TIRANË- 4 milionë euro u paguan për inceneratorin e Fierit për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.
Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione.
Në mesin e të arretuarve është Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit të Fierit, i cili ka miratuar dhe më pas dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime fiktive të shoqërisë, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar sipas kontratës. Gjithashtu, Arben Dervishaj ka marrë përfitime të parregullta nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, përfitime të udhëtimeve të tij private, biletave avioni, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali. Zoto me administratorët e inceneratorit kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare.
Ndërkohë, ashtu siç dyshonte që në mars SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020. Sipas SPAK, është e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga Alqi Bllako, ndërsa Lefter Koka ka përfituar 146 milionë lekë për dhënien e koncensionit të ndërtimit të inceneratorit.
Me këto urdhër arreste personat për të cilët ka një akuzë për inceneratorin e Fierit bëhen 21, duke iu bashkuar edhe 10 masave të marsit të kaluar. Nuk shpjegohet lidhja me inceneratorin e Fierit e Arjola Kodrës, administratore e Inceneratorit të Tiranës, dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione, ish administrator i Landfillit të Sharrës
Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:
- Arbër Denizi Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
- Juri Ymeraj Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
- Silvester Dreza (Në kërkim)
- Enver Sheshi administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)
- Robert Shabani përfaqësues ligjor i 'Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
- Regan Merdani administrator i 'Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)
- Gentian Zifla, me administrator i 'Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)
Personat me përgjegjësi administrative të përfshirë:
- Luran Dusha administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim)
- Arjola Kodra, administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim )
- Arben Dervishaj, biznesmen, Zv. President i FSHF (I arrestuar)
- Giuseppe Ciaffaglione administrator i Landfillit të Sharrës (Në kërkim)
Masat e marra në marsin e kaluar për inceneratorin e Fierit
Ndërkohë që në një aksion të marsit të kaluar për inceneratorin e Fierit SPAK konstatoi se janë shkelur procedurat për dhënien e koncesioneve por edhe janë konsumuar vepra penale nga zyrtarë deri të nivelit më të lartë. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, Alqi Bllako ish deputet dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Nga 10 masa sigurie 8 kanë qenë masa 'arrest me burg' dhe 2 në 'arrest shtëpie' për Inceneratorin e Fierit. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Erjon Murataj, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.
Kujtojmë se 1 javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasan. Dosja e mbyllur hetimore u është dorëzuar avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të Lefter Kokës dhe Klodian Zotos. Pritet vendimi i GJKKO nëse do ta kalojë për gjykim apo jo.
Këto janë akuzat e ngritura nga SPAK pas hetimeve të kryera për aferën e inceneratërve, ku janë vënë në pranga 5 persona ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione.
‘Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal. Ekzekutimi i masave të sigurimit personal po bëhet nga Drejtoria Hetimore Qëndrore e Policisë së Shtetit.'- njofton sot SPAK në njoftim zyrtar.
Nga hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit ka rezultuar se Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.
“Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë”, njofton SPAK.
Nga hetimi, sipas njoftimit të sotëm të SPAK, ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.
SPAK ka sqaruar sot në një njoftim zyrtar sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit. Në vijim të operacionit të sotëm kur u dhanë 11 urdhër arreste të reja për hetimet mbi këtë incenerator SPAK thotë se Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
‘Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.
Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.
Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.’- sqaron SPAK.
Në njoftimin e bërë sot SPAK ka sqaruar edhe një herë se Alqi Bllako ka përfituar 15 mln lekë nga Inceneratori i Fierit përmes punësimit fiktiv të babait të tij. Edhe pse SPAK në muajin mars njoftonte se kishte dyshime se Alqi Bllako kishte përfituar 15 mln lekë përmes abuzimeve në inceneratorin e Fierit, sot thekson se kjo gjë është provuar.
“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin e lartë shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020. Rezulton se administratorët e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu shtetasi Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për shtetasin Edmond Bllako, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako”, bën me dije SPAK në njoftimin e sotëm.
Afera me inceneratorin e Fierit, SPAK ka njoftuar sot se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.
“Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë. Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k”, ka njotuar SPAK.
Në njoftimin e bërë sot nga SPAK, thuhet se Arben Dervishaj ka qenë, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
“Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në hetimin e SPAK.
Robert Shabani, i akuzuar sot nga SPAK për inceneratorin e Fierit, është arrestuar në gusht të vitit 2019, si pjesë e një grupi që kryen rreth 18 milion euro evazion fiskal me një skemë mashtrimi me TVSH. Ndaj Shabanit ishte caktuar masa e 'arrestit me burg'. Ai akuzohet për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave,stampave dhe formularëve”. 61-vjeçari është administrator i kompanisë 'R.S.I & T Group', kompani kjo që ishte përfshirë në skemën e mashtrimit duke shkaktuar një evazion fiskal prej 18 milion eurosh. Më 17 janar të 2019-s, policia e Shtetit vendosi në pranga 12 biznesmenë. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës.
Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit.
Regan Merdani, një prej të cilëve SPAK ka urdhëruar arrestimin është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese. Pak ditë më parë ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjithashtu iu hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.
Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.
Giuseppe Ciaffaglione është një prej personave për të cilat SPAK ka shpallur urdhër-arresti, pasi akuzohet se është përfshirë në aferën e inceneratorëve. Giuseppe Ciaffaglione ish, drejtor i administrimit të Landfillit të Sharrës.
Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka zbardhur 10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit.
- Arber Denizi
- Juri Ymeraj
- Silvester Dreza
- Gentian Zifla
- Arjola Kodra
- Enver Sheshi
- Robert Shabani
- Regan Merdani
- Luran Dusha
- Arben Dervishaj
Arben Dervishaj, zv. presidenti i FSHF, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) prej vitesh, është prangosur si i dyshuar si i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta në çështjen e inceneratorit të Fierit në Shqipëri. Arben Dervishaj që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës ka përfituar mbi 740 mijë dollarë ose 744 milionë lekë të vjetra për konsulencën e dhënë për inceneratorët. Sipas raportimeve të mëparshme paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma te ndryshme që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit. Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, administratorja e koncesionit të Tiranës, Arjola Kodra. Administratorja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar konsulencën për kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizore e koncesionit! “Kush është supervizor? Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k. Autori është zoti Arben Dervishaj”, iu përgjigj Arjola Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i Presidentit të FSHF-së, Armando Duka.
Aksioni i SPAK për inceneratorin e Fierit. Dyshohet se mes të arrestuarve edhe biznesmeni Arben Dervishaj.
Mësohet se Dervishaj është dhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.
Byroja Kombëtare e Hetimit është duke bastisur disa shtëpi në kuadër të operacionit për të ekzekutuar 11 urdhër arrestet e nxjerra nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit.
SPAK ka zbardhur skemën e aferës me inceneratorin e Fierit dhe rezulton se janë paguar 4 milion euro nga Autoriteti Kontaktor për shërbime që nuk janë kryer.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Objekti i hetimit të këtij procedimi penal janë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur në lidhjen e kontratës së koncesionit, me nr.5553/5, datë 24.10.2016, me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me vlerë të kontraës 32 831 440.85 (tridhjetë e dy milion e tetëqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzet) euro, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
Në vijim të hetimit, përveç të dhënave të bëra publike në njoftimet e mëparshme në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar edhe fakte penale të tjera, si më poshtë:
Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë.
Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar.
Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.
Së dyti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin e lartë shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.
Rezulton se administratorët e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu shtetasi Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për shtetasin Edmond Bllako, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako.
Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.
Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.
Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.
Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.
Së katërti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.
Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.
Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.
Ekzekutimi i masave të sigurimit personal po bëhet nga Drejtoria Hetimore Qëndrore e Policisë së Shtetit.
Ndonje sekurstrim pasurie ketij Dervishit me qellim konfiskimin e parave qe ka vjrdhur?? Apo ce do,? Po Alqi Bllakos i sekuestruan ndonje pasuri apo jo? Kaq per keta te PS. Po bisnesmeni i Ilir Metes ai Isuf Berberi qe u aratis ne Turqi do i ktheje mbrapsht ato 2 milion euro te vjedhura me fatura fiktive apo e harroi Spak se ka blere vilen e Aleksander Frangajt? SPAK po godet vetem PS dhe as ne trafikant bisnesmen te LSI dhe PD.
PërgjigjuMua nuk më intereson se sa vite burg do të bejn këta hajdut,mua më interesojnë parat qe kan vjedhur,do t'i sekuestrohen apo jo ?
Përgjigjuasnje gje nuk bejne pa vjedhur,,,shteti ben sikur fle gjume,,,ne te vertete eshte pale ne vjedhje....
Përgjigjusi mund te vjedhesh qeverine dhe popullin tend,,,nuk e kuptoj,,,prandaj qorrrat dhe topallet duhet te mbahen larg nga parate...sepse zoti i ka dhene nje shenje ketyre ,,,qe ruhuni nga keta ..
PërgjigjuSkenderbeu FITORE FITORE FITORE
Përgjigjukete qorrin dervishi hetojeni dhe per ndertimin e stadiumit qemal stafa pa pisten,,pra ky pisi dervishi nga stadium olimpik e ktheu ne vetem fushe futbollli,,,sepse do ndertonin hotel brenda ne stadium...
Përgjigjuse mos vetem per kete edhe per aluizmin e durrsit ka marr tender per te bere matje ky duke pasur gruan ne pune te aluizmi
Si perfundim loja perfundoje tek faturat e TVSH.
PërgjigjuSi përfundim, këto inceneratoret, janë sukses siç na tha lartmadhëria apo dështim se u mbushën burgjet?
PërgjigjuSa fytyre e shpifur qe eshte. Tamam qorr me RR te madhe.Ta shikoje dhe nje here sapunin te vendi ky.
PërgjigjuKy qorri gruan e ka nëndrejtoreshë të kadastrës se Lames ahahahhaa, kuçedra filloi të hajë këlyshët e saj. Njëlloj si partia komuniste app parti e punës (sumës)