Kronikë

Afera 'Partizani'/ Zvarritja 'fiton' edhe 5 ditë, një tjetër avokat i sëmurë, por GJKKO e zëvendëson! Shtyhet seanca, më 23 prill pritet vendimi nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim

18 Prill, 07:16| Përditesimi: 18 Prill, 15:46

  • Share

TIRANË- Vendimmarrja e gjyqtarit të seancës paraprake për dosjen “Partizani” edhe në seancën e kësaj të premteje nuk ishte e mundur. Me një tjetër raport mjekësor, këtë herë të avokatit Luan Hasneziri, mbrojtës i kompanisë “Homeplan”, të pandehurit kërkuan që seanca të mos zhvillohej, por kjo nuk u pranua nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ajo vendosi zëvendësimin e z. Hasneziri me një avokat kryesisht, Pranvera Daci, në prani të së cilës u bënë qëndrimet e prokurorëve dhe prapësimet e mbrojtësve të tjerë.

Vetëm për prapësimet e ‘Homeplan’ do të pritet avokat Haznesiri dhe për këtë është përcaktuar seanca e 23 prillit ora 13:00, e cila pritet që vërtet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja të mund të tërhiqet për një vendim.

“Ne e ritheksuam edhe njëherë mungesën e faktit penal, shkak për të cilën kemi kërkuar pushimin e çështjes, por pjesa tjetër e mbrojtjes tonë e të gjithë subjekteve në këtë proces ishin pavlefshmëri. Pavlefshmëri e të gjitha akteve të cilat janë marrë në shkelje të ligjit procedural penal. Ky është një manual shkeljesh. Kjo dosje në të cilën gjen akte të pakomunikuara, ekspertë  të palicensuar, firma të falsifikuara të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Deri tani nuk kemi të bëjmë me gjykimin kemi të bëjmë se në seancë paraprake ne nuk mund të thërasim dëshmitarë ”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Seanca e 23 prillit do të shënonte plot 6 muaj, që nga mbajtja e seancës së parë paraprake, e mbajtur 24 tetorin e vitit të kaluar. Për shtyrje të vazhdueshme janë bërë makinacione të ndryshme, me mungesa avokatësh apo edhe lexime të qindra faqeve në seanca.

Në tyre herët e fundit, ka qenë avokati Sokol Hazizaj që mungoi me justifikimin se ishte në gjyq tjetër, ndërsa dy herë të tjera avokatët, një i Malltezit e më tej i të pandehurit Xhimi Begeja paraqitën raporte mjekësore si të sëmurë. Shtyrja për muaj të tërë i seancave paraprake në çështje të caktuara u tha me shqetësim edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili në raportimin para KLP deklaroi se kur ligji thotë një muaj, ka dosje që zvarriten 6 apo edhe 9 muaj. Të pandehur në aferën Partizani janë ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i ti, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Dërgimi në gjyq i dosjes do të ishte përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Berisha ndodhet në masë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij Malltezi po hetohet në arrest shtëpie , i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan', si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Dosja 'Partizani', të pandehurit:
-Sali Berisha, ish kryeministër – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
-Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish-kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
-Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
-Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
-Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash' 

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E DREJTA: 19/04/2025 11:14

    PO KETO BANDITE NUK E NJOHIN TURPIN DHE NUK KANE AS BURRENI

    Përgjigju
  • 313: 18/04/2025 16:02

    athere une si kryeminister cmendem bashk me keshillin e ministrave edhe bej nje ligj qe te perfitoj vellai im. ku dreqin jan instancat me te larta qe te me ndaloj mua sepse une u cmenda? kjo ceshtje fatkeqesisht eshte ne favor te zotit berisha.

    Përgjigju
  • goshi: 18/04/2025 14:58

    Këto që po bën gjykata janë skandaloze,kriminelët po përfitojnë nga këto shtyrje sepse një gjë të tillë e bëri dhe Lul Basha kur vodhi 250 mil.euro dhe shpëtoi pa lagur.

    Përgjigju
  • Vlora: 18/04/2025 14:28

    Kur gjyqtaret e shkarkuar nga vetingu behen avokat. Krejt normale eshte terhqja zvarr e gjykimit.

    Përgjigju
  • Tangul Kaleshi: 18/04/2025 14:22

    SALI BAJGA SA TĒ JET GJALL DO TA QELBI SHQIPRIN ERA MUUUTTT.

    Përgjigju
  • Puka: 18/04/2025 14:07

    Një gjë është e sigurt që kështu do të vazhdoj deri sa t'i vijë vdekja natyrale Z. Berisha! Shqipëria nuk bëhet kurrë!

    Përgjigju
  • luan: 18/04/2025 09:33

    Po vazhdon avazi tërhiq e mos e këput,Sali non grata është gangster mafioz vrasës dhe hajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?