AF Elbasani feston tri pikët

Sport

AF Elbasani i prish festën Egnatias, e mposht 1-2 dhe ëndërron për 'Final 4'! Në Rrogozhinë tifozi rrëzohet nga tribuna

7 Prill, 19:55| Përditesimi: 7 Prill, 21:03

  • Share

RROGOZHINË - Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të hënë me ndeshjet e raundit të 33-të. Në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës vendasit e Egnatias u mposhtën 1-2 nga AF Elbasani, me miqtë që ëndërrojnë zonën "Final 4". Gjatë ndeshjes një tifoz u rrëzua nga tribuna dhe u dërgua në spital.

Dueli nisi me dy kartona të verdhë për vendasit, ku Aliyev dhe Ujka nuk i mbajtën nervat dhe u ndëshkuan. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik për Egnatian, që pa të pësonte dy gola.

Fillimisht në minutën e 44 ishte një ish si Joel që zhbllokoi ndeshjen dhe i dha epërsinë AF Elbasanit pas një goditje të saktë me kokë. Vetëm tre minuta më vonë, Tsague shënoi nga brenda zonës duke hedhur "në tapet" vendasit.

Në minutën e 78-të pati panik në stadium, pasi një nga tifozët e Egnatias u rrëzua nga tribuna. Autoambulanca e dërgoi me urgjencë në spital dhe pas njoftimit se gjendja e tij ishte e mirë sfida vijoi pas 12 minutash ndërprerje.

Në shtesën e gjashtë Egnatia shkurtoi me penalltinë e kthyer në gol nga Fernando, por kjo nuk mjaftoi për pikë. Egnatia, e cila e ka siguruar zonën "Final 4" mban vendin e parë në renditje me 58 pikë, ndërsa AF Elbasani me 46 pikë i afrohet zonës që të lejon garimin për titullin kampion pas sezonit të rregullt.

Edhe pse KF Egnatia inauguroi sot stadiumin e ri, AF Elbasani ka ditur të 'rrëmbejë' skenën dhe pikët duke prishur festën e kampionëve në fuqi të Superligës. Java e 33-të e Superligës mbyllet këtë të hënë (7 prill) me derbin Tirana - Partizani, i cili merr jetë në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare".

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?