TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje në aferën Partizani dhe ka mobilizuar në protestë një grusht militantësh, të cilët i mbledh sa herë duhet të shkojë para prokurorëve të Posaçëm.
Sapo doli nga SPAK Berisha nga një podium i ngritur para prokurorisë së posaçme vijoi sulmin dhe përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se ky institucion i Drejtësisë së re do të shkrihet pas 11 majit nëse PD vjen në pushtet.
Berisha tha se në SPAK nuk ishte lejuar që të linte shënim në procesverbal prandaj kishte vendosur që mesazhin ta linte në një letër të bardhë mbi tavolinë.
‘Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje.
Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë” tha Berisha.
Tha se deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është bërë kurban, pasi sipas tij “e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet skapi pa autorizimin e Edi Ramës”.
Aty ish-xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Gjeta kurban Etjenin e Fatmir Xhafës, kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më Skapi pa autorizimin e plotë të Edi Ramës. Marrëveshja është kufizimi, ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë. Dhe pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën, pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt antikushtetues dhe të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet Ulziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga Skapi”, tha Berisha.
Berisha akuzon SPAK se po fsheh krimin elektoral.
“Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani, kjo dihet që ata janë kriminelë elektoralë. Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral, këto dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga Skapi i partisë, dëshmojnë hipokrizinë e pretendimit të tyre se do hetojmë krimin elektoral. Ndërkohë, duhet të jemi realistë, Tao në dokumente figuron më i lidhur me disa banda. Jo me një, me disa banda. Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë që mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit, është më kriminel se bandat, të cilave u shërben...Teksa prej kohësh po sillet me standard të dyfishtë politik, ku kundërshtarët i akuzon për protesta para SPAK, ndërsa vetë i thërret militantët dhe i organizon nëpërmjet mesazheve në protesta, duke i cilësuar si “paqësore.
A nuk është krim zgjedhor të marrësh gjysmën e qeverisë dhe të shkosh për qëllime elektorale në Athinë? Nuk ka krim më të shëmtuar zgjedhor se ky! Krimi zgjedhor këtu ndodh çdo ditë dhe absolutisht nuk ka asnjë reagim të vetëm. Këto janë krimet” tha Berisha.
Madje sipas Berishës SPAK i ushton presione gjyqtarëve përmes dosjeve, duke përmendur rastin e gjyqtares së apelit Ilirjana Olldashi që sipas kreut të PD është detyruar të marrë raport.
“E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht. Se kishte dosjen e Erion Veliajt. Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë... kush i merr vesh këto punë. Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fundi”, tha Berisha.
Berisha e quajti krim të shëmtuar zgjedhor panairin e punës, të organizuar nga qeveria në Athinë, ndërsa për zëvendëskryeministrin Balluku tha se ka një pasion të çmendur për të vjedhur.
Në fund Berisha e zyrtarizoi se aleat i tij në burg Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta për deputet për 11 majin, pasi nga qelia nuk bën dot fushatë.
Kryetari i PD-së Sali Berisha premton se me të ardhur në qeveri do të ngrejë një grup që do të hetojë ku kanë shkuar miliarda euro nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.
“...Lidhur me Elon Musk po bëhet një parapërgatitje për të qëmtuar se ku janë dhjetëra miliardë euro, ku i çoi Edi Rama, Lubi Balluku, etj. Ky do jetë një grup, në kuptimin e betejës është një grup që do merret me këtë betejë, kurse individë si Musk, nëna të dytë nuk bën.
Lubi Balluku ka marrë ministritë dhe agjencitë i ka çuar të gjitha në Fier se ajo beson se do mund të zgjidhet deputete, por të zgjidhet dhe të stërzgjidhet, por në mënyrë absolute ajo do bëhet përgjegjëse si ministrja më hajdute e të gjitha kohërave e Shqipërisë.
Gjyshi i saj (Beqir Balluku) ka qenë lule ç’është kjo.
Kjo është e pangopur, e papërmbajtur.
Është njeriu që nuk ka asnjë lloj përmbajtje, ka vetëm pasion të çmendur për të vjedhur.
Drejtoresha e Albkontrollit meremetoi zyrën me 220 mijë euro. Një vilë e re kushton 220 mijë euro, zyra e saj kushton aq vetëm se ulej Belinda... lërë mos e pyet.
Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Ramën se kërkoi votat e PD-së për të kontrolluar SPAK pasi kishte hallin e dosjeve të tij të krimit. Berisha thotë se gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së e cila I takonte të shqyrtonte dosjen e masës së sigurisë së Erion Veliajt është kërcënuar, një deklaratë që është mohuar nga Gjykata. I pyetur nga gazetarët SPAK shtoi se ky institucion do të reformohet me ndihmën e Venecias.
Së pari, McGonigal kishte shkuar në kryeministri.
Ke të drejtë që më pyete, po unë nuk jam në kryeministri.
Kishte ardhur këtu, kishte marrë dosjen dhe kishte shkruar në kryeministri te Edi Rama. Aty po bënte pazaret e fundit, i thotë Ramës, o të vish dhe po e fton Ramën.
E vërteta është se mund t’u them këtu me garanci se pas 11 majit, dhe ia them edhe Edi Ramës, do ekstradohet menjëherë në SHBA.
Pa asnjë diskutim, përderisa këta këtu nuk guxojnë t’i japin atë që meriton, atëherë rruga e vetme është një kërkesë zyrtare, qeveria shqiptare drejtuar qeverisë së SHBA për ekstradimin e këtij delinkuenti para drejtësisë amerikane.
Do ndodhë, kjo është e vërteta...
Reformimi është detyra jonë. Unë e them, kurrë një prokurori politike nuk mund të pranohet, sepse një prokurori politike është instrument i diktaturës.
Dhe që Skapi është shndërruar në prokurori politike, sot ka konfirmim botëror. Janë tre rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë në botë që e kanë damkosur këtë si prokurori politike. Ndaj nuk do mund të jetë kurrë prokurori politike.
Së dyti, nuk mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin ku çon dosjen.
E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.
Se kishte dosjen e Erion Veliajt.
Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.
Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë... kush i merr vesh këto punë.
Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fundi.
Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi.
Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve.
Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën.
Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë.
Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin.
Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit.
Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë...
Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias.
Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të jetë në listat e hapura
Në një prononcim për medjan Berisha tha se Meta nuk mund të bëjë fushatë nga burgu kjo është dhe arsyeja që ai do të refuzojë propozimin e Metës dhe do e përfshijë direkt në listat e mbyllura.
A është emri i Ilir Metës në listën kandidatëve të PD-së?
Sali Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës.
Në lista të mbyllura apo të hapura?
Sali Berisha: Ai donte në lista të hapura, po a mund të bëjë fushatë nga burgu? Ata duan ta mbajnë në burg. Ai do të jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do të jetë aty ku e Meriton. Do të ekstradohet tek Mc Gonigal.
Komente

Ky eshte aq I poshter. Duke marë në mbrojtje Iliriana Olldashi. Hedh balte mbi Sokol Olldashi. Sokoli dhe Iliriana jane fise të ndryshem. Nuk kanë të bejne me njeri tjetrin
PërgjigjuPrap me njerez ky oqja PO SPAK,KLGJ E KU DI UN KUSH TJETER PSE NUK DALIN NE MBROJTJE TE LIGJIT DHE TE LEJNE DREJTESINE TE BEJE PUNEN APO VETEM ATO MAJTAS NDERHYJNE ME MANIFESTIME ...
Përgjigju