Se nga ndryshon Aeroporti i Kukësit sot nga situata se si ka qenë në të kaluarën Kryeministri Rama e shpjegoi në '5 pyetjet nga Babaramo'.
"Ishte bërë për krizën, nuk ishte bërë për të futur Kukësin në hartën e fluturimeve ndërkombëtare. Nuk e kishte bërë emiri jashtë standardeve, emiri e kishte bërë për të ndihmuar refugjatët, kupton? Po si nuk ka mundësi që nuk shikoni dot një gjë dhe të thoni: ok, shyqyr, sa mirë që u bë, por çdo gjëje do t’i gjeni bishta, por çdo gjë do ta nxini, por çdo gjë do ta pocaqisni. Po si ka mundësi? Apo juve ju rritet adrenalina kur flisni keq? Nuk ka fluturime ndërkombëtare. Është e vërtetë që nuk ka fluturime ndërkombëtare, se që ta mësosh ti, më këtë rast t’ua shpjegojmë edhe atyre që akoma s’e kanë mësuar, megjithëse e shpjeguam. Aeroporti bëhet fillimisht njëherë operacional, që ta dish ti, ta kuptosh. Bëhet operacional. Dhe çdo aeroport i ri bëhet operacional si aeroport i brendshëm. Dhe pastaj ka një periudhë kohore që është minimumi 50-60 ditë, maksimumi mund të shkojë edhe më shumë, që aeroporti të fillojë të bëjë marrëveshje me kompanitë, se si do të bëhen fluturimet ndërkombëtare, duke thënë u hap, hajdeni? Do të bëhen marrëveshje me kompanitë. Janë disa kompani të interesuara që do të bëjnë marrëveshje me aeroportin e Kukësit për fluturimet, do të bëjnë testimet e tyre, do të bëjnë verifikimet e tyre, dhe në datën 17 qershor", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Pas përplasjes për pyetjet, Rama përfundon para kohe intervistën në '5 pyetjet nga Babaramo': I gatshëm të vij pas fitores së 25 prillit, por këtu mbyllet
K.T.//ReportTv.al