'Ta çojmë LSI-në për skrap', Basha nuk e mohon 'planin' me Ramën: Ai është i lodhur, ne me LSI do të rrëzojmë më 25 prill

2 Shkurt 2021, 13:49| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 13:51

  • Share

1612268639_basha6.jpg

Deklaratës së sotme të Kryeministrit Rama për planin që kishte me Bashën për të 'ccuar LSI-në për skrap', kryetari i PD Basha i është përgjigjur me batuta, duke mos e mohuar atë.

"Është kaq i lodhur, çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Nuk mban më Rama, ka mbaruar është e shkuara. Prandaj nuk po merrem më me të. Tani do të merremi me të ardhmen. Koalicioni që unë drejtoj bashkë me LSI-në do të largojë Ramën më 25 prill. Do të sjellim normalizim, shanse dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Marr angazhime të mundshme që Shqipëria të fitojë përmes këtij plani. Është një plan konkret pune, që do të ulë taksat, do të rrisë mirëqenien, do të hapë 110 mijë vende të reja pune dhe do ta bëjë më të përballueshme jetën e shqiptarëve. Këto janë të vërtetat e shqiptarëve dhe jo 'gërr-vërret' e një njeriu", tha Basha.


Lajmi kryesor:

Rama: LSI një sistem që duhet çmontuar komplet! Do e çonim për skrap, por Basha më tradhtoi! Kreu i PD s'e mohon: Është i lodhur! Kryemadhi: Do e çojmë në azil


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?