Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Rama shtoi se jemi në kushte kur s’mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit,por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë.
Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë.
“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret pastaj sigurisht dhe programet pastaj dhe çfarë është bërë dhe kush mund të bëjë më shumë por kjo fillon nga karakteret. Karakteri i lidershipit i forcave politike. Besoj se shqiptarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë, pastaj dhe programet kanë peshëm e vetë. Ne do ndajmë ne shqiptarët një plaformë për shqipërinë e viti 2030. Jemi në kushte kur smund të flasim thjesht per nje program elektoral per te marrë në dorë punët e vendit por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë dhe për të ndarë me qytetarët bindjen tonë se vetëm ne jemi ne gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan. Shumë shpejt do kemi mundësi ta ndajmë këtë vizion me qytetarët”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh
//ReportTv.al