Kronikë

Afera ‘Partizani’/ Berisha sulmon Gjokën nga SPAK: Dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, u dëbua nga Greqia si falsifikatore vizash

6 Tetor, 07:19| Përditesimi: 6 Tetor, 11:36

  • Share

TIRANË- Me një grup të vogël militantësh, Sali Berisha u paraqit sot sërish në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, dosje për të cilën ka nisur edhe gjyqi në GJKKO. Edhe kësaj radhe, kreu i PD vijoi akuzat jo vetëm ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani të cilin e quan mercenar dhe peng të krimit, por edhe ndaj gjyqtares së hetimit paraprak Irena Gjoka. Duke folur për gazetarët, me një dokument në duar, Berisha pretendoi se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.

“Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike. Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën”, tha Berisha.

Nga dera e SPAK, u kujtua edhe për aleatin e tij, Ilir Meta, i cili ende mbahet në qeli dhe dosjen e tij në duar e ka gjyqtarja Gjoka, të cilën e sulmoi duke e quajtur delikuente.

“Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga sivëllau i saj, Altin Troplini”, theksoi Berisha.

Për Altin Dumanin kishte akuza edhe se po ndikon garën pre kreun e ri të SPAK, duke thënë se po fsheh dosje krimi të dy kandidatëve, që ai preferon q ëtë marrin drejtimin e Prokurorisë së Posaçme! 

"Ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar. Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është", tha Berisha. 

Të pandehur në dosjen partizani bashkë me Berishën, është marrë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe tre të tjerë, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Seanca e radhës e gjyqit është shtyrë për më 13 tetor për shkak se avokatët e të pandehurve kanë kërkuar pavlefshmëri të akteve të SPAK.

Berisha akuzohet se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. 

Formulari i publikuar nga Berisha përmes së cilit pretendon Irena Gjoka është dëbuar nga nga Greqia më 24.12.2002. 

 

 

Përkthimi i dokumentit në shqip, që u publikua nga Berisha

Ora 10:57
PD ende pa emër kandidati për Tiranën, Berisha ngatërrohet para SPAK: Mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët...

Para SPAK, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe për kandidatin për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që të mbështesin një kandidat të pavarur. Por, ndërsa u pyet nga gazetarët se a e kanë gati kandidatin, Berisha u ngatërrua duke thënë se mirëpret kandidaturat e pavarura nga qytetarët, në vend se të thonte kandidat të pavarur nga partitë.

Gazetarët: Ende nuk keni kandidat?

Berisha: Gjer tani PD, ka jo një, por të paktën 12 ose 13 kandidatë. Siç e dini, ne shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga qytetarët....partitë. Këtë parim po të shkoni tek zgjedhjet e 2003 e gjeni. Shpreh mirënjohjen këtu për çdo njeri që kandidoi gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve dhe e garantoj për respektin tim më të madh për vendimin e tyre. Tirana do ketë kandidatin më të dashur që ka patur ndonjëherë.

Ora 10:28
Berisha akuza Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

 

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Kësaj here, me një akuzë të re, se po fsheh dokumente krimi të dy kandidatëve për kryetar të Prokurorisë së Posaçme. 

"Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet......Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar. Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është...Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar...Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta. Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime. Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh? Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë. Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve.", tha Berisha. 

Më tej shënjestroi sistemin e drejtësisë duke e cilësuar si sistem korportativ dhe të turpshëm. 

"Edhe KLP-ja ka zë këtu? Tani jemi tek KLP-ja atëherë. A e dini ju se 80 përqind e prokurorive të Shqipërisë nuk kanë drejtues të emëruar? Çka tregon dy gjëra? Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute, rregulli, shteti. Kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, dhe të gjitha janë, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është. Ose ka një falimentim të sistemit, ose ekziston një sistem gjobe që emërohet ai që arrin tek 500 mijë euro. Cili është ai, gjejeni ju vetë, shkoni pyesni nëpër rrethe se kush po bën 500 mijë euro. Por që të sillesh në këtë mënyrë me shtetin, dëshmon që je një korporatë antishtet. Se përgjegjësia, ligji, Kushtetuta, kërkon që qarku, rrethi të kenë kryetarin e institucionit të akuzës. Po nuk kanë faj këta, se edhe ju heshtni para këtyre. Dhe ju nuk duhet të heshtni kurrë para këtyre, sepse nëse ka antishtet në veprim, ky është antishtet. Dhe ky, tek akuza, që është gjëja më e mprehtë e një shteti. Pse e lë akuzën pa drejtim? Me të komanduar. Këto janë korporata, ky është sistemi korporativ, i turpshëm, i turpshëm. Ky është sistemi i Xhorxh Sorosit.", u shpreh Berisha. 

Ora 10:25
Berisha ‘kujtohet’ për Metën dhe sulmon Dumanin: E mbajnë në qeli, por Pajtime Fetahun e liruan

 

Kreu i PD, Sali Berisha, nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje foli edhe për aleatin e tij, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli. Berisha tha se Metën e mbajnë në qeli, ndërsa ish-gjyqtaren Fetahu e liruan duke thënë se është e sëmurë.

“Ky mercenar që mban në burg Metën, nxori, simotrën e tij, Pajtime Fetahun. Pajtime Dumani, e nxori se tha është e sëmurë, unë i uroj shërim, por 30-40% e popullatës në burgje janë të sëmurë, kurse simotra e dumanit dhe Enkelejda Ballës, këto duhet të dalin në liri paçka se i thoshte Suel Çelës, vëllajo, të keqen motra”, tha Berisha.

Ora 10:21
Berisha sulmon Irena Gjokën: Dosjen e Metës po e gjykon një delikuente e mashtruese, u fut në Greqi duke falsifikuar vizën

 

Kreu i PD, Sali Berisha në dalje të SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje, hodhi akuza jo vetëm ndaj Altin Dumanit, por edhe Irena Gjokën, e cila ishte gjyqtarja e hetimit paraprak të dosjes së aferës Partizani. Berisha pretendoi se kishte në duar një certifikatë, që sipas tij vërteton se policia greke e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Sulmet ndaj gjyqtares Gjoka i vijoi të ashpra, duke thënë se është mashtruese. Ndërsa tha se dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, duke iu referuar gjyqtares Gjoka.

“Do tu njoh me dokumente të reja, avokati i Gjokës, Altin Troplini që e mban me çdo kusht këtë delikuente, kriminele në drejtësi. Dosjen e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit, e gjykon një delikuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, sivëllai i saj, Altin Troplini.

Kam sjellë dokumentet që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe Troplini që për ta mbrojtur i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, fakte e prova. Vetëm e vetëm për të zgjatur jetën e Ramës në pushtet.

“Certifikatë më të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Kjo është gjyqtarja që gjykon dosjen e ish-presidentit të republikës, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të Kuvendit. Vetëm kjo delikuente zbaton urdhra politike. Llumi fyhet, po ti cilësosh këto të tilla. Kjo me 5 mbiemra ka fshehur expulsin në dokumentin e dekrimanilizimit dhe në dokumentin e vettingut dhe mbrohet nga Altin Troplini, një mercenar, një peng”, tha Berisha.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?