Adrian Bajrami: Kërkoj ekipin A, dëmtimin e kam kaluar

9 Qershor 2023, 12:48| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 13:29

  • Share

 

Kombëtarja shqiptare do rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Përpara ndeshjes për mediet foli edhe Adrian Bajrami, mbrojtësi kuqezi i Benficas.

"Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares përsëri, pata pësuar një dëmtim shumë të rëndë dhe jam plotësisht gati. Do të jap maksimumin tim për të luajtur me Shqipërinë. Sylvinho dhe unë kemi biseduar shumë kohë, ai erdhi në Portugali të më takojë dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë. A do jem titullar apo jo nuk e di sepse është zgjedhja e trajnerit. Unë do të jam maksimumin tim me kombëtaren", tha Bajrami.

Më pas mbrojtësi tregoi se ka edhe dy vite kontratë me Benficën dhe kërkon skuadrën e parë te luzitanët.

"Ndihem shumë mirë, besoj se trajneri ka një ide shumë të qartë. Në stërvitje na thotë se çfarë pret prej nesh dhe ne mundohemi të bëjmë gjithmonë më të mirën. Trajneri më tha të mos mërzitëm në momentin kur u dëmtova. Ai më sheh si të ardhmen e kombëtares. Për mendimin tim nuk ka skuadra të lehta, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kam edhe dy vite kontratë me Benficën, ëndrra ime është të jem në ekipin e parë aty", tha Bajrami.


Lajmi kryesor:

Kombëtarja/ Kualifikueset e Evropianit, Armando Sadiku: Përsërisim suksesin e 2016, e prisja ftesën! Bajrami: E kalova dëmtimin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?