Jamarbër Malltezi dhe kullat në ish-kompleksin Partizani
Në GJKKO po mbahet seanca për aferën Partizani, ku edhe Jamarbër Malltezi ka kërkuar që e gjithë aktakuza të hidhet poshtë. Gjatë seancës, Malltezi pati debate me gjyqtaren Elsa Ulliri. Dhëndri i Sali Berishës po vijonte me akuza në sallën e gjyqit të GJKKO, ku pretendon se kallëzimi i Taulant Ballës për aferën Partizani ishte i rremë, por gjyqtarja i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se këto akuza nuk kanë të bëjnë me kërkesat paraprake.
Malltezi: Kërkoj mediat në sallë të filmojnë të gjithë procesin. Në Shqipëri vettingu u krye nga motra e Ballukut, ndërsa kreu i ILD është vëllai i ministres së Ramës. Është proces penal i stisur nga Taulant Balla. Kjo nuk është shpifja e parë e Taulant Ballës. Kallëzimi i z. Balla ishte dukshëm i rremë.
Gjyqtarja: Këto nuk janë kërkesa paraprake
Malltezi: Aty janë 30 falsifikime. Unë kërkoj që e gjithë aktakuza të hidhet poshtë dhe të dërgohen për ndjekje penale personat përgjegjës.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Berisha, Malltezi, Begeja e Pustina kërkojnë pavlefshmëri të akteve! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist! Seanca e radhës më 29 shtator (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al