Analisti Paltor Nesturi ka komentuar në Report Tv vendimet e GJJKO për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa Berisha refuzon të shkojë në GJKKo për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, Nesturi thotë se sheh një lloj frike tek Berisha.
Madje propozimin e Berishës që bën thirrje për të votuar në Kuvend heqjen e imunitetit, Nesturi e sheh si një përpjekje të tij për të arritur një marrëveshje politike me Ramën që të shpëtojë veten. Por ai thekson se tashmë kjo çështje nuk është në dorën e tyre, pasi kemi të bëjmë me institucione drejtësie që po godasin nga dy anët.
“Ka 50 vjet në politikë, ka qenë drejtues i shtetit, kryeministër, njeriu më influent, përpiqet të shmanget nga ligji dhe t’i bëjë sfidë ligjit. Berisha kërkon që ta drejtoj sulmin ndaj SPAK si diçka që është e drejtuar nga Rama. Duke i bërë bashkë si togfjalësh Rama dhe SPAK, kërkon që gjithçka të drejtohet politikisht. Kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë pis SPAK ndërkohë që Berisha e di që këtë nuk e ka nga Rama. Drejtësia nuk di që je kryetar, ish-kryeministër dhe s’do t’ia dijë për aspekte të tjera. Kjo është një mbrojtje e lodhur. Shoh edhe një lloj frike. Nga njëra anë patëm deklarata për thellim të aksionit opozitar, protesta. Ishte edhe propozimi që i bënte thirrje Ramës për të votuar propozimin e tij të viti 2012. Shmangie për të vajtur sërish tek produkti i marrëveshjeve politike. Mënyra e vetme që Berisha të marrë oksigjen, përmes një marrëveshje politike, ndryshimeve ligjore e kushtetuese, të shpëtojë veten. Por ujërat kanë rrjedhur ndryshe. Është një situatë që shkon tej Berishës dhe Ramës. Kemi të bëjmë me institucione që kanë marrë rrugën dhe po i dhembin krahët të gjitha palëve”, tha Nesturi.
Lajmi kryesor:
Berisha refuzon të shkojë në GJKKO, Ngjela për ‘Pa Protokoll’: SPAK mund ta marrë me forcë! Nesturi: Ka frikë nga drejtësia! Boçi i Rithemelimit: Ngrihemi në protesta
SI.E.//ReportTv.al