Kronikë

Berisha akuza Dumanit: Po fsheh dokumentet e krimit të dy kandidatëve që preferon ai për drejtimin e SPAK-ut

6 Tetor, 10:28| Përditesimi: 6 Tetor, 11:25

  • Share

 

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, sulmoi sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Kësaj here, me një akuzë të re, se po fsheh dokumente krimi të dy kandidatëve për kryetar të Prokurorisë së Posaçme. 

"Por do të paralajmëroj shqiptarët se ky mercenar po fsheh dokumente krimi të kandidaturave që kërkon t’i nxjerrë. Dhe këtu do jemi. Po fsheh dokumente që inkriminojnë dy kandidaturat që ai mbështet......Unë rezervoj të drejtën t’u them ju këtu se ç’dokumente ka fshehur në momentin kur të dalë në skenë. Por kam informacione të plota se ky fsheh dokumente të personave që kërkon t’i kandidojë për kryetar. Ky ka hall, pasi e gënjeu Edi Rama se i tha se do të ndryshoj Kushtetutën dhe vazhdo ti këto, dhe mbeti pastaj ashtu siç është...Kush tha? Në fakt e kundërta. Më vjen keq. Në fakt ai në mënyrë të përsëritur, të paktën mund t’i numëroj në komisionin parlamentar, në konferencën për shtyp, në konferencën tjetër për drejtësi, ai e ka kërkuar...Unë atë nuk e kursej, se ai ishte xhelat i policisë sekrete hoxhiste, por ai nuk e shndërroi në tabu zgjatjen e mandatit dhe ndryshimin e Kushtetutës për krimet që kanë kryer këta. Jo, sepse ky pse e do atë? Ky ka fshehur krime. Ky fle mbi krime. Ky fle mbi dosje krime. Edhe njëherë, ku është Aruba? Pse duhet ta marrësh ti Arubën nga një gazetar italian në një kohë kur dosja është këtu prej vitesh? Unë nuk merrem kurrë me kandidatura, unë respektoj Kushtetutën dhe përcaktimin që ka Kushtetuta për këtë. Nuk ka asnjë tagër, asnjë drejtues politik të implikohet në një procedurë që është strikt e trupit të prokurorëve.", tha Berisha. 

Më tej shënjestroi sistemin e drejtësisë duke e cilësuar si sistem korportativ dhe të turpshëm. 

"Edhe KLP-ja ka zë këtu? Tani jemi tek KLP-ja atëherë. A e dini ju se 80 përqind e prokurorive të Shqipërisë nuk kanë drejtues të emëruar? Çka tregon dy gjëra? Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute, rregulli, shteti. Kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, dhe të gjitha janë, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është. Ose ka një falimentim të sistemit, ose ekziston një sistem gjobe që emërohet ai që arrin tek 500 mijë euro. Cili është ai, gjejeni ju vetë, shkoni pyesni nëpër rrethe se kush po bën 500 mijë euro. Por që të sillesh në këtë mënyrë me shtetin, dëshmon që je një korporatë antishtet. Se përgjegjësia, ligji, Kushtetuta, kërkon që qarku, rrethi të kenë kryetarin e institucionit të akuzës. Po nuk kanë faj këta, se edhe ju heshtni para këtyre. Dhe ju nuk duhet të heshtni kurrë para këtyre, sepse nëse ka antishtet në veprim, ky është antishtet. Dhe ky, tek akuza, që është gjëja më e mprehtë e një shteti. Pse e lë akuzën pa drejtim? Me të komanduar. Këto janë korporata, ky është sistemi korporativ, i turpshëm, i turpshëm. Ky është sistemi i Xhorxh Sorosit.", u shpreh Berisha. 


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha sulmon Gjokën nga SPAK: Dosjen e Metës po e gjykon një delikuente, u dëbua nga Greqia si falsifikatore vizash


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?