Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e dytë të arrestit me burg ndaj Jorgo Goros, i dyshuar se shpërdoroi detyrën duke i dhuruar 4 dynymë tokë kryebashkiakut në detyrë Arqile Bollanos. Ky i fundit në një dëshmi të gjatë pretendon se pronën e kishte fituar si përdorues faktik i saj.
Në dëshminë para prokurorisë, Bollano shprehet:
“Këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi.
Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. Akti 11, datë 25.08.2016 për parcelën nr. 214, me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur Vllatorja, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës.”, këmbëngul Bollano.
Sipas shkresave për tokën me sipërfaqe 4263 metra katrorë kryebashkiaku i asaj kohe, Jorgo Goro e pajisi Bollanon me AMTP në vitin 2016. Por hetimi provoi se qytetari Irakli Likoka kishte patur të drejtë mbasi nuk rezultonte asnjë akt që të provonte se Bollano kishte qenë përdorues faktik i sipërfaqes në vendin e quajtur Vllatorja
Në dosjen e prokurorit Elvin Gokaj thuhet se: “Qytetari Likoka denoncoi direkt Arqile Bollanon duke e mbështetur kallzimin në tre argumenta. E para që Bollano nuk e ka poseduar kurrë tokën, e dyta që ai ishte trajtuar me tokë bujqësore dhe e treta që Bollano u trajtua nga bashkia e Himarës me tokë bujqësore në shkelje të ligjit përtej vitit 2016”.
Jorgo Goro insiston se nuk e ka shpërdoruar detyrën ndërsa mbahet si i paraburgosur edhe për një masë tjetër arresti për tjetërsim tokash në Himarë.
Edhe për rastin e fundit SPAK konstaton se ka mbivendosje pasurish mes asaj që i takon shtetasit Likoka dhe asaj që ju kalua Arqile Bollanos.
Presidenti caktoi 4 gushtin si ditë zgjedhjes në Himarë. Jorgo Goro është në spital, Fredi Beleri në burgun e Fierit dhe ende nuk ka dorëzuar një kërkesë për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian./ Top Channel
Po jo vetēm Jorgo Goro por tē gjith politikanēt nga tē 2 krahēt e politikēs kan vjedhur sa kan plasur. Njēri mē hajdut se tjetri prandaj dhe Shqiptarēt po hikin nga syt kēmbēt.
PërgjigjuE ku e gjen te drejten shteti dhe keta si Bollano me shoke te njohin pronesine mbi nje toke pse pronari na qenka /faktik/?! Kur nena ime kerkoi te drejten mbi nje shtepi trashegim nga babai ne Greqi,shteti grek nuk la gur pa levizur jo vetem qe nena te provonte atesine ,por dhe kerkuan prova mos babai i saj kishte lene trashegimtare te tjere,qofte dhe jashte martese, ku kishte jetuar,ne Shqiperi,Greqi e deri ne Amerike,kerkuan mos kishte nje testament te dyte qe mund t'ja kishte lene dikujt tjeter dhe i gjithe hetimi e gjyqi i trashegimise pati nje gjatesi prej 30 vjetesh.Kurse ne Shqiperi, shteti i bie shkurt,ja njeh pronen pronarit /faktik/! Po mire more zoterinj,une kam prona ne Shqiperi qe i di,por dhe mund te mos i di,por qe kane qene te regjistruara ne kadaster si prona te paraardhesve te mi dhe une gjithashtu jetoj ne emigrim.Perse shteti jone nuk e merr mundimin te na kerkoje edhe sikur ne fund te botes te jemi,sic e ben shteti grek,por ua njeh pa te drejte pronareve /faktike/si ketij Bollanos me shoke?!
Përgjigju