Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Afera “Partizani”/ Procedura dhe hapat që ndiqen pas mbylljes së hetimeve: Seancë paraprake, gjyqtar me short dhe 3 vendimet e pritshme

23 Shtator, 11:44| Përditesimi: 23 Shtator, 11:48

  • Share

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të pandehur për dosjen 'Partizani'

Dosja “Partizani” do i kalojë Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e akteve të dosjes në seancë paraprake, ku do vendoset nëse çështja do kalojë për gjykim apo do t’i kthehet përsëri SPAK-ut për hetime të mëtejshme, ose të pushohet sipas procedurave që parashikon edhe Kodi Penal.

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se i ka mbaruar hetimet, u ka komunikuar akuzat të pandehurve, ish-kryeministrit Sali berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesve Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noteres Andia Pustina.

Sipas procedurave penale, pasi të hidhet firma dhe të ndahen aktet e dosjes për të pandehurit, materiali shkon në GJKKO. Aty hidhet shorti për gjyqtarin që do marrë çështjen për shqyrtim dhe do vlerësojë se si janë kryer hetimet nga SPAK dhe nëse ka parregullsi apo nevoja për plotësim.

Nuk do të jetë më gjyqtarja Irena Gjoka, ajo që e ka pasur dosjen deri tani, sepse kështu e parashikon procedura penale. Ajo për mëse një vit ka pasur dosjen e masave të sigurisë dhe akteve paraprake, duke lënë në arrest shtëpiak masat ndaj Berishës dhe Malltezit.

Gazetarja e Re[port TV, Keti Banushi, raporton se gjyqtari për seancën paraprake do të zgjidhet me short elektronik dhe aty vendoset se si do të veprohet. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i çelur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.


Lajmi kryesor:

SPAK mbyll hetimet për 'Partizanin', të mërkurën Berishës dhe Malltezit i jepen aktet e dosjes! Të pandehur dhe Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?