Kronikë

Afera Partizani/ Berisha s'shkon në gjyq, avokati kërkon pavlefshmëri të akteve për marrjen të pandehur! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist (VIDEO)

15 Shtator, 07:48| Përditesimi: 15 Shtator, 13:27

  • Share

TIRANË- Në GJKKO nisi seanca e parë në themel për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Mallatezi dhe 3 të tjerë. Vetë Berisha nuk u paraqiot në gjyq, por nga SPAK ku zbatoi masën detyrim paraqitjeje tha se procesi ka nisur mbi një bazë antiligjore ndërsa në mbrojtje mori dhëndrin për të cilin tha se nuk e ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.

“Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori”, tha Berisha.

Seanca nisi në orën 10:45 dhe po vijon akoma, ku i pranishëm është vetëm Malltezi, ndërsa të pandehurit e tjerë përfaqësohen nga avokatët. Në nisje të seancës kryetarja e trupit gjykues, Elsa Ulliri relatoi vendimin e gjyqtarit Erjon Çela që rrëzoi kërkesën për përjashtimin e trupës gjykuese të bërë nga avokatët e Sali Berishës.

Report Tv ndoqi nga afër seancën me gazetaren Keti Banushi, e cila raporton se avokati i Berishës kërkoi pavlefshmëri absolute të akteve për marrjen të pandehur dhe njoftimin e akuzës për ish-kryeministrin. Në sallë, avokati Gjokutaj hodhi akuza se ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën.

"Prokuroria ka tejkaluar kompetencat e saj kushtetuese në ngritjen e akuzës duke u bazuar në opinione. Ambasadorja Kim ka ushtruar presion në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën", tha avokati Genc Gjokutaj.

Të njëjtën kërkesë bëri dhe Klodjana Gjyzari, mbrojtësja tjetër e Berishës, duke kërkuar kërkoi pavlefshmëri të vendimeve të marra nga gjyqtarja e hetimit paraprak, Irena Gjoka.

“Mandati i Irena Gjokës duhet të kishte mbaruar që në vitin 2016. Irena Gjoka ka qenë e dënuar me vendim të formës së prerë. Jemi vënë në dijeni që dokumenti që ne kemi dorëzuar, është vlerësuar autentik nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo tregon që vendimi ndaj Irena Gjokës është i vërtetë”, tha Gjyzari.

Nga ana tjetër, Berisha u paraqit në orën 10:00 në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje, nga ku sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani. Këtë të fundit e quajti ‘puçist’ dhe tha se tashmë do të largohet nga SPAK, pasi mandati i mbaroi.

“Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi. Dhe ai do përballet me ligjin. E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.", tha Berisha. 

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u zvarrit për 7 muaj në seancë paraprake. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

Lajm në përditësim...

Ora 13:25
Afera Partizani/ Malltezi në GJKKO: Kallëzimi i Ballës i rremë! Gjyqtarja i tërheq vëmendjen: Këto nuk janë kërkesa paraprake

Jamarbër Malltezi dhe kullat në ish-kompleksin Partizani

Në GJKKO po mbahet seanca për aferën Partizani, ku edhe Jamarbër Malltezi ka kërkuar që e gjithë aktakuza të hidhet poshtë. Gjatë seancës, Malltezi pati debate me gjyqtaren Elsa Ulliri. Dhëndri i Sali Berishës po vijonte me akuza në sallën e gjyqit të GJKKO, ku pretendon se kallëzimi i Taulant Ballës për aferën Partizani ishte i rremë, por gjyqtarja i tërhoqi vëmendjen duke i thënë se këto akuza nuk kanë të bëjnë me kërkesat paraprake.

Malltezi: Kërkoj mediat në sallë të filmojnë të gjithë procesin. Në Shqipëri vettingu u krye nga motra e Ballukut, ndërsa kreu i ILD është vëllai i ministres së Ramës. Është proces penal i stisur nga Taulant Balla. Kjo nuk është shpifja e parë e Taulant Ballës. Kallëzimi i z. Balla ishte dukshëm i rremë.

Gjyqtarja: Këto nuk janë kërkesa paraprake

Malltezi: Aty janë 30 falsifikime. Unë kërkoj që e gjithë aktakuza të hidhet poshtë dhe të dërgohen për ndjekje penale personat përgjegjës.

Ora 12:43
Afera ‘Partizani’, avokati i Malltezit: Kërkojmë shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit! Nuk ka akuza të bazuara dhe në prova dhe në ligj

Jamarbër Malltezi

Pas avokatit të Berishës, Genc Gjokutaj, gjithashtu dhe avokati mbrojtës i Jamarbër Malltezit, Klodian Skënderi ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit duke i konsideruar si të pabazuara në ligj.

“Nuk ka akuzë të bazuar në prova dhe në ligj. Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të akteve të hetimit paraprak të gjyqtares Irena Gjoka”, ka thënë në seancë avokati Klodian Skënderi.

Ora 11:26
Gjyqi për aferën ‘Partizani’, avokati Gjokutaj: Prokuroria po përdor dy standarde! Ish-ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për ndjekjen penale të Berishës

Avokati Genc Gjokuaj

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokuaj i ka kërkuar trupës gjykuese të GJKKO-së shpalljen të pavlefshme të akteve të ndërmarra deri më tani si dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish-kryeministrit.

Ndër të tjera, ai ka përmendur dhe ish-ambasdoren Yuri Kim, për të cilën thotë se ka ushtruar në SPAK për të ndjekur penalisht Berishën.

“Nga të dhënat e njoftimit nga SPAK, konstatohet se Berisha në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete, duke marrë akte ligjore dhe nënligjore me qëllim përfitimin e familjeve pronare, ku përfitues ishte edhe Jamarbër Malltezi. Prokuroria ka tejkaluar kompetencën e saj kushtetuese, duke u bazuar në opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në përputhje me ligjin.

Prokuroria përdor dy standarde, për Sali Berishën vendos masë sigurie ndërsa për bazën detare të Limionit dhe për Teatrin nuk ka masë sigurie. Ambasadorja Yuri Kim ka ushtruar presion në SPAK për te ndjekur penalisht Berishën”, ka thënë Gjokutaj në seancë.

Ora 11:09
Berisha nuk shkon në gjyqin e aferës Partizani dhe mbron dhëndrin: Nuk e ka shkelur ligjin, s‘ka qenë funksionar publik

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk po merr pjesë në seancën e parë të themelit në GJKKO për aferën partizani. Por nga SPAK, ku paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Berisha komentoi këtë proces, duke thënë se po fillon mbi një bazë jashtëligjore.

Po ashtu Berisha mori në mbrojtje dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi duke thënë se nuk ka shkelur ligjin, pasi nuk ka qenë funksionar publik.

“Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik. Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori.

Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë. Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse. Tani gjykojeni vetë mbi ç’bazë fillon procesi sot. Fillon mbi një bazë jashtëligjore”, tha Berisha.

Për arsyen se përse nuk u paraqit në gjyq, Berisha dha këtë përgjigje.

“Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit. Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im... Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj”, tha Berisha.

Ora 11:01
Berisha i lë sërish mesazh Dumanit në SPAK: Puçist, kërkon të përdhosë kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha, duke folur pas daljes nga SPAK, bëri me dije edhe mesazhin që i ka lënë Altin Dumanit, sikurse vepron çdo herë sa herë duhet të shkojë në Prokurori në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje'.

“Altin Dumanit, autorit të krimeve të rënda kushtetuese, amnistisë elektorale të krimit elektoral, gjumit mbi dosjet e krimit, puçist që kërkoi të përdhosë Kushtetutën për të zgjatur mandatin e tij të krimit, e siguroj se ligji dhe Kushtetuta do të zbatohen dhe se ai do marrë përgjigjen e merituar ligjore për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale.”, tha Berisha.

Mesazhi i Berishës
Ora 10:51
Seanca për dosjen ‘Partizani’, Vetëm Jamarbër Malltezi shkon në gjykatë! Avokati Berishës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së akteve gjyqësore

Në seancën e radhës në GJKKO që po zhvillohet për dosjen “Partizani”, nga të pandehurit është paraqitur fizikisht vetëm Jamarbër Malltezi, ndërkohë Sali Berisha, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, janë përfaqësuar vetëm nga avokatët.

Avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj, ka paraqitur përpara trupës gjykuese kërkesat paraprake ndërsa ka kërkuar pavlefshmëri të akteve për marrjen si të pandehur të Berishës si dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Ora 10:43
Berisha: Altin Troplini mori përgjigjen përfundimtare nga SHBA, mandati i mbaroi! Do ikë si puçist

 

Nga SPAK, ku u paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin duke thënë se do të largohet nga SPAK si puçist. Berisha thotë se Dumani mori përgjigjen përfundimtare nga DASH, ndërsa tha se mandati i përfundoi dhe Dumani duhet të heqë dorë nga përpjekja për ta zgjatur.

“Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.

Dhe ai do përballet me ligjin. E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente. Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër. Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.

Lajmi kryesor ishte, mandati yt përfundoi dhe hiq dorë nga çdo përpjekje për të zgjatur dhe përdhosur kushtetutën. Ka patur një qëndrim zyrtar tjetër, 8 muaj më parë. Ka patur qëndrim tjetër dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe. Ky ndryshim i administratës së re, është një ndryshim që rrit shpresën se këtu mund të luftonte krimi dhe kartelet”, tha Berisha.

Ora 10:22
Berisha shfrenon fantazinë: Dumani po shkulte leshrat, po qante sepse përpjekjet e tij puçiste për të zgjatur mandatin u bënë pluhur (VIDEO)

 

Sali Berisha pasi u paraqit në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, hodhi akuza dhe slmoi kryeprokurorin Altin Dumani. Berisha e quajti kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave. 

Madje Berisha shkoi edhe më tej me fantazinë e tij, duke thënë se në SPAK e gjeti Altin Dumanin duke qarë e duke ulëritur pasi përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin në krye të SPAK, u bënë pluhur. 

"Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën. Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës. Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro", tha Berisha. 

Ora 10:13
Në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, Sali Berisha paraqitet në SPAK

 

Ish-kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Sali Berisha gjithashtu është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE [ LEKA ]: 15/09/2025 11:28

    O çfar bēhet nē Albanistanin e Evropēs talebanēt gjykatēs shqiptar bējn çudira. Sali bajga ka mbi vete me qindra krime , vjedhje, vrasje, shkatrrime pa fund e ky bastard bredh i lir e vazhdon nē politik e bēn dhe karshillik. Pty taleban flliqsira gjykatēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?