Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi Ramën se kërkoi votat e PD-së për të kontrolluar SPAK pasi kishte hallin e dosjeve të tij të krimit. Berisha thotë se gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së e cila I takonte të shqyrtonte dosjen e masës së sigurisë së Erion Veliajt është kërcënuar, një deklaratë që është mohuar nga Gjykata. I pyetur nga gazetarët SPAK shtoi se ky institucion do të reformohet me ndihmën e Venecias.
Së pari, McGonigal kishte shkuar në kryeministri.
Ke të drejtë që më pyete, po unë nuk jam në kryeministri.
Kishte ardhur këtu, kishte marrë dosjen dhe kishte shkruar në kryeministri te Edi Rama. Aty po bënte pazaret e fundit, i thotë Ramës, o të vish dhe po e fton Ramën.
E vërteta është se mund t’u them këtu me garanci se pas 11 majit, dhe ia them edhe Edi Ramës, do ekstradohet menjëherë në SHBA.
Pa asnjë diskutim, përderisa këta këtu nuk guxojnë t’i japin atë që meriton, atëherë rruga e vetme është një kërkesë zyrtare, qeveria shqiptare drejtuar qeverisë së SHBA për ekstradimin e këtij delinkuenti para drejtësisë amerikane.
Do ndodhë, kjo është e vërteta...
Reformimi është detyra jonë. Unë e them, kurrë një prokurori politike nuk mund të pranohet, sepse një prokurori politike është instrument i diktaturës.
Dhe që Skapi është shndërruar në prokurori politike, sot ka konfirmim botëror. Janë tre rezoluta të të gjitha partive të qendrës së djathtë në botë që e kanë damkosur këtë si prokurori politike. Ndaj nuk do mund të jetë kurrë prokurori politike.
Së dyti, nuk mund të jetë kurrë një prokurori që kontrollon gjykatësin ku çon dosjen.
E morët vesh tani se çfarë ka ndodhur me Ilirjanën? Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, jo se ka pasur në Encrochat, por kanë folur të tjerët për Ilirjanën dhe këta e kanë kërcënuar dhe Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht.
Se kishte dosjen e Erion Veliajt.
Ja pra, ky është mekanizmi se si këta e përcollën me raport me afat të gjatë zonjën Olldashi sepse filani kishte thënë këto, ai kishte thënë ato.
Po ato mund t’i kenë organizuar edhe vetë... kush i merr vesh këto punë.
Kjo formë kontrolli mbi gjykatësit që trajtojnë dosje që shkojnë nga Skapi, merr fundi.
Do ketë një kontroll tjetër, por jo këta që janë në konflikt të plotë interesi.
Së fundmi, kush i kontrollon këta? A mundet të ketë një institucion jashtë kontrollit? Askund nuk ekziston në një republikë parlamentare në demokraci. Nuk ka asnjë institucion jashtë kontrolli, përveç kontrollit të pengmarrësve.
Këta duhet të kenë sistemin e kontrollit si në gjithë botën.
Pra këto elementë reformimi dhe natyrisht largimi nga Skapi i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë.
Këto janë pra qëndrimet e PD për Skapin.
Edi Rama vërtet u përpoq që të bashkoheshin votat, por mori atë që meritonte. Kurrë nuk mund të bashkoheshin votat me një njeri që kishte hallin e dosjeve e tij të mëdha të krimit.
Pse do mbrojë unë Edi Ramën? Kurrë...
Nuk them se kush do e bëjë kontrollin, unë besoj se do vendoset me Komisionin e Venecias.
Lajmi kryesor:
Afera ‘Partizani’/ Berisha Në SPAK me një grusht militantësh, kërcënon Dumanin: Amnistove krimin elektoral të Ramës! Kraja mori strajcë me para! Merr fund me turp më 11 maj (VIDEO)
S.G/ReportTv.al