Açka i drejtohet Ramës: E gjeni të lehtë për na fyer dhe intimiduar! Bëni kujdes dhe mbani përgjegjësi

22 Dhjetor 2022, 17:50| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 18:17

  • Share

 

Deputetja Flutura Açka në Kuvend duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama u shpreh se ai është një nga njerëzit që po mban peng vulën e PD-së. Açka i kërkoi kreut të qeverisë që të bëjë kujdes dhe të mbajë përgjegjësi për atë që thotë.

‘Ju jeni një nga njerëzit që po mbani peng vulën tonë. Ndoshta jemi vulëhumbur dhe ju e gjeni të lehtë për të na fyer dhe për të na intimiduar. Ju e keni quajtur gojore. Kjo pjesë këtu mund të jetë vulëhumbur por nuk ka lidhje me SPAK. Juve ju ka rënë ca rrugës. Do ju lutesha edhe si njeri i letrave që të bëni kujdes dhe të mbani përgjegjësi. Unë jam një njeri me titull ‘Mjeshtër i Madh’. Por di që sa herë kam folur këtu kam folur atë që kam vlerë. Ju referoj që të lexoni një libër, ‘Vetmitarin’ E Ionesoc.’- u shpreh Açka.


Lajmi kryesor:

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese! Bien poshtë akuzat e opozitës, PS vetëm 14 vota pro për Ardian Dvoranin


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?