Nuk jam palco që të ruaj qetësinë kur më thonë të pavërteta.
Edi Rama: Më duhet t’ia shpjegoj fëmijëve të mi që je një palaço cirku, ik ore zagar
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se nuk mazhoranca nuk mund të votojë për Avokat të Popullit, avokatin e Partisë Demokratike, duke ju referuar propozimet të tyre për Ledio Brahon.
‘E keni vendosur vetë dhe po e demaskoni vetë. Unë i dal përballë të tëra veprimeve të mia nuk iki. Në rast se të tilla grupi parlamentar i PS-së mblidhet dhe merr vendim për një gjë apo për një gjë tjetër. Keni ndonjë informacion që është mbledhur ky grup parlamentar dhe ka marrë vendim.
Unë e dëgjova shumë mirë atë që tha kryetari i grupit dhe nuk tha asgjë nga ajo që po përsëris unë dy herë. Ju duhet të merrni masa për të garantuar që keni akoma të lidhur mendjen me gjuhën veshin me hundën. Flisni përçart. Nuk kemi asnjë vendim të kësaj natyre. Ka një procedurë që duhet të votohet në këtë procedurë të gjithë deputetë janë të lirë të votojnë nga të treja kandidaturat. Me aq vota sa ka për të bërë këtë procedurë.
Në rast se nuk ka vota të mjaftueshme për të respektuar radhën respektohet radha që ka nxjerrë forumi, është votë e lirë. Nëse ju do ikni do të bëhet formalisht do të ndahen votat. Pse duhet ky intimidim. Në çdo rast duhen këto. Fatmirësisht për këtë kemi një provë shumë të thjeshtë. Është një dëshirë humane për t’ju ndihmuar që të rivendosni marrëdhëniet me realitetin.
Ju keni sjellë një kandidat. Atë tjetrin nuk e llogarisim fare pasi ka ardhur nga rruga e vulëhumburve u llogarsim juve që se keni humbur vulën akoma.
Nuk mund të na kërkoni të votojmë avokatin e PD-së. gjeni kandidaturë tjetër, këtu jemi mendohuni. Gjeni një kandidat tjetër. Atë kandidat që keni sjellë mbajeni se u duhet për gjyqe të tjerë. Në çdo gjyq ai avokat su ka sjellë asnjë fitore, i keni humbur të gjitha.’- u shpreh Rama.
Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej. Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.
“Po qe për predikime morale, vetëm ti s’mund ti bësh këto. E para, për të zgjedhur, një anëtar të GJK duhen 84 vota, ti nuk i ke me gjithë ato çke bërë. Dhe reforma e drejtësisë thotë: Kur nuk i ke 84 vota zgjidhet ai që këshilli i drejtësisë ka zgjedhur të parin. Tani pyetja ime është pse ngulmoni ju ta fusni në votim dhe pse e ngatërroni me historinë e avokatit të popullit.
Asnjëherë nga ana jonë s’është kërkuar një avokat populli për opozitën. Ne kemi bërë një gjë të thjeshtë, kandidaturat që kanë ardhur, kanë aplikuar, është bërë seanca dëgjimore...
Pse i bashkoni ju, me një kërkesë të bërë fshehtas. Kjo s’është gjë tjetër veçse skenarit për të peshkuar, vota andej këndej që të zgjidhni atë që doni ju. Po shumë mirë që e bëtë të qartë. E pse bëhen kutitë me votim të fshehtë? Sigurisht për këtë, synimi është i qartë doni të çoni Ardian Dvoranin. Po këtë se bëni dot me vota me presione. Një gjë është e vërtetë, ky është demaskimi i procedurës.”-tha Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se PS-ja nuk do të votojë kandidaturën e PD-së, për avokatin e Popullit, që është Ledio Braho.
“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i votojmë ne. Sa i përket votimit tjetër, votimi tjetër është votim i lirë, i secilit, dakord”, tha Rama.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.
“Ne do të gjejmë avokatin e popullit, nuk do të votohet nga ana jonë, Ledio Braho, ka dhe një kandidat tjetër, Altin Goxhaj, ka firmën e Saliut dhe kjo kandidaturë nuk merret fare në konsideratë. Kuvendi në 30 vitet e fundit ka një moment diskutimi dhe pastaj votim, dhe votimet nuk bëhet përpara diskutimeve, nuk ka ndodhur asnjëherë në Kuvend që pikat të votohen veç e veç, pastaj kur të shkojmë te ajo pjesë, merrni masat sit ë doni, gënjyet këtu sepse grupi i PS për këtë çështje ka qëndrim tjetër nga ajo që thatë ju, ajo që tha Bushka, është thelbi, për ne të trija kandidaturat janë të shkëlqyera, vlerësojmë integritetin e të trija kandidaturave”, tha Balla.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se socialistët nuk kanë një vendim të unifikuar se kujd do i japin votën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, por secili deputet i PS ka të drejtën të votojë lirisht.
“Dëgjoj që m’u referua mua Bardhi, është për të ardhur keq që kjo gjuha ekstreme me mafie, indtimidime, me kriminela, është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi dhe ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë, por edhe njëherë tjetër, e vërteta është tjetër. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine, kur ka votime politike dhe kur ka vendimmarrje të unifikuar politikisht marrim vendime, keni dëgjuar ju që kemi marrë vendim për të mbështetur politikisht ndonjë figurë që vjen nga drejtësia, kur e keni dëgjuar, kjo është fantazi. Është si puna e offshore, ti e di që je offshore, por nuk ta provoj dot, njësoj është edhe kjo, ne nuk kemi asnjë problem që t’ua themi juve në sy atë që kemi vendosur, nuk e kemi fare problem dhe nëse ne do të kishim marrë një vendim politik për të votuar një kandidat tjetër apo jo, do jua thonim në sy, ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vij moment i i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.
Deputet demokrat Gazment Bardhi është bërë një “lojë e pistë” për zgjedhjen e avokatit të popullit dhe anëtarërin e Gjykatës Kushtetuese. Bardhi shprehet se e gjithë kjo ngatërrese me dashje është bërë që të zgjidhet nga ana e mazhorancës për të zgjedhur Ardian Dvoranin.
“Zonja nënkryetare ajo që ne kërkuam ishte konfirmimi i asaj që mësuam në rrugë informale nga administrata e Kuvendit, na thatë që nuk ka ende një kërkesë të tillë, pra nuk është bërë transparence për këtë procedurë. Po nuk votohet në mënyrë të një kohshme për të 4 votimet e kërkuara në mënyrë të fshehtë. Përgjigja është kjo:
Sepse në një proces mafioz antikushtetues, eksponentët tuaj parlamentar janë [përpjekur të indimidojnë deputetët e opozitës. Dhe forma sesi këta individë, pjesë e këtij komisioni mafioz për të votuar Dvoranin, është që fleta e votimit të avokatit të popullit të bashkohen bashkë, se ku janë ngatërruar. (...)
Pse e vonuat për 3 muaj? Ju mund të mbështesni ke të doni, ne e kemi bërë të qartë që nuk do marrim pjesë në përzgjedhjen e anëtarit të GJK. Nëse mblidhen votat dhe më i miri të shkojë në GJK, por procesi që keni nisur, për të çuar Ardian Dvoranin është akt i pajustifikueshëm.”- tha Bardhi.
Deputetët e opozitës kanë hedhur akuza se Kuvendi po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo sipas tyre, ka ardhur sepse mazhoranca kërkon që të zgjedhë “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani. Përgjigja erdhi nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila tha se po zbaton ligjin.
Gazment Bardhi: Proces mafioz korruptiv në sallë është akti më i rëndë që i bëhet demokracisë në vend, çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma ku keni lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë, jeni të sigurt që do të dështojë, tërhiquni sa nuk është vonë dhe na sqaroni për procedurën, shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetuese në një proces mafioz është akti më i rëndë që i ka ndodhur parlamentarizmit këto 30 vite.
Enkelejd Alibeaj: Në orën 4 është njoftuar të mblidhet sekretariati dhe është njoftuar të përgatisë dhe fletët e votimit të votimit të fshehtë të kërkuar nga PS. Është bërë kërkesa është depozituar dhe kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur ende procedura e votimit, ua bëj të qartë, është me shkelje ligjore, ia kërkova zonjës kryetare të Komisionit dhe ju vazhdoni se doni të çoni Ardian Dvoranin, e vazhduat me shkelje aty dhe po e vazhdoni në Kuvend, po shkelni çdo procedurë dhe rregullore vetëm me këtë synim, gjurmët janë, provat janë, hiqni dorë, jepni sqarime siç u kërkua nga kolegu.
Ermonela Felaj: M'u drejtohuni me ju
Klotilda Bushka: I quaj të pavenda këto diskutime se po zbatojmë rregulloren e Kuvendit dhe ulni tonin e diskutimit, paragjykimet se askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, është votim i fshehtë, një grup deputetësh kanë kërkuar që të bëhet votim i fshehtë, kjo kërkesë duhet të paraqitet para se të fillojë votimi, është paraqitur kjo kërkesë, kam thirrur mbledhjen e Sekretariatit dhe do merret në shqyrtim. Mos e bëni pis pricesin se po zbatojmë ligjin. Kandidatët për KED janë të 3 dinjitoz, i plotësojnë kushtet ligjore, ne nuk e gjykojmë dot,, kurseni fjalët për secilin kandidat se janë njerëz të shquar në fushën e vet dhe fakti që jeni deputet nuk ju jep të drejtën të bëni pis proces. Edhe për Avokatin e popullit ka të njëjtën kërkesë, kolegët kanë dhënë arsyen, se duan votim të fshehtë.