Kronikë

Afera 'Partizani'/ Berisha sulmon Dumanin nga SPAK: Zëvendës kreu i krimit elektoral, u dekorua për arrestimin tim nga Blinken (VIDEO)

1 Shtator, 09:14| Përditesimi: 1 Shtator, 16:54

  • Share

TIRANË- I shoqëruar me një grusht militantësh, kreu i PD, Sali Berisha u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani. Edhe kësaj radhe, shënjestër e sulmeve të tij ishte kreu i SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtarja e hetimit paraprak, Irena Gjoka.

Me një gjuhë të ashpër, Berisha, i cili kreun e SPAK e quan Altin Troplini, e akuzoi se është kthyer në avokat të karteleve qeveritare të drogës. Duke zbuluar se çfarë shënimi la në SPAK pas paraqitjes te oficeri i policisë gjyqësore, Berisha e quajti Dumanin zëvendëskreun e krimit monstruoz elektoral, duke e akuzuar se nuk zbatoi urdhrat e arrestit për Troplinët, e duke shtuar se "bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar".

“Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit. Nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën. Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini. Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës”, tha Berisha.

I entuziazmuar nga sulmi i Donald Trump për George Soros, Berisha vijoi me narrativën e tij se filantropisti ka tentakulat e tij edhe në vendin tonë e madje ‘produktet e tij mafioze’ janë edhe në sistemin e drejtësisë. Këtu, pati edhe një sulm tjetër ndaj Dumanit, duke thënë se pas masës së arrestit për të, kreu i SPAK u dekorua nga sekretari i Shtetit të asaj kohe, Antony Blinken. Këtë të fundit e quan anëtar i organizatës kriminale të Sorosit. Edhe pse në fakt duhet të kujtojmë se pavarësisht sulmeve që Berisha adreson në drejtim të Soros, më herët ishte ai që e mbronte dhe e falënderonte për fitoren e PD.

“Dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të George Soros dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij. Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej”, tha Berisha.

Fare i paqartë ishte se ç’po ndodh me padinë e tij ndaj Antony Blinken, ish-sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli non-grata në 2021-shi. Se në ç’fazë është ky proces ish-kryeministri nuk di ta shpjegojë.

Jo, ky ka qenë në Paris. Është në përfundim. Ka një problem. Në atë periudhë, Antony Blinken kishte imunitet. Imuniteti për shpifjen nuk shërben, por varet nga gjykatësi, e pranon gjykatësi ose nuk e pranon gjykatësi. Pse nuk shërben? Shpifja nuk përfshihet tek funksionet zyrtare të zyrtarit. Por gjykatësi... Jo, tani prit, tani që Antony Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për këtë, se i ka bërë një mashtrim të madh kombit amerikan", iu përgjigj Berisha gazetarëve. 

Dosja Partizani ka kaluar për gjykim më 19 maj, dhe Berisha do të gjykohet për ‘korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë’. Seanca e radhës për dosjen Partizani pritet të mbahet më 15 shtator.

Berisha akuzohet se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Ora 10:59
VIDEO/ Padia për shpifje ndaj Blinken, Berisha ‘konfuz’ ç’po ndodh: Asokohe kishte imunitet…

Para SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë për aferën Partizani, Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe për padinë e bërë ndaj Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shtetit në administratën e Joe Biden, në një gjykatë të Parisit pasi u shpall non grata në vitin 2021.

Berisha duket fare i paqartë ishte se ç’po ndodh me padinë e tij ndaj Antony Blinken. Se në ç’fazë është ky proces ish-kryeministri nuk di ta shpjegojë, duke dhënë një përgjigje justifikuese para gazetarëve, duke thënë se asokohe Blinken kishte imunitet.

“Jo, ky ka qenë në Paris. Është në përfundim. Ka një problem. Në atë periudhë, Antony Blinken kishte imunitet. Imuniteti për shpifjen nuk shërben, por varet nga gjykatësi, e pranon gjykatësi ose nuk e pranon gjykatësi. Pse nuk shërben? Shpifja nuk përfshihet tek funksionet zyrtare të zyrtarit.

Por gjykatësi... Jo, tani prit, tani që Antony Blinken ka humbur çdo funksion dhe uroj që drejtësia amerikane të flasë për këtë, se i ka bërë një mashtrim të madh kombit amerikan. Ky njeri ka mashtruar pothuajse të gjithë elitën e sigurisë kombëtare të SHBA me një letër në të cilën thotë se Hunter Biden nuk ka prekur laptop me dorë në jetën e tij dhe se laptopin e Hunter Biden e kanë futur rusët për të akuzuar Hunter-in.

Në një kohë kur aty Hunter kishte poza, erotizma, marrëzira të pafundme. Kongresi amerikan e faktoi që laptopi ishte 100 përqind i Hunter Biden. Në këtë mënyrë presidenti Trump dekretoi shpalljen non-grata për çdo ndërtesë federative dhe i hoqi çdo mjet sigurimi dhe klerancë... Tani, avoketërit e mi më këshillojnë mua. Varet nga avoketërit.", tha Berisha. 

Ora 10:54
Berisha akuza Dumanit: Është bërë 'një' me Ramën, përgjegjësi numër dy për farsën elektorale

 

Sali Berisha e akuzoi Altin Dumanin se është bërë “një” me kryeministrin Edi Rama për atë që ai e quan krim elektoral. Për gazetarët, pasi doli nga SPAK, kreu i PD-së tha se ai është përgjegjësi numër dy pas Ramës për farsën elektorale duke pretenduar se edhe pse ka denoncuar krimet zgjedhore, nuk i ka marrë parasysh.

“Ai e ka bërë veten një me Edi Ramën në krimin elektoral. Tre vjet më parë kam denoncuar SKAP-in me forcën më të madhe për krimin elektoral, për mbrojtjen e dosjeve 184 dhe 339. Kjo ka qenë për mua shokuese sepse me këtë veprim firmosën licensën Edi Ramës që të bëjë ç’të dojë me zgjedhjet. Pas Ramës, përgjergjës numër dy për farsën elektorale konsideroj Altin Troplinin. Edhe para disa kohësh deklaroi në mënyrë mashtruese se s’kanë sjellë fakte e prova në një kohë kur kemi paraqitur me qindra fakte dhe prova.”, tha Berisha.

Ora 10:29
Dikur e mbronte, Berisha sulmon sërish Soros: Ka tentakulat e veta në Shqipëri! Dumani u dekorua nga Blinken, anëtar i organizatës kriminale sorosiane

 

Nga SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha shënjestroi sërish George Soros, duke thënë se i ka shtrirë “rrënjët” e organizatës kriminale, siç e quan ai, edhe në Shqipëri. Ai shënjestroi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, teksa tha për këtë të fundit se u dekorua nga Antony Blinken, që për të është një “anëtar i organizatës kriminale të Sorosit”

“Sistemi i reformës në drejtësi i Xhorxh Sorosit, armikut të egër të lirisë së kombit amerikan, kreut të organizatës kriminale më të madhe ndërkombëtare, ka tentakulat e veta në Shqipëri. Pra, ju e morët vesh se presidenti i SHBA shpalli me aktin RICO, Xhorxh dhe Aleksis Soros, organizatë të mirëfilltë kriminale. Por ju e keni shumë të qartë se organizata kriminale e Xhorxh Sorosit është organizatë ndërkombëtarë, jo vetëm kombëtare.

Dhe se në Shqipëri kjo organizatë është e plotfuqishme, e stërfuqishme, e përfaqësuar nga Edi Rama dhe familjarët e tij më të afërt, ish-bashkëshortja dhe bashkëshortja, përfituese të miliona e miliona eurove. Por dua të them se produkte mafioze të organizatës kriminale të Xhorxh Sorosit dhe Aleks Sorosit është pas Edi Ramës familjarisht, janë në sistemin e drejtësisë. Mos harroni se Altin Troplini u dekorua pas arrestimit të Sali Berishës nga Antony Blinken, nga një i pafytyrë, anëtar i organizatës kriminale të Sorosit, që nuk hyn sot në zyrat federale të vendit të tij. Ja ku për merita të veçanta do të dekorohej.”, tha Berisha.

Ora 10:19
Berisha sulmon sërish gjyqtaren Irena Gjoka: Fytyra e vërtetë e drejtësisë sorosiane! KLGJ e mbrojti me urdhër politik

 

Sali Berisha, pasi doli nga SPAK ku ishte për masën detyrim paraqitje, vijoi sërish akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Berisha tha se ajo mbrohet nga Rama dhe Dumani dhe se ajo është “fytyra e vërtetë e drejtësisë sorosiane”. Akuzoi edhe KLGJ-në se e ka mbrojtur me urdhër politik.

“Edhe njëherë rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Europë i Xhorxh Sorosit, dhe Altin Troplini, mbrojnë delinkuenten, fytyrën e vërtetë të drejtësisë sorosiane, Irena Gjoka. Dhe unë për publikun do rikujtoj këtu të gjitha etapat. Me datën 26 tetor 2023, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqjen e saj për konflikt interesi meqenëse ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996. Por Irena, kryetarja e Gjykatës më Speciale të Shqipërisë, nuk pranoi dhe u tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë.

Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLGJ për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më parë, e njëjta KLGJ, me urdhër politik, u kujtohet kur firmosi me Delinën kjo për t’u grabitur taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë. E mbani mend besoj, ishte Llagami që firmosi me Delina Ficon.

Dhe ishte Sali Berisha që denoncoi atë ditë, pavarësisht se në prani të kujt u firmos marrëveshja, si një akt madhor korruptiv. Po u plaçkisnin taksapaguesve amerikanë 10 milionë dollarë merrte tani Delina e Çuçit tani. Në nëntor, KLGJ u thotë deputetëve se nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në vitin 1996. Në dhjetor të vitit 2023, kërkesës së avoketërve të mi për dorëheqje meqë ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996, ajo përgjigjet se nuk pranon të japë dorëheqjen pasi ishte shkarkuar me vendim kolegjial. Tani pranon se është shkarkuar, por thotë se ishte vendim kolegjial.

Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia, por këto Altin Troplini dhe qeveria nuk i morën parasysh, por morën parasysh deklaratat e avoketërve të saj, dy famëzi të botës së vjetër Beqiri-Çupi dhe medieve të PS-së, sipas të cilave, shkrimi i gazetës greke Ta Nea ishte porositur nga Tirana. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr një deklaratë tani në mbrojtje të Irena Gjokës, të një krimineleje, të një mashtruese, të një ordinere që mbante detyrën në shkelje flagrante të të gjitha ligjeve të shtetit.", tha Berisha. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 01/09/2025 14:23

    Salih, Akoma gjalle ti ne kete moshe? Fillo te luash domino, se per gje tjeter sje. Boll i vure flaken ketij vendi per 30 vjet. Boll spiunove, arrestove e burgose njeres per me shume se 40 vjet. Shko shijo vitet e fundit qe te kane ngelur duke ngritur grushtin lart e lexuar Titistet dhe veprat e babait tend shpirteror Shoku Dulle.

    Përgjigju
  • beni: 01/09/2025 13:54

    TI DO VARUR MOR QEN PER KRIMET QE KE BERE... .ARRESTIMI PER TY ESHTE KAVALISHENCE.....

    Përgjigju
  • halili sheef: 01/09/2025 12:04

    O Sali ,gardist i vjeter.Ate nongraten e Amerikes mbaje si medalje mor burre se si duket ketej nga Shqiperia nuk te japin medalje keta.Ehuuu keta presin ishalla vdes.Pr fat te keq keshtu eshte ske ç'ben

    Përgjigju
  • Xhon: 01/09/2025 11:11

    mos u lodh kot me blinken dhe soros sepse sado qe servilosesh me shprese se trumpi do merret me hallin tat,vetem sa ja shpif shqiptareve duke u legenosur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?