Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për rindërtimin, ka deklaruar se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar. Kreu i qeverisë ka treguar se bashkë me kreun e PD Lulzim Basha do e çonin për skrap por ai e ka “tradhtuar”, pasi tashmë sipas kryeministrit, kryedemokrati është pjesë e SHPK por në minorancë.
“Çuarja për skrap e LSI praktikisht projekt i përbashkët me Bashën por i tradhëtuar nga ai. Basha e ka tradhëtuar projektin sepse ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap, ishte ai që u betua se sdo ketë më matrapazllëqe me LSI e sHPK, dhe sot është thjesht një aksioner në SHPK e katër ortakëve ku ai është ortak minorance sepse kryesor është Saliu dhe Ilir Meta.
LSI është projekt që duhet zhbërë, këtu nuk është çështje personash. Kam besuar më parë dhe besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Mjafton që ju të ndryshoni ekran do jeni njerëz të tjerë. Besoj se LSI është një sistem që duhet çmontuar komplet”, tha Rama.
Deklaratës së sotme të Kryeministrit kryetari i PD Basha i është përgjigjur me batuta, duke mos e mohuar atë. Ndërsa Kryemadhi tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të. Sipas saj ai po shkon vetë për skrap dhe se shqiptarët s'do ta votojnë më 25 prill.
Lidhur me programin elektoral të PS, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të prezantojnë një platformë të vitit 2030. Sipas tij jemi në kushte kur s’mund të flasim thjesht per një program elektoral per të marrë në dorë punët e vendit, por për një vizion për të vazhduar më tej mbi atë çfarë është bërë. Këtu shtoi se qytetarët së pari duhet të krahasojnë karakteret e liderëve politikë dhe më pas programet, për të kutptuar se kush bën më shumë. Shefi i qeverisë u shpreh i bundur se Partia Socialiste do të jetë në pushtet deri në vitin 2030 me apo pa të.
Deklaratës së sotme të Kryeministrit Rama për planin që kishte me Bashën për të 'ccuar LSI-në për skrap', kryetari i PD Basha i është përgjigjur me batuta, duke mos e mohuar atë.
"Është kaq i lodhur, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Nuk mban më Rama, ka mbaruar është e shkuara. Prandaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në do të largojë Ramën më 25 prill. Do të sjellim normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Marr angazhime të mundshme që Shqipëria të fitojë përmes këtij plani. Është një plan konkret pune, që do të ulë taksat, do të rrisë mirëqenien, do të hapë 110 mijë vende të reja pune dhe do ta bëjë më të përballueshme jetën e shqiptarëve. Këto janë të vërtetat e shqiptarëve dhe jo 'gërr-vërret' e një njeriu", tha Basha.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinj të qytetit të Lezhës u është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë Edi Rama i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhëtua nga kreu demokrat.
Kryemadhi tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të. Sipas saj ai po shkon vetë për skrap dhe se shqiptarët s'do ta votojnë më 25 prill.
“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër... Po e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët, si do krijojë më shumë punësim, si do ulë varfërinë. Ne kemi ide, vizion plan dhe program. Planet e Edi Ramës në ikje për LSI-në kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë, e ka të vëhstirë për të ndryshuar këtë reaksion kimik që ka marrë rrugën.
Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë dhe lumturinë për 3 veta në kurriz të shqiptarëve. Kjo është e qartë dhe me 25 prill shqiptarët do e dërrmojnë me votë. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Do të kujdesemi. Edhe unë doktoreshë jam, kështuqë”, tha Kryemadhi.
"Prandaj shikojmë një kryeministër në ikje që turfullon me orë të stërzgjatura në televizion, i la dhe televizionet pa reklama, sepse ka dy orë e gjysmë që vetëm flet, i falimentoi më shumë se ç’janë. Dhe cili është programi i vetëm që ai ka? Me atë që kemi dëgjuar ne 8 vjet, programi politik i Rilindjes dhe i Edi Ramës ka qenë: ‘Të çojmë LSI-në për skrap’. Ky program i tij ka dështuar, po shkon për skrap për vete", shtoi ajo.
Kryeministri gjatë konferencës me në fokus ekonominë, më tej shtoi se LSI sipas tij është një sistem që duhet çmontuar.
Lajmi kryesor: