Aeroporti i Tiranës nga kinezët te 'Kastrati Group', Rama: Jam i lumtur, do të kthehet në kantier ndërtimi dhe do ketë çmime 25% më lirë

2 Shkurt 2021, 12:40| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:00

  • Share

Aeroporti i Rinasit do të kthehet shumë shpejt në një kantier ndërtimi dhe do të ofrojë çmime shumë më të lira për të gjithë pasi kaloi nga kinezët te kompania 'Kastrati Group'.

Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për këtë zhvillim të rëndësishëm pasi sipas tij do të bëhet një transformim.

"Jam shumë i lumtur që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Jam shumë i lumtur që do të ketë çmime normale sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë e Evropës. Edhe unë kam marrë pa fund ankesa nga njerëzit, të cilët nuk e kuptonin që këtë nuk e kishte në dorë qeveria por kinezët. Jam shumë i lumtur që aeroporti do të kthehet një kantier ndërtimi, terminali i ri, pista e re që më në fund do të funksionojë edhe për avionët e mëdhenj që bëjnë udhëtimi transoqeanikë. Ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e 'Fan Nolit' në Amerikë. Do të ulen të gjitha çmimet dhe faktikisht parashikimi mbi bazën e marrëveshjes së re është që do të kemi udhëtime 25% më të lira, nuk janë pak. Janë kthim në normë. Pse sot? Pse jo sot? Ne nuk punojmë për zgjedhjet. Ne kemi punuar çdo ditë maksimalisht, me mish dhe me shpirt. Ne duam që investimet në aeroport të fillojnë menjëherë dhe do të fillojnë menjëherë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?