Foto nga projekti i aeroporti i Vlorës

Ekonomi

Aeroporti i Vlorës, lidhet kontrata për instalimin e sistemit meterologjik

27 Maj, 15:26| Përditesimi: 27 Maj, 15:28

  • Share

Albcontrol njoftoi së fundmi në sistemin e prokurimeve se lidhi kontratën me kompaninë fituese T B S 96 SHPK për të realizuar blerjen dhe instalimin e sistemit meteorologjik automatik në shërbim të Aeroportit të Vlorës. Në dokumentet e procedurës kompania publike përcakton se ky sistem është i nevojshëm për rritjen e sigurisë dhe veprimet operacionale në aeroportin në Jug të Shqipërisë.

“Me qëllim rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aerodromin e Vlorës, Albcontrol kërkon të instalojë një sistem të integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS për matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre (nëpërmjet dy kopshteve meteorologjik të instaluar në të dy anët e pistës), marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipas formateve të caktuar (mesazhet meteorologjike) si dhe në frekuencë,” thuhej në dokumente.

Sipas të njëjtave sistemi i integruar AWOS/ATIS do të sigurojnë informacionin e kërkuar për planifikimin operacional të aviacionit te kategorisë I (Cat I) dhe për të garantuar siguri të plotë në operacionet e fluturimit ulje/ngritje.

Punimet për plotësimin e infrastrukturës së nevojshme të Aeroportit të Vlorës janë në proces e sipër edhe pse në fillim të majit u mbaj një ceremoni e posaçme e certifikimit të pistës së këtij aeroporti. Pavarësisht këtij fluturimi “certifikues” në këtë aeroport nuk mund të kryhen momentalisht operacione duke përcaktuar se fillimi i aktivitetit nuk pritet të jetë së shpejti.

Këtë e konfirmuan së fundmi edhe turoperatorët e turizmit të cilët nënvizuan se kontratat me garanci që kishin nënshkruar për rajonin e Vlorës me strukturat akomoduese ndoshta do të viheshin në diskutim ose do të operoheshin nga Tirana sipas mundësive për shkak se është e pamundur që këtë vit të ulen charterat sikurse ishte përfolur me herët për aeroportin e ri.

Aeroporti i Vlorës zotërohet nga Mabco Constructions SA e cila mori kontrollin e plotë mbi kontratën koncesioneve në fund të vitit 2022 kur bleu nga ortaku YDA Insaat Sanayi ve Ticaret 40 për qind të aksioneve. Investimi i deritanishëm i deklaruar nga përfaqësuesit e qeverisë për këtë aeroport ka arritur 140 milionë euro por ende nuk është dhënë një afat për nisjen e operimit të këtij aeroporti./ Monitorhttps://monitor.al/aeroporti-i-vlores-lidhet-kontrata-per-instalimin-e-sistemit-meteorologjik/

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?