Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK: U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, Arben Dervishaj manipulonte raportet

16 Nëntor 2022, 13:27| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 14:10

  • Share

1668601650_Screenshot2.jpg

Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK ka njoftuar sot se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.

“Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë. Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani,  administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k”, ka njotuar SPAK.

Në njoftimin e bërë sot nga SPAK, thuhet se Arben Dervishaj ka qenë, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin  nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.

 “Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në hetimin e SPAK.


Lajmi kryesor:

Inceneratori i Fierit, SPAK 11 urdhër arreste të tjera, 5 në pranga, 6 në kërkim (EMRAT)! U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, 60 mln lekë dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?