Adrian Gurma heq 'xhaketën' e kryebashkiakut dhe vesh të mjekut! I jep ndihmën e parë turistes italiane në shëtitoren e Sarandës (VIDEO)

16 Gusht 2022, 13:02| Përditesimi: 16 Gusht 2022, 13:26

  • Share

Një turiste e shtrirë në tokë ka bërë që Adrian Gurma të heqë xhaketë e kryebashkiakut dhe të veshë atë të mjekut për të dhënë ndihmën e parë. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. ishte i pranishëm në shëtitoren e Sarandës ku një turiste italiane ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë pasi nuk ishte ndjerë mirë. 

Të afërm të saj dhe kalimtarë të rastit janë përpjekur që ta ndihmojnë duke i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ka ndërhyrë edhe vetë Gurma, i cili në profesion është mjek, por në ato çaste ndodhej në shëtitore së bashku me stafin e tij për inspektim.

Nisur nga situata, ai ka ndërhyrë duke i dhënë ndihmë disi më të specializuar turistes italiane. Sipas bluzave të bardha të urgjencës në Sarandë, 57-vjeçarja italiane Tereza Zakarelo mori ndihmën mjekësore për gjendje lipotimie me luhatje te tensionit, takikardi dhe çrregullime të  funksionit kardiak që i kishte ardhur nga qëndrimi i gjatë në diell gjatë ditës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kaltra: 16/08/2022 13:30

    Edhe diçka që harrova e kam votuar ....

    Përgjigju
  • Xxx: 16/08/2022 13:16

    Bravo kryebashkiakut!Komplimente!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?