Programacion

E Martë
30
Nentor
E Mërkurë
1
Dhjetor
E Enjte
2
Dhjetor
E Premte
3
Dhjetor
E Shtunë
4
Dhjetor
E Diel
5
Dhjetor
E Hënë
6
Dhjetor
E Martë
7
Dhjetor
E Mërkurë
8
Dhjetor
E Enjte
9
Dhjetor
Ekonomi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratori i OSHEE: Zbuluam 2 “ferma” Bitcoin, plani që kemi për t’i bllokuar

26 Tetor, 10:26| Përditesimi: 26 Tetor, 17:17

Adrian Çela, administratori i OSHEE, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka folur për monedhën virtuale Bitcoin, ku në vendin tonë janë zbuluar dy ferma të tilla.

Për prodhimin e tyre nevojitet shumë energji, e në rastet e godituara është konstatuar edhe vjedhje e energjisë elektrike. Mësohet se Çela ka prezantuar një plan, një sërë masash për të bërë të mundur bllokimin e tyre.

Çela theksoi se janë zbuluar 2 “ferma” Bitcoin, njëra në Tiranë dhe tjetra në Fushë Krujë, të cilat janë zbuluar pasi është konstatuar vjedhja e energjisë. Pas zbulimit të këtyre rasteve janë marrë masa.

Më tej, Adrian Çela theksoi se brenda vitit 2022 bursa e energjisë në vend do të jetë aktive dhe do të na japë edhe një frymëmarrje.

“Jo domosdoshmërish bursa të jep çmimin më të mirë, pasi nëse do ishte kështu edhe shtetet e tjera që e kanë bursën do e blinin më lirë energjinë. Ne kemi nisur fazën e parë të investimit, sepse ky shqetësim nuk ka qenë vetëm me bitcoin por ka qenë edhe më herët me shtëpitë e barit. Jo vetëm për këtë fakt por edhe për të monitoruar humbjet. Kemi nisur monitorimin e fiderave, dhe montimin e 1200 smart meter dhe jemi në fazën e dytë në vendosjen e smart meter në 26 mijë kabina që janë në vend. Duke kaluar në fazën e dytë në monitorimin e kabinave ne fillojmë e ngushtojmë rrafshin e kërkimit. Kemi evidentuar dy ferma Bitcoin një në Tiranë dhe një në Fushë-Krujë dhe i kemi denoncuar, kemi marrë masa edhe ndaj ekipeve që monitorojnë në zonë dhe i kemi larguar nga puna por dhe i kemi çuar për ndjekje penale. Është një betejë e vazhdueshme që ne kemi jo vetëm me Bitcoin apo me prodhuesit e bimëve narkotike por është betejë me cilindo që vjedh energjinë."-tha Çela.

Kujtojmë se prodhimi i kriptomonedhës Bitcoin kërkon pajisje të fuqishme kompjuterike të cilat përdorin dhe një sasi të madhe të energjisë elektrike.

“Para 8 vitesh blerja e energjisë bëhej me zarf dhe me takim në zyrë, ky është fakt dhe jo demagogji. Sot janë mbi 20 kompani të licencuara që nuk i licencon OSHEE, por ERE, dhe janë kompani shqiptare dhe të huaja dhe marrin pjesë në kohë reale dhe shikojnë përgjigjen nëse janë pranuar apo refuzuar në kohë reale. Nuk ka bursë Kosova dhe Maqedonia ende, madje Kosova është integruar në ALPEX që është bursa e Shqipërisë dhe e Kosovës. Ne nuk shesim dhe nuk blejmë në bursë. Arsyet janë dhe juridike dhe financiare.  Vlera e importit kanë qenë dhe janë të konsiderueshem, në rast se në shtator kemi importuar 44 milionë euro energji, ne duhet të kishim 44 milionë euro fond garanci dhe të paguanim 44 milionë euro. Pra duhet të kishin cash 88 milionë euro që nuk i kemi. “-tha Çela në Komision.

 

Ora 13:10
PD debat për borxhet e ujësjellësit ndaj OSHEE, ministrja: S’i detyrojmë dot të paguajnë, sot bashkia po paguan dhe detyrimet që la pas Basha

Në Komisionin e Ekonomisë ka pasur debate të forta mes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deputete demokrat Alfred Rushaj lidhur me borxhet që ujësjellësi i ka OSHEE. Balluku tha se në total janë 11.5 miliardë lekë borxhe, por se nuk ka asnjë instrument që t’i detyrojë që të paguajnë pasi nuk mund ta mbyllin dhe të lënë pa ujë popullsinë. Por Rushaj tha se rritja ka ndodhur pasi nuk është menaxhuar mirë dhe se ujësjellësit i kanë nën kontroll bashkitë e vendit. Në këtë rast Balluku i është kthyer se në Tiranë aktualisht bashkia paguan jo vetëm detyrimin aktual, por dhe borxhet e lëna pas nga Basha.

Pjesë nga debati

Rushaj: Sa janë borxhet që kanë shoqëritë ndaj OSHEE?

Balluku: Kemi 11.5 miliardë lekë borxhe nga ujësjellësi është një çështje e vjetër. Borxhi i ujësjellësve vazhdon të rritet dhe ne nuk kemi një instrument që t’i detyrojmë ato që të paguajnë sepse i bie të lëmë popullatën pa uji.

Spaho: A nuk gjeni zgjidhje për t’i falur, se s’kemi për t’i mbledhur dhe të gjejmë një zgjidhje për të mos rritur më tej detyrimet?

Rushaj: Ujësjellësit i ka nën kontroll qeveria nëpërmjet kryebashkiakëve

Braçe: Sa është borxhi që ka lënë Lulzim Basha kur drejtori bashkinë e Tiranës?

Rushaj: Borxhi i ujësjellësit është rritur sepse nuk është menaxhuar mirë

Balluku: Ne kemi nisur fushatë sensibilizuese me kryetarët e bashkive dhe ujësjellësit për performancën financiare, ne i kemi sugjeruar dhe kemi pilotuar përdorimin e fotovoltaikëve si në Bashkinë Belsh. Bashkia e Tiranës në 2015 ka pasur borxhin më të madh në histori 410 mln lekë, sot bashkia paguan jo vetëm shumë që harxhon tani por paguan edhe këstet e detyrimeve të krijuara nga zoti Basha.

Ora 11:14
‘Ligjet’ debate të forta mes Bardhit dhe Bejtes: Ke vrarë një person në Elbasan! Demokrati: Dil jashtë more hajdut

 

Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet kredia prej 70 milionë Euro që OSHEE kërkon të marrë nga BERZH. Në seancë nuk kanë munguar debatet me tone të forta mes deputetit të PD-së, Gazment Bardhi dhe zëvendësministrit i Energjisë, Ilir Betja ku ky i fundit ka akuzuar demokratin se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.

Kjo ka sjellë përparjes të forta , Ku Bardhi ka kërkuar largimin e tij nga mbledhja dhe e ka cilësuar si hajdut.

Bejtja: Ke vrarë një njeri në Elbasan

Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trimi: 26/10/2021 15:55

    Gaz Bardhi trim pika qe nuk i bie asoj parti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?