Robert Shabani, i akuzuar sot nga SPAK për inceneratorin e Fierit, është arrestuar në gusht të vitit 2019, si pjesë e një grupi që kryen rreth 18 milion euro evazion fiskal me një skemë mashtrimi me TVSH. Ndaj Shabanit ishte caktuar masa e 'arrestit me burg'. Ai akuzohet për veprat penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur mbi tatimin e vlerës së shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave,stampave dhe formularëve”. 61-vjeçari është administrator i kompanisë 'R.S.I & T Group', kompani kjo që ishte përfshirë në skemën e mashtrimit duke shkaktuar një evazion fiskal prej 18 milion eurosh. Më 17 janar të 2019-s, policia e Shtetit vendosi në pranga 12 biznesmenë. Hetimet ndaj kompanive dhe biznesmenëve të përfshirë në qarkullimin e faturave fiktive, kanë nisur nga Prokuroria e Tiranës.
Nga këto hetime ka rezultuar se skema niste nga kompanitë importuese të produkteve kryesisht me bazë ushqimore, por edhe materiale ndërtimi. Këto kompani importuese, me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, u shisnin mallra pa faturë tatimore pikave të tjera tregtare dhe faturat për këto produkte ua ngarkonin kompanive fiktive të përfshirë në këtë skemë. Më pas këto subjekte fiktive realizonin shitje po fiktive në subjekte të tjera që përfitojnë kreditimin e TVSH. Pra 20 subjektet e përfshira në këtë skemë përfitonin si nga blerjet ashtu edhe nga shitjet. Për të plotësuar skemën, këto kompani me nga 1 deri në 5 punonjës me detyra të ndryshme, lëviznin edhe xhiron vjetore për të rritur shpenzimet, manovra këto që bëheshin nga 4 studio të kontabilitetit.
Lajmi kryesor:
Inceneratori i Fierit, SPAK 11 urdhër arreste të tjera, 5 në pranga, 6 në kërkim (EMRAT)! U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, 60 mln lekë dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH
K.T.//ReportTv.al