Kronikë

Dosja ‘Partizani’, përpjekjet e Berishës për t’i shpëtuar gjykimit, Doçi: Shpreson të fitojë më 11 maj dhe t’i bëjë presion drejtësisë! Gjyqtarja Davidhi ishte ajo që i hoqi ‘arrestin në shtëpi’

24 Prill, 18:59| Përditesimi: 24 Prill, 19:17

  • Share

Edhe 12 ditë të tjera e ka shtyrë vendimmarrjen për dosjen e aferës "Partizani" gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke vazhduar kështu zvarritjen sipas planit të Berishës dhe të pandehurve të tjerë.

Të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, gazetari Adriatik Doçi dhe avokati Edmond Petraj "zbërthyen" arsyet pse Berisha po përpiqet të largojë në maksimum ditën e gjykimit.

Gazetari Doçi tha kreu i Partisë Demokratike ka si synim të shtyjë vendimarrjen pas 11 majit, me shpresën që do të rikthehet në pushtet dhe do mund të ushtrojë presion mbi drejtësinë.

“Kjo është një ndër dosjet më të rëndësishme dhe përfaqësuese për misionin e SPAK-ut për shembejn e murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Është një nga dosjet më serioze dhe të kopsitura sa i takon hetimit dhe mbledhjes së fakteve dhe provave për të provuar veprat penale që dyshohet se kanë kryer Sali Berisha me dhëndrin e tij. Duke parë kopsitjen e kësaj dosje që është shumë e vështirë nga ana e gjykatës për të gjetur të çara për ta rikthyer për hetime të mëtejshme, ka një strategji banale dhe diskretituese edhe për figurën e Sali Berishës së meqenëse miti I tij si i pakuptuar ra pas zbulimit të pasurive, po bjen edhe miti i tij si një politikan që përballet si të thuash. Është duke përdorur të njëjtat taktika dhe manovra proceduriale, siç kanë përdorur disa figura të krimit të organizuar që kanë shtyrë me vite përballjen me gjykatën. Qëllimi është që meqenëse nuk kanë shpresë që kjo dosje mund të zhbëhet nga gjykata ose mund të prapësohet për hetime të mëtejshme, synohet të shtyhet vendimarrja pas 11 majit me shpresën dhe iluzionin se mund të jenë në rrethana më të favorshme pas për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, me qëllim për t’i shpëtuar gjykimit për këtë aferë korruptive”,-tha Doçi.

Avokati Petraj tha se në këtë rast ka parregullësi në aspektin procedurial nga vetë gjykata.

“Edhe ligjërisht nuk jemi në rregull aty sepse ka një aspekt procedurial që vetë gjyqtari nuk e ka ndjekur taktikën e mbajtjes në sfond të një avokati kryesisht, normalisht seancat do të shtyhen. Ajo që po shikoj unë dhe që është e tillë është sepse disa personazhe që kanë masë sigurie të caktuar, mendoj që atë që nuk arritën ta fitojmë në pjesën e kërkimeve, ankimeve, që bënë në shkallën e parë, në apel apo në gjykatën e lartë për zëvendësimin dhe heqjen e masës, me një fjalë mendoj që duke kaluar afatet e kësaj situate, shuhet edhe masa. Kjo është dosje më tepër politike që ta zgjasin sa më shumë. Çdo shtyrje ka një shkak të arsyeshëm dhe ajo që unë shikoj në këtë situatë është se dosja është klasifikuar si goditje politike dhe kjo pjesë e politikës, pra vetë Berisha e klasifikon politike. Ai po e përdor për konsum të vet. Gjykata në këtë rast duhet të kishte mbajtur në sfond të caktuar një avokat kryesisht për çdo kënd që është person i thirrur i pandehur në seancë”,-tha Petraj.

Avokati i Berishës kërkoi sot përjashtimin e gjyqtares Davidhi me argumentin se është e njëanshme, ndërkohë që Davidhi është ajo që e liroi nga arresti i shtëpisë fund nëntorin e kaluar.

“Avokati nga ana ligjore ka shumë të drejtë sepse ne kemi parë në procese të ngjashme që edhe figurat e krimit të organizuar për shkak të këtyre manovrave për të shtyrë hetimet ose kalimin e dosjes për gjykim, kanë përfituar nga afatet, kanë djegur afatet e paraburgimit dhe është detyruar prokuroria dhe gjykata që t’i nxjerrin në gjendje të lirë. Për t’u ndalur te gjyqtarja duhet të theksojmë për publikun që deri më sot nuk janë ngritur fakte ose dyshime që mund të kompromentojnë figurën e gjyqtares, por nga ana tjetër kemi të bëjmë me një gjyqtare e cila ka shuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Sali Berishën dhe për këtë vendim është vlerësuar nga Sali Berisha dhe rrethi i tij mediatik, dhe ky vendim është rrëzuar dhe korrigjuar nga gjykata e apelit. Është gjetur një vendim jo i ligjshëm në raport me rrethanat dhe gjykata e apelit vendosi për një masë tjetër sigurie. Jo vetëm që ka marrë një vendim në favor të Sali Berishës që hedh poshtë pretendimet e ngritura sot për një anshmëri të gjyqtares, por kjo gjyqtare për të cilën po e theksoj se nuk ka asnjë dyshim që mund të jetë e korruptuar, megjithatë kjo gjyqtare ka vendosur të shpallë grup të strukturuar criminal ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe praktikisht ka shpallur grup të strukturuar criminal një pjesë të qeverisë Rama”,-tha Doçi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?