Adoleshenti në Vlorë gjendet i gjakosur, dërgohet me urgjencë në spital! Dyshohet se u qëllua me kaçavidë pas sherrit

2 Janar 2021, 19:16| Përditesimi: 2 Janar 2021, 21:23

  • Share

Një adoleshent nga Vlora është dërguar në spitalin rajonal pasi është pikasur nga patrulla i gjakosur.

Mosha e tij mendohet se është rreth 15 vjeç dhe ka shkuar i gjakosur në spital, pasi është goditur me mjete të forta.

Dyshohet të jetë goditur me kaçavidë si pasojë e një konflikti në Lungomare. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të marra deri më tani adoleshenti është gjetur përtokë, e më pas dërguar nga policia në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ai është goditur në trup, në afërsi të qafës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?