Me vendosjen e taksës së sheshtë buxheti i vendit do të humbiste 530 milionë euro taksa, që do të mbetnin në xhepat e biznesmenëve të mëdhenj. Kryeministri Rama tha sot se mazhoranca e tij nuk do ta lejojë një gjë të tillë.
"Jemi duke vizituar një rishpërndarje në strukturën e progresivitetin për të ardhurat personale. Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj fushate me taksën. Thjesht do të përsërisim atë që kemi thënë që në fillim: Kush fiton më shumë do të paguajë më shumë, kush fiton më pak do të paguajë më pak. Ne nuk do t'i lëmë në asnjë mënyrë 530 milionë dollarë që të mbeten në xhepat e kompanive të mëdha apo të 'oligarkëve' siç i quajnë këta. 530 milionë dollarë që investohen në shkolla, pensione, investime të kthehen mbrapsht në xhepat e bizneseve të mëdha. Biznesi i vogël i ka taksat zero dhe zero TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Asnjë vend nuk ka zero taksë, edhe në rajon. Pjesë tjetër deri në 140 mijë dollarë xhiro e ka zero taksën e fitimit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh
K.T.//ReportTv.al