Superliga shqiptare e futbollit nisi të mërkurën me tre ndeshje, ku nuk munguan surprizat, me trajnerin e AF Elbasanit Roberto Bordin që ka dhënë dorëheqjen paçka fitores. Ndërkohë që sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës, ku në fushë do luhen Partizani – Egnatia dhe Skënderbeu – Tirana.
Në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës vendasit e Vllaznisë u mposhtën 2-3 nga Dinamo. Në një ndeshje me shumë emocione, ishin djemtë e Ilir Dajës që i shkaktuan humbjen e dytë radhazi ekipit të Brdaric duke e parakaluar në renditje. Zabërgja dhe Nani shënuan për miqtë nga Tirana në minutat 29 dhe 44, ndërsa po Nani shënoi edhe në pjesën e dytë. Vllaznia u ‘zgjua’ vonë dhe gjeti golat me Çobën dhe Flori Spahijan në minutat e fundit të ndeshjes, por nuk kishte më kohë për golin e barazimit.
Në ‘Elbasan Arena’, vendasit e AF Elbasanit përmbysën 3-1 Bylisin. Miqtë e Nevil Dedes kaluan në epërsi me Malomo në fundin e pjesës së parë. Me rifillimin e lojës ishin Kasa dhe dopieta e Lleshit që shënuan për vendasit, duke bërë që AF Elbasani të merrte tri pikë pas tetë ndeshjeve radhazi pa fitore. Këtë të enjte pas një takimi me drejtuesit, trajneri i AF Elbasanit Roberto Bordin ka dhënë dorëheqjen.
Në ‘Niko Dovana’ të Durrësit Teuta dhe Laçi barazuan 1-1. Kurbinasit shënuan në pjesën e parë me Mjakin, ndërsa u barazuan nga Jazxhi në minutën e 79-të.
Gjithçka në Superligë mbyllet sot, me kreun që luhet në ‘Arenën e Demave’ me sfidën Partizani – Egnatia, ndërsa për momentin Dinamo ndodhet në pozitën e dytë.
Superliga, raundi 16-të:
E mërkurë, 4 dhjetor 2024
16:30 Teuta 1-1 Laçi
16:30 AF Elbasani 3-1 Bylis
19:30 Vllaznia 2-3 Dinamo
E enjte, 5 dhjetor 2024 - 17:00
Skënderbeu - Tirana
Partizani - Egnatia
Renditja: