Berisha refuzon të shkojë në GJKKO, Ngjela për ‘Pa Protokoll’: SPAK mund ta marrë me forcë! Nesturi: Ka frikë nga drejtësia! Boçi i Rithemelimit: Ngrihemi në protesta

27 Tetor 2023, 21:45| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 07:46

  • Share

TIRANË- Sali Berisha refuzon të shkojë në GJKKO dy herë në muaj në GJKKO, për masën detyrim paraqitjeje që i është vendosur për çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit. Avokati Spartak Ngjela thotë për Report Tv se nëse Berisha refuzon të shkojë, SPAK mund ta shoqërojë edhe me forcë. Në emision ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, avokati Ngjela thotë se procedurat që po ndjek Berisha janë të gabuara.

“Procedurat janë të gabuara. Proceduralisht vetë e kanë bërë ligjin. Ia hoqën të drejtën imunitetit, ja kanë lënë parlamentarit vetëm në arrest. Kur i bien në kokë. Fakti që nuk është arrestuar nuk është e rëndë, është vetëm në proces. Të paraqitet. SPAK e kanë ndërtuar vetë të tërë këta. Njeriu nën akuzë nuk është shumë i qetë, ka shqetësim psikik. Nëse s’do paraqitet ata mund ta marrin edhe forcërisht. Unë them se cilat janë momentet ligjore, do i bëjë apo jo SPAK nuk e di”, tha Ngjela për Report Tv.

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar se do ngrihen në protesta kundër këtij qëllimi arbitar që sipas tij synon eliminimin e opozitës dhe pluralizmit në vendin tonë.

“Rezoluta ka një parashtrim të situatës së demokracisë, të mënyrës se si vepron mazhoranca. Historisë për të eliminuar PD.  Një betejë shumë e fortë, duke vazhduar me procesin e bashkimit dhe një organizim proteste në të gjitha nivelet duke shkuar pjesa drejtuese në bazë. Një aksion i fortë politik ndaj kësaj historie, qëndrimi arbitrar për të eliminuar jo vetëm PD por edhe pluralizmin në Shqipëri”, tha Boçi.

Gazetari Bledi Koka ka zbuluar edhe hapat që do ndjekë Berisha, ku thotë se do ankimohet masa e sigurisë në Apelin e GJKKO dhe më pas do të ndiqen të gjitha hapat deri në Strasburg.

“Do e çojmë në Gjykatën e Lartë, pastaj në Kushtetuese. Pastaj do çohet në Strasburg. Ka disa shkallë. Kjo tregon se si do vijohet procesi. Ka disa që duan ta dënojnë, por sistemi gjyqësor i njeh disa hapa që duhen parë me qetësi. Sapo të zbardhet do ankimohet”, tha Koka.

Avokati Arbër Hoxha sqaroi se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga ana e SPAK për procedurën që ka ndjekur ndaj deputetit Berisha për çështjen e Partizanit, ndërsa analisti Plator Nesturi u shpreh se ish-kryeministri ka frikë të përballet me drejtësinë.

Ora 21:58
Afera ‘Partizani’, Nesturi në ‘Pa Protokoll’: Berisha ka frikë, po përpiqet të arrijë një marrëveshje politike për të shpëtuar veten

 

Analisti Paltor Nesturi ka komentuar në Report Tv vendimet e GJJKO për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ndërsa Berisha refuzon të shkojë në GJKKo për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, Nesturi thotë se sheh një lloj frike tek Berisha.

Madje propozimin e Berishës që bën thirrje për të votuar në Kuvend heqjen e imunitetit, Nesturi e sheh si një përpjekje të tij për të arritur një marrëveshje politike me Ramën që të shpëtojë veten. Por ai thekson se tashmë kjo çështje nuk është në dorën e tyre, pasi kemi të bëjmë me institucione drejtësie që po godasin nga dy anët.

“Ka 50 vjet në politikë, ka qenë drejtues i shtetit, kryeministër, njeriu më influent, përpiqet të shmanget nga ligji dhe t’i bëjë sfidë ligjit. Berisha kërkon që ta drejtoj sulmin ndaj SPAK si diçka që është e drejtuar nga Rama. Duke i bërë bashkë si togfjalësh Rama dhe SPAK, kërkon që gjithçka të drejtohet politikisht. Kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë pis SPAK ndërkohë që Berisha e di që këtë nuk e ka nga Rama. Drejtësia nuk di që je kryetar, ish-kryeministër dhe s’do t’ia dijë për aspekte të tjera. Kjo është një mbrojtje e lodhur. Shoh edhe një lloj frike. Nga njëra anë patëm deklarata për thellim të aksionit opozitar, protesta. Ishte edhe propozimi që i bënte thirrje Ramës për të votuar propozimin e tij të viti 2012. Shmangie për të vajtur sërish tek produkti i marrëveshjeve politike. Mënyra e vetme që Berisha të marrë oksigjen, përmes një marrëveshje politike, ndryshimeve ligjore e kushtetuese, të shpëtojë veten. Por ujërat kanë rrjedhur ndryshe. Është një situatë që shkon tej Berishës dhe Ramës. Kemi të bëjmë me institucione që kanë marrë rrugën dhe po i dhembin krahët të gjitha palëve”, tha Nesturi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 28/10/2023 09:07

    Ngrihun se ne dote vime me nallane dhe buke mosri.pirdhuni.

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2023 06:32

    Do ngrihen ne protesta bashkautoret ne krimet e Berishes Boci dhe te tjeret do shkojn kunder me drejtesin shqiptare per te zhdukur dhe gjurmet e tyre ne vjedhjet e pa llogaritshme qe kane bere!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?