Kombëtarja/ Kualifikueset e Evropianit, Armando Sadiku: Përsërisim suksesin e 2016, e prisja ftesën! Bajrami: E kalova dëmtimin

9 Qershor 2023, 12:45| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 14:31

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy ndeshjet e radhës për grupin E kualifikues në Euro 2024. Më 17 qershor kuqezinjtë presin në "Air Albania" Moldavinë, teksa në 20 qershor luajmë kundër Ishujve Faroe në transfertë. Trajneri Sylvinho ka shpallur edhe listën, me lojtarët që kanë nisur grumbullimin dhe stërvitjen nën urdhërat e brazilianit.

Këtë të premte para gazetarëve dolën Armando Sadiku dhe Adrian Bajrami. Sulmuesi rikthehet në ekip pas tre vitesh, duke thënë se e priste diçka të tillë. Për Sadikun kualifikimi në fazën finale dhe përsëritja e suksesit të 2016 nuk janë të pamundura.

"E prisja se trajneri do të më thërriste, sepse që kur u emërua më ka marrë në telefon dhe kemi komunikuar. Kur më ka ardhur ftesa kam qenë shumë i gëzuar. Moldavia do të rrijë në mbrojtje dhe ne kemi shumë besim te mesfusha që do të na furnizojnë me topa. Jam shumë i bindur se historia e 2016 mund të përsëritet", tha Sadiku.

Nga ana tjetër, Bajrami kërkon hapësira, duke vlerësuar ftesën nga trajneri.

"Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares përsëri, pata pësuar një dëmtim shumë të rëndë dhe jam plotësisht gati. Do të jap maksimumin tim për të luajtur me Shqipërinë. Sylvinho dhe unë kemi biseduar shumë kohë, ai erdhi në Portugali të më takojë dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë", tha Bajrami.

Ora 12:48
Adrian Bajrami: Kërkoj ekipin A, dëmtimin e kam kaluar

 

Kombëtarja shqiptare do rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Përpara ndeshjes për mediet foli edhe Adrian Bajrami, mbrojtësi kuqezi i Benficas.

"Jam shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares përsëri, pata pësuar një dëmtim shumë të rëndë dhe jam plotësisht gati. Do të jap maksimumin tim për të luajtur me Shqipërinë. Sylvinho dhe unë kemi biseduar shumë kohë, ai erdhi në Portugali të më takojë dhe jam shumë i lumtur për këtë pjesë. A do jem titullar apo jo nuk e di sepse është zgjedhja e trajnerit. Unë do të jam maksimumin tim me kombëtaren", tha Bajrami.

Më pas mbrojtësi tregoi se ka edhe dy vite kontratë me Benficën dhe kërkon skuadrën e parë te luzitanët.

"Ndihem shumë mirë, besoj se trajneri ka një ide shumë të qartë. Në stërvitje na thotë se çfarë pret prej nesh dhe ne mundohemi të bëjmë gjithmonë më të mirën. Trajneri më tha të mos mërzitëm në momentin kur u dëmtova. Ai më sheh si të ardhmen e kombëtares. Për mendimin tim nuk ka skuadra të lehta, të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kam edhe dy vite kontratë me Benficën, ëndrra ime është të jem në ekipin e parë aty", tha Bajrami.

Ora 12:47
Armando Sadiku flet për të ardhmen: Të përsërisim historinë e 2016, e prisja ftesën

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Moldavinë dhe Ishujt Faroe për Euro 2024. Për mediet ka folur edhe Armando Sadiku, sulmuesi që rikthehet në ekip pas tre vitesh.

“E prisja se trajneri do të më thërriste, sepse që kur u emërua më ka marrë në telefon dhe kemi komunikuar. Kur më ka ardhur ftesa kam qenë shumë i gëzuar. Pashë djem të ri, disa i njoh dhe është krijuar një grup shumë i mirë. Kualiteti është shumë i madh, jemi të gjithë bashkë këtu për një qëllim", tha sulmuesi.

Më pas Sadiku foli edhe për të ardhmen, duke thënë se Cartagena i ka ofruar edhe një tjetër vit kontratë.

"Është e vërtetë që te Cartagena kisha një vit kontratë, ditët e fundit ata më ofruan një vit tjetër kontratë dhe i kërkova pak kohë për shkak se isha me kombëtaren. Kur të mbaroj ndeshjet me Shqipërinë do t’i jap një përgjigje ekipit tim. Kemi shumë kualitet vetëm të shikosh se ku luajnë mesfushorët e kombëtares sepse nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne sulmuesit duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të shënojmë gola nga topat e tyre. Moldavia do të rrijë në mbrojtje dhe ne kemi shumë besim te mesfusha që do të na furnizojnë me topa. Jam shumë i bindur se historia e 2016 mund të përsëritet", vijoi Sadiku.

 Elbasanasi ceku edhe kundërshtarët, duke thënë se nuk ka ekipe të dobëta.

"Grupi na e lejon edhe pse nuk ka ekipe të dobëta, kemi shumë besim dhe ta nisim me këmbën e mbarë në ndeshjen e parë në shtëpi. Shpresoj të jem sërish protagonist si në europianin në Francë. Jam shumë i lumtur dhe disa ditë pas emërimit të trajnerit ai më ka telefonuar se jam një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren", tha Sadiku.

 Sulmuesi tregoi se tifozët janë një mbështetje e madhe për kuqezinjtë.

"Është shumë e vërtetë që ne pa tifozët nuk do të kishim shkuar në europian. Ata na prisnin gjithmonë pas ndeshjeve që kishim jashtë Shqipërie. I bëj thirrje të gjithë tifozëve të na mbështesin në këto ndeshje sepse ne do t’ia shpërblejmë në fushë. Konkurrenca në kombëtare është e madhe dhe mundohesh të mos gabosh. Ajo është zgjedhje e trajnerit dhe ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha Sadiku.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jari: 09/06/2023 14:41

    Po ky Gollobordsi, SADIKU, se ça i duhet Kombëtares, pak kemi atë mbatharakun E Hysa, po na mbiu në derë si .aku edhe Diku, turp e faqja e zezë, të marri edhe Çunin e Gani Hysa edhe bir Selman i Nënës kë të qaj më parë. Të gjithë lojtarët e Kombëtares i cakton një dhe vetëm një Duka i Krimit.

    Përgjigju
  • Analist pa liçence: 09/06/2023 13:48

    Nuk di pse kete Sadikun Reja nuk e ftoi kurre,kur ky ka qene futbollisti qe jo vetem e solli Shqiperine ne europianin e 2016-es,por i beri dhe nje gol te bukur Rumanise ne ate fitore historike ne europian. Problemi per mua jane dy krahet e mbrojtjes,se nuk ka siguri pa Gjimshitin,por dhe Hysaj kalohet lehte pavarsisht se luan me Lacion,sepse eshte lojtar qe edhe kur e merr topin vetem e largon ose e kthen mbrapa,ka shume frike dhe s’eshte i sigurte qe tregon se loja e tij eshte ne renie..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?