Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh

2 Shkurt 2021, 11:13| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 12:15

  • Share

Procesi i rindërtimit, i ardhur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, sipas kryeministrit Edi Rama ka sjellë tre aspekte kryesore në vend si strehim cilësor, program punësimi masiv dhe impakt ekonomik të konsiderueshëm. Këtë deklaratë Rama e ka bërë, në një komunikim me mediat për procesin e rindërtimit, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj.

"Punësim masiv për 27 mijë persona që janë përfshirë në këtë program dhe që falë kantierëve të hapura të rindërtimit çojnë rrogën në familjet e tyre. Si dhe një impakt të konsiderueshëm në një ekonomi të cenuar në këtë kohë të mallkuar pandemia. Tragjedia e 26 nëntorit ka hapur një hapësirë të re për mundësi të reja dhe programi i rindërtimit ka ndikuar dhe po ndikon ndjeshëm në ekonominë tonë. Këto janë tre aspektet kryesore të këtij procesi", tha Rama.

Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Sipas tij jemi në kushte kur s’mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit, por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë. Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë. Shefi i qeverisë u shpreh i bundur se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. 

Në fokus të konferencës së përjavshme ishte dhe procesi i rindërtimit për të cilin kryeministri tha se përveç strehimit cilësor ofron punësim masiv dhe mundësi të reja ekonomike. Deri tani janë 27 mijë të punësuar, ndërsa ministri Ahmetaj dha shifra për familjet që jetojnë me bonus dhe ato në cadra. Ndër të tjera, ministri njoftoi dhe për një kredi të butë prej 90 mln eurosh në funksion të këtij procesi.

Ahmetaj foli dhe për programin e Partisë Demokratike që sipas tij, ulja e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18%, është tallje me shqiptarët. Ahmetaj ka deklaruar se sot 13325 familje me bonus qiraje, kurse 680 familje janë në çadra. Sipas ministrit me taksën progresive do të përfitojë klasa e mesme.

Gjatë konferencës Rama, komentoi edhe deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili në vazhdën e debateve për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID, i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësim. Rama tha se nuk ka përgojuar BE por ka thënë atë që kanë thënë të gjithë përfshirë dhe presidenten e KE. Ndërkaq shtoi se nuk e fajëson Gahler, pasi sipas Ramës ai ka dëgjuar fjalët që ka përhapur opozita shqiptare.

VIDEO/Konferenca e plotë e kryeministrit Edi Rama

Ora 15:06
Rama i bindur: Deri në vitin 2030 do keni PS në pushtet, me ose pa mua

Kreu i qeverisë Edi Rama ka thënë sot në konferencë se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. 

“Kur të bëjmë 8 vite do jenë bërë akoma më shumë punë. Programi ynë është i qartë dhe i hapur publikisht. Merreni shikojeni. Ne kemi vendosur shtyllat dhe vazhdojmë punojmë për ata që kemi thënë. Në rastin konkret do bëjmë publike një platformë me program pune.Ky është programi që fyen fjalën program po ta quajmë program.  Do të jetë një plan pune me një vizion të Shqipërinë në 2030. Këtë mos e lidhni me mua se nuk është e lidhur me mua. Por deri në 2030 PS do keni në pushtet. Me ose pa mua. Mos e lidhni me mua se do thoni obobo na u bë gogol ky”, tha Rama.

Gjatë konferencës me gazetarët ai tha se socialistët do të prezantojnë një plan pune me një vizion për Shqipërinë deri në vitin 2030 duke nënvizuar se nuk duhet lidhur vetëm ne të.

Ora 12:41
Debati për vaksinat, Rama: S’kam akuzuar Francën! Jemi të rrethuar nga BE, jemi mëlçia, por duan të na mbajnë në xhep pa u infektuar

Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë kritikave ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat dhe letrës së Ambasadës Franceze, e cila thoshte se kreu i qeverisë sonë kishte bërë deklarata të pavërteta. Rama thekson edhe njëherë se ambasada ka nxjerrë nga konteksti deklaratat e tij, pasi ai nuk ka sulmuar Francën.

“E para unë mund tja mirëkuptoj ambasadores të bjerë viktimë e përkthimit të gabuar. Skam  akuzuar francën se nga i  nxirrni këto. Ose  ke dëgjuar ti nga ambasadorja franceze dhe ma sillni këtu por ska lidhje kjo. Këtu sbëhet fjalë për të bërë një sakrificë të mëdha dhe këtu bëhet fjalë që BE të mos e lite jashtë një zonë në mes të vetvetes se kam parë me shumë interes deri te figura të mëdha të këtij planeti që nuk e dinë se rajoni ynë furnizohet nga BE. Ne në këtë rajon e dini ju se jemi rrethuar nga Be të gjithë kufijtë tanë janë në Be. Jemi mëlçia, këto duan ta mbajnë mëlçinë në xhep pa u infektuar. Unë thashë gjithë ky BE sja jep dot 10 mijë doza gjithësecilit. Pse ti kërkoj ndjesë Francës kur skam bërë një akuzë, ne skemi të drejtë të japim një opinion. Tani ju se di si ndiheni këtu, ndjeheni në faj që është shqetësuar Franca. Keni hall se po preken telat e ndjeshmërisë së tyre”, tha Rama.

Ora 12:40
Aeroporti i Tiranës nga kinezët te 'Kastrati Group', Rama: Jam i lumtur, do të kthehet në kantier ndërtimi dhe do ketë çmime 25% më lirë

Aeroporti i Rinasit do të kthehet shumë shpejt në një kantier ndërtimi dhe do të ofrojë çmime shumë më të lira për të gjithë pasi kaloi nga kinezët te kompania 'Kastrati Group'.

Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për këtë zhvillim të rëndësishëm pasi sipas tij do të bëhet një transformim.

"Jam shumë i lumtur që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Jam shumë i lumtur që do të ketë çmime normale sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë e Evropës. Edhe unë kam marrë pa fund ankesa nga njerëzit, të cilët nuk e kuptonin që këtë nuk e kishte në dorë qeveria por kinezët. Jam shumë i lumtur që aeroporti do të kthehet një kantier ndërtimi, terminali i ri, pista e re që më në fund do të funksionojë edhe për avionët e mëdhenj që bëjnë udhëtimi transoqeanikë. Ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e 'Fan Nolit' në Amerikë. Do të ulen të gjitha çmimet dhe faktikisht parashikimi mbi bazën e marrëveshjes së re është që do të kemi udhëtime 25% më të lira, nuk janë pak. Janë kthim në normë. Pse sot? Pse jo sot? Ne nuk punojmë për zgjedhjet. Ne kemi punuar çdo ditë maksimalisht, me mish dhe me shpirt. Ne duam që investimet në aeroport të fillojnë menjëherë dhe do të fillojnë menjëherë", tha Rama.

Ora 12:24
Debatet për vaksinën, Rama për kritikat e koordinatorit të PE-së: S’kam përgojuar BE-në, janë dokra të pakonceptueshme, made in albania

Gjatë konferencës kryeministri Edi Rama, komentoi deklaratat e Koordinatorit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, Michael Gahler i cili në vazhdën e debateve për shpërndarjen e vaksinës anti-COVID, i kërkoi Ramës të mos përgojojë BE-në por të plotësojë kushtet për anëtarësim.

Rama tha se nuk ka përgojuar BE por ka thënë atë që kanë thënë të gjithë përfshirë dhe presidenten e KE. Ndërkaq Rama tha se nuk e fajëson Gahler, pasi  thotë se ai sipas tij ka dëgjuar fjalët që ka përhapur opozita shqiptare.

“Se njoh kush eshte ky dhe skam pse ti pergjigjem. Kur të kem kohë nëse do kem kohë do shoh të mësoj më shumë si person. Atë se njoh. Këto që rreshtove janë përrallë nga e kaluara skanë lidhje me realitetin dhe sigurisht skam asnjë koment për këtë. Ku është lidhja e këtyre me atë që kam thënë unë për vaksinën. Ku lidhen të tëra ato fabula që kemi dëgjuar si këngë nga ata që marrin informacion të njëanshëm nga shqipëria. Po ju ku hynë këtu në këtë mes.

Jeni me Shqipërinë, me domosdoshmërinë që shqiptarë të kenë vaksinën apo me kordinatorët europian  që skanë asnjë lidhje me vaksinën. Ju keni hall se mos përgojohet Be., Dhe si mund të përdoret përgojimi, si mund të përdoret si term. Këto që u rreshtuan aty nga ju janë përgojime të pabazuara në fakte të vendit tonë, për këto nuk fajësoj koordinatorët e parlamentit europian, për këto e di se kush  është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafe për shqipërinë, dhe duan  të vijnë në pushtet për njerëzit sepse sdinë të bëjnë dy llogari, unë skam përgojuar Be, por kam thënë atë që thontë të gjithë.

E dëgjoni  ça po thonë në europë dhe vende të europës për vaksinën, e dëgjoni  ça thotë presidentja e Ke, po përgojon europën ajo? Unë nuk  flas për veten time, por dhe për tu  dhe për ju. Ky është dallimi mes vendeve që kanë politikanë seriozë dhe parti serioze dhe vendeve ku politika është një cirk ku nuk mbarojnë karagjozët.

Këtë debat se krijoi shqipëria, por një qasje dritëshkurtër. Ska nevojë të mbrojë asnjë koordinator i Be,  Be nga unë. E mbroj vetë më mirë Be se çdo koordinator, anglez, spanjoll, gjerman. Po qe puna për devozion dhe respekt ndaj Be e bëj vetë. Po këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq ushqehen nga Tirana, mbështeten nga Tirana prandaj janë mësuar të flasin kështu dhe skanë minimumin jetik. Dëngla dhe dokra të pakonceptueshme, janë produkt made in albania, jo made in germany. Disinformim dhe manipulim i njëanshëm. Ça jemi ne këtu të hamë bar dhe të mos hapim gojën kur shohim para një fakt”, tha Rama.

Ora 12:13
Rama: LSI një sistem që duhet çmontuar komplet! Do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi! Kreu i PD s'e mohon: Është i lodhur! Kryemadhi: Do e çojmë në azil

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për rindërtimin, ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Kreu i qeverisë ka treguar se bashkë me kreun e PD Lulzim Basha do e çonin për skrap por ai e ka “tradhtuar”, pasi tashmë sipas kryeministrit, kryedemokrati  është pjesë e SHPK por në minorancë.

“Çuarja për skrap e LSI praktikisht projekt i përbashkët me Bashën por i tradhëtuar nga ai. Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që  e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, ishte ai që u betua se sdo ketë më matrapazllëqe me LSI e sHPK, dhe sot është thjesht  një aksioner  në SHPK e katër ortakëve ku ai është ortak minorance sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta.

LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Kam besuar më parë dhe besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Mjafton që ju të ndryshoni ekran do jeni njerëz të tjerë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, tha Rama.

Deklaratës së sotme të Kryeministrit kryetari i PD Basha i është përgjigjur me batuta, duke mos e mohuar atë. Ndërsa Kryemadhi tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të. Sipas saj ai po shkon vetë për skrap dhe se shqiptarët s'do ta votojnë më 25 prill.

Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Sipas tij jemi në kushte kur s’mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit, por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë. Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë. Shefi i qeverisë u shpreh i bundur se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të. 

Ora 11:59
Programi i PS, Rama: Do ndajmë një platformë të vitit 2030! Qytetarët të krahasojnë karakteret e liderëve, për të kuptuar kush bën më shumë

Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Rama shtoi se jemi në kushte kur s’mund të flasim  thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit,por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë.

Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet pastaj dhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë por kjo fillon nga karakteret. Karakteri i lidershipit i forcave politike. Besoj se shqiptarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë, pastaj dhe programet kanë peshëm e vetë. Ne do ndajmë ne shqiptarët një plaformë për shqipërinë e viti 2030. Jemi në kushte kur smund të flasim  thjesht per nje program elektoral per te marrë në dorë  punët e vendit por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi ne gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan. Shumë shpejt do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, tha Rama.

Ora 11:43
Debati për taksat, Rama: Nuk do të lejojmë që 530 milionë dollarë të kthehen serish në xhepat e 'oligarkëve'! Biznesi i vogël është me zero taksa

 

Me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj. Kryeministri Rama tha sot se mazhoranca e tij nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

"Jemi duke vizituar një rishpërndarje në strukturën e progresivitetin për të ardhurat  personale. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj fushate me taksën. Thjesht do të përsërisim atë që kemi thënë që në fillim: Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajë më pak. Ne nuk do t'i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të 'oligarkëve' siç i quajnë këta. 530 milionë dollarë që investohen në shkolla, pensione, investime të kthehen mbrapsht në xhepat e bizneseve të mëdha. Biznesi i vogël i ka taksat zero dhe zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Asnjë vend nuk ka zero taksë, edhe në rajon. Pjesë tjetër deri në 140 mijë dollarë xhiro e ka zero taksën e fitimit", tha Rama.

Ora 11:39
Ahmetaj: Taksa progresive në favor të klasës së mesme! Ulja e kontributit në 18%, tallje e PD me shqiptarët

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka deklaruar se me taksën progresive do të përfitojë klasa e mesme.

Për ministrin programi i Partisë Demokratike për uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga 24,5% në 18%, është tallje me shqiptarët. 

“Progresiviteti është në favor të klasës së mesme. Taksa  esheshtë favorizon një pakicë që ne skem iqnë ku ndër, por sigurisht një pjes  e mirë e tyre kna kanë votuar, por ajo  shtresë e të punësuarve dhe popullsisë duhet të mbajë në kurriz një barrë më të madhe fiskale se sa 95% e të punësuarve. Cila është arsyeja që nëpërmjet taksës së sheshtë  gati 35 miliardë lekë, 530 milion dollarë do  duhet të ikin nga buxheti nga investimet në spitale. Praktikisht është filozofi e dy forcave të mëdha e cila e mëbshtet te progresiviteti dhe tjetra që folkusohet te 3%. Gjithë ky diskutimi për oligarkët është...

Për mua është habi  e madhe është ulja nga 24 në 18 e kontributi, për çdo profesionist kjo do ishte një habi ekstreme dhe e pakuadruar në shifra. Kjo do 6të thotë se shqiptarët në një ditë të mos kenë mundësinë të marrin pension, është një tallje e madhe ndaj shqiptarëve e çon deficitin e skemës së pensioneve në gati 83o milion dollarë dhe prosh komplet reformën.Ky program të funksionojë duhet të rritet ekonomia me 25% dhe të ardhurat me 25%. Më kujtohet ajo platforma e dikurshme e qeverisë së PD me Suden, që humbet gjithë Shqipëria”, tha Ahmetaj.

Ora 11:29
Programi ekonomik i PD, Rama: Ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore! Do rishikojmë taksën progresive për të ardhurat personale

Kur ka folur për herë të parë për programin ekonomik të Partisë Demokratike, Kryeministri Rama i ftoi të gjithë që ta shikonin në një këndvështrim tjetër. Ai tha se ky program ngjan me karakterin e Bashës, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin se Qeveria do të rishikojë taksën progresive që lidhet me të ardhurat personale.

"Në tërësinë e vet programi i PD si karakteri i liderit të |Partisë Demokratike, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe qëllimet tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për tu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për tu marrë shpirtin edhe më shumë atyre që fitojnë më pak. Sot jemi në kushtet kur taksa jonë që unë er quaj 'taksim të ndershëm' dhe që konsiderohet taksë prograsive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat, qoftë në aspektin e moralit shoqëror.

Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitet për të ardhurat personale, me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojave. Kjo do të bëhet dhe është koha për ta bërë. Dhe do të bëhet pas asnjë lidhje me fushatën elektorale. Ne nuk duam që fushata të ndikojë në karakterin tonë", tha Rama.

Rama tha se me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj. Sipas tij mazhoranca e tij nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

"Jemi duke vizituar një rishpërndarje në strukturën e progresivitetin për të ardhurat  personale. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj fushate me taksën. Thjesht do të përsërisim atë që kemi thënë që në fillim: Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajë më pak. Ne nuk do t'i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të 'oligarkëve' siç i quajnë këta. 530 milionë dollarë që investohen në shkolla, pensione, investime të kthehen mbrapsht në xhepat e bizneseve të mëdha. Biznesi i vogël i ka taksat zero dhe zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Asnjë vend nuk ka zero taksë, edhe në rajon. Pjesë tjetër deri në 140 mijë dollarë xhiro e ka zero taksën e fitimit", tha Rama.

Basha ka prezantuar deri tani  programin ekonomik dhe atë për shëndetësinë me të cilën demokratët pretendojnë të fitojnë zgjedhjet e 25 prillit. Hapja e vendeve të reja të punës ka qenë pjesë e programit ekonomik, ku Basha ka nisur edhe takimet me shtresa të ndryshme të shoqërisës për prezantimin e pikave të tij, ndërsa një ditë më parë prezantoi programin për shëndetësinë ku premtoi rritje rrogash për bluzat e bardha dhe hapjen e një fakulteti të ri për mjekësinë, por nuk tha asnjë fjalë në lidhje me pandeminë dhe menaxhimin e saj. Por ccështja që ka krijuar më shumë debat ka qenë ajo e taksës progresive apo të sheshtë. PD ka premtuar se do të vendosë një taksë të sheshtë prej 9% për të gjithë. 

Ora 11:21
Rindërtimi, Ahmetaj: 13.325 familje me bonus qiraje, 680 në çadra! 25 shkolla kanë përfunduar! Me 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh në Romë

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në konferencën me kryeministrin Edi Ramateksa ka folur për rindërtimin ka deklaruar se sot 13325 familje me bonus qiraje, kurse 680 familje janë në çadra.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit po fillojmë me akomodimin e përkohshëm. Në dhjetor kishim 11 mijë familje në çdra dhe mbi 6 000 familje me bonus qiraje. 13325 familje me bonus qiraje sot, 680 familje në çadra. Sot për shkak të dinamikës së procesit të  rindërtimit, për shkak të të rejave sepse në vetvete ka qenë një proces i pashkelur janë dashur 152 vendime qeverie për të satrukturuar gjithë procesin”, tha Ahmetaj.

Ndërkaq Ahmetaj ka thënë se më 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë.

“285 milion euro të gjitha grantet gati të angazhuara nëpërmjet marrëveshjeve. 853 milion janë hua, huatë janë në bazë të nevojave dhe kapaciteteve fiskale të qeverisë. Janë disa hua që janë në përfundim dhe disa në negociatë. Ajo që vlen të përmendet edhe në aspektin social është marrëveshje me BERZH, rreth 100 milino euro që ka të bëjë me një projekt politik, që qeveria do të bëjë në lidhje me streghimin. S’po jap më shumë detaje. Me 15 shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurove në Romë për rindërtimin. Sa i përket granteve janë 32613 familje përfituese. 140 milion dollarë. 31,550 përfitues Ds1-DS3, 9.2 miliard lekë. 1.081 përfitues DS4-DS5, 2.84 miliard lekë. Në ambientet e përbashkëta janë 1.199 pallate”, tha ai.

Më tej Ahmetaj tha se deri tani kanë përfunduar 25 shkolla nga rindërtimi.

“Sot që flasim 25 shkolla kanë përfunduar”, tha ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun tyta: 02/02/2021 21:45

    O i dëmtuar nga truri Edi Rama fiton o i dëmtuar nga truri.

    Përgjigju
  • I demtuar nga termeti: 02/02/2021 13:43

    Akoma premtime shifra dhe asgje konkrete Durresi do ti thote me vote JO Ed Rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?