Sali Berisha pasi u paraqit në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, hodhi akuza dhe slmoi kryeprokurorin Altin Dumani. Berisha e quajti kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave.
Madje Berisha shkoi edhe më tej me fantazinë e tij, duke thënë se në SPAK e gjeti Altin Dumanin duke qarë e duke ulëritur pasi përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin në krye të SPAK, u bënë pluhur.
"Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste antikushtetuese për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën. Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës. Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Afera Partizani/ Berisha, Malltezi, Begeja e Pustina kërkojnë pavlefshmëri të akteve! Kreu i PD sulmon Dumanin: Do ikë si puçist! Seanca e radhës më 29 shtator (VIDEO)
SI.E./I.M/ReportTv.al
