Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë kritikave ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat dhe letrës së Ambasadës Franceze, e cila thoshte se kreu i qeverisë sonë kishte bërë deklarata të pavërteta. Rama thekson edhe njëherë se ambasada ka nxjerrë nga konteksti deklaratat e tij, pasi ai nuk ka sulmuar Francën.
“E para unë mund tja mirëkuptoj ambasadores të bjerë viktimë e përkthimit të gabuar. Skam akuzuar francën se nga i nxirrni këto. Ose ke dëgjuar ti nga ambasadorja franceze dhe ma sillni këtu por ska lidhje kjo. Këtu sbëhet fjalë për të bërë një sakrificë të mëdha dhe këtu bëhet fjalë që BE të mos e lite jashtë një zonë në mes të vetvetes se kam parë me shumë interes deri te figura të mëdha të këtij planeti që nuk e dinë se rajoni ynë furnizohet nga BE. Ne në këtë rajon e dini ju se jemi rrethuar nga Be të gjithë kufijtë tanë janë në Be. Jemi mëlçia, këto duan ta mbajnë mëlçinë në xhep pa u infektuar. Unë thashë gjithë ky BE sja jep dot 10 mijë doza gjithësecilit. Pse ti kërkoj ndjesë Francës kur skam bërë një akuzë, ne skemi të drejtë të japim një opinion. Tani ju se di si ndiheni këtu, ndjeheni në faj që është shqetësuar Franca. Keni hall se po preken telat e ndjeshmërisë së tyre”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rindërtimi/ Rama: Strehim cilësor, punësim masiv dhe mundësi e re për ekonominë! Ahmetaj: Në shkurt aprovohet kredia prej 90 milion eurosh
//ReportTv.al