Sport

Roberto Bordin jep dorëheqjen nga stoli i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic trajneri i ri i ekipit

5 Dhjetor, 10:59| Përditesimi: 5 Dhjetor, 18:00

  • Share

AF Elbasani në Superligë ka ndryshuar trajner, pasi italiani Roberto Bordin (59 vjeç) ka paraqitur dorëheqjen para drejtuesve të klubit këtë paradite. Vendin e tij e ka zënë Ivan Gvozdenovic, i cili deri katër ditë më parë ka qenë trajneri i Skënderbeut në Korçë, por u largua për mungesë rezultatesh. Tanimë ish-mbrojtësi ka detyrën për të kapur zonën "Final 4" me AF Elbasanin. Drejtuesit e verdhebluve nuk kanë humbur kohë dhe ia kanë besuar ekipin një emri që e njeh mirë futbollin shqiptar.

Një lëvizje surprizë kjo në kampin verdheblu, pasi skuadra të mërkurën fitoi 3-1 në shtëpi kundër Bylis dhe pas tetë ndeshjeve u rikthye te pikët e plota.

Paraditen e kësaj të enjteje ka pasur një takim mes palëve dhe trajneri ka dhënë dorëheqjen. Bordin u ul në stolin e elbasanasve më 12 korrik dhe në 16 ndeshjet e Superligës ka shënuar katër fitore, nëntë barazime dhe tre humbje, për 21 pikë të koleksionuara. Duket se trajneri nuk ka mundur të motivojë të tijtë dhe ka vendosur të largohet pas javës së 16-të duke lënë ekipin në pozitën e pestë.

Trajneri i ri

Ivan Gvozdenovic është një emër i njohur në futbollin shqiptar, aty ku ka qenë futbollist dhe dy vitet e fundit i kaloi si trajner në Korçë. AL-Faisaly, Al-Mojzel, Radnicki, Foresta Suceava, Saham dhe Skënderbeu, këto kanë qenë klubet ku Ivan i ka drejtuar si trajner. Me objektivin për zonën "Final 4", serbi do fillojë këtë pasdite punën me ekipin e ri dhe debutimi do jetë të diel në shtëpi kundër Vllaznisë. duke nisur nga ora 16:30.

 

Ora 14:19
AF Elbasani gjen trajneri e ri, firmos me Ivan Gvozdenovic! Pak ditë më parë u largua nga Skënderbeu

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i ri i AF Elbasanit në Superligë. 46-vjeçari serb do pasojë Roberto Bordin, i cili paraditen e sotme dhe dorëheqjen nga stoli i skuadrës.

Katër ditë ka zgjatur 'papunësia' e Gvozdenovic, i cili deri më 30 nëntor ka qenë trajneri i Skënderbeut, aty ku drejtori ekipin për dy vite dhe u largua për rezultate jo të mira.

Tanimë ish-mbrojtësi ka detyrën për të kapur zonën "Final 4" me AF Elbasanin. Drejtuesit e verdhebluve nuk kanë humbur kohë dhe ia kanë besuar ekipin një emri që e njeh mirë futbollin shqiptar.

AL-Faisaly, Al-Mojzel, Radnicki, Foresta Suceava, Saham dhe Skënderbeu, këto kanë qenë klubet ku Ivan i ka drejtuar si trajner.

S.Dh/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?