Kreu i grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se procesi i votimit të fshehtë është bërë për të manipuluar procesin e votimit. Sipas Alibeaj, mazhoranca është në dijeni që i duhet një kuotë e caktuar votash për të kaluar një projektligj dhe duke ditur që nuk arrijnë t’i plotësojnë këto vota, “peshkojnë” sa andej-këndej. Kreu i Grupit të PD, pretendon se i gjithë ky skenar po bëhet për të zgjedhur Ardian Dvoranin për Kushtetuesen.
“Po qe për predikime morale, vetëm ti s’mund ti bësh këto. E para, për të zgjedhur, një anëtar të GJK duhen 84 vota, ti nuk i ke me gjithë ato çke bërë. Dhe reforma e drejtësisë thotë: Kur nuk i ke 84 vota zgjidhet ai që këshilli i drejtësisë ka zgjedhur të parin. Tani pyetja ime është pse ngulmoni ju ta fusni në votim dhe pse e ngatërroni me historinë e avokatit të popullit.
Asnjëherë nga ana jonë s’është kërkuar një avokat populli për opozitën. Ne kemi bërë një gjë të thjeshtë, kandidaturat që kanë ardhur, kanë aplikuar, është bërë seanca dëgjimore...
Pse i bashkoni ju, me një kërkesë të bërë fshehtas. Kjo s’është gjë tjetër veçse skenarit për të peshkuar, vota andej këndej që të zgjidhni atë që doni ju. Po shumë mirë që e bëtë të qartë. E pse bëhen kutitë me votim të fshehtë? Sigurisht për këtë, synimi është i qartë doni të çoni Ardian Dvoranin. Po këtë se bëni dot me vota me presione. Një gjë është e vërtetë, ky është demaskimi i procedurës.”-tha Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin
G.MO//ReportTv.al