Tirane- Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për dosjen “Partizani”. Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave (25 Shtator), para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces.
Në 11 shtator, SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”. Një ditë me vonë, në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe financieres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin.
Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi u paraqit sot së bashku me avokatin mbrojtës për tu njohur me mbylljen e hetimeve.
Do tu komunikohen akuzat edhe ortakut të Malltezit Xhimi Begeja dhe financieres Andia Pustina.
Afati i fundit i SPAK për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani ishte data 2 tetor. Hetimet për këtë çështje nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga deputeti socialist Taulant Balla.
Në muajin Tetor 2023 SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin dhe mori nën akuzë ish-kryeministrin Sali Berisha, me masën “detyrim paraqitjeje”. Për shkak të thyerjes së masës, më 30 Dhjetor 2023 GJKKO shtrëngoi masën ndaj Berishës, duke e izoluar me “arrest shtëpiak”, ku dhe ndodhet aktualisht. Malltezit iu zbut masa disa ditë pas ndalimit, nga arrest në burg, në atë shtëpiak.
Berisha akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin e Parlamentit për “mosndryshimin e destinacionit të terreneve sportive” dhe se “terrenet sportive nuk privatizohen”, duke ua kthyer ish-pronarëve, mes tyre edhe dhëndri i tij.
Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim të konsiderueshëm të pandehurve nga ky biznes që nisi me paligjshmëri.
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, të pandehur për dosjen 'Partizani'
Dosja “Partizani” do i kalojë Gjykatës së Posaçme për vlerësimin e akteve të dosjes në seancë paraprake, ku do vendoset nëse çështja do kalojë për gjykim apo do t’i kthehet përsëri SPAK-ut për hetime të mëtejshme, ose të pushohet sipas procedurave që parashikon edhe Kodi Penal.
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se i ka mbaruar hetimet, u ka komunikuar akuzat të pandehurve, ish-kryeministrit Sali berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesve Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noteres Andia Pustina.
Sipas procedurave penale, pasi të hidhet firma dhe të ndahen aktet e dosjes për të pandehurit, materiali shkon në GJKKO. Aty hidhet shorti për gjyqtarin që do marrë çështjen për shqyrtim dhe do vlerësojë se si janë kryer hetimet nga SPAK dhe nëse ka parregullsi apo nevoja për plotësim.
Nuk do të jetë më gjyqtarja Irena Gjoka, ajo që e ka pasur dosjen deri tani, sepse kështu e parashikon procedura penale. Ajo për mëse një vit ka pasur dosjen e masave të sigurisë dhe akteve paraprake, duke lënë në arrest shtëpiak masat ndaj Berishës dhe Malltezit.
Gazetarja e Re[port TV, Keti Banushi, raporton se gjyqtari për seancën paraprake do të zgjidhet me short elektronik dhe aty vendoset se si do të veprohet. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i çelur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sot në SPAK me avokatin e tij për të firmosur mbylljen e hetimeve në lidhje me dosjen e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani”
Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Argita Malltezi (Berisha), në konferencë
Argita Malltezi (Berisha), vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, doli sot (23 Shtator) në një konferencë për mediat, pikërisht teksa SPAK njoftonte thirrjen për dorëzimin e akteve të dosjes penale “Partizani” për 5 të pandehurit të mërkurën e 25 Shtatorit, mes tyre bashkëshorti dhe babai i saj.
Teksa Prokuroria i akuzon për aferën “Partizani” dhe do i dërgojë së shpejti pas firmosjes të mërkurën për proces në GJKKO, ajo thotë se aktakuza ndaj babait të saj “është një dekoratë”, pasi ka bërë Vettingun 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjes së tij.
Malltezi u shpreh se ai nuk e ka shkelur kurrë ligjin kur ka ushtruar funksione dhe nuk ka përfituar në asnjë moment.
Sipas saj, “Sali Berisha nuk ka favorizuar Jamarbër Malltezin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani”.
“Aktakuza është dekoratë për Sali Berishën pasi ka bërë Vettingun 30-vjeçar të pasurisë së tij dhe familjarëve të tij dhe nga ky Vetting rezulton se Berisha nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka pasur kurrë përfitim të paligjshëm. Nëse do të kishte pasur do të ishte në gjyq për këto shkelje apo përfitime dhe jo për tokën e gjyshes së Jamarbër Malltezit”, tha ajo.
Teksa më tej shtoi edhe një pretendim për falsifikim në hetime:
“Kjo aktakuzë tregon falsifikimet që janë bërë nga ato që kanë qenë shtyllat kryesore të hetimit. Në radhë të parë në lidhje me pronën nuk kanë mundur të shtyhen në mashtrimin që çoi në arrestin e Berishës dhe Malltezit, se gjoja ka qenë e shpronësuar nga Italia. Ne kemi vënë në dispozicion dokumentet që provonin kthimin e pronës dhe më pas kemi bërë publike dokumentet që lidhen me fletoren zyrtare”.
Fatmir Bektashin duhet ta bejme kryeminister te republikes bektashiane te EdRames.
PërgjigjuDosja 500 faqe e SPAK për Sb familjarisht të KORRUPTUAR është më e madhja për një PUSHTETAR NË BOTË deri SOT në Shek.21.Por lënda në ARREST SHTËPIE e Sb me gjithë DHËNDËRR është MARRZI E GJKKO.Kjo familje është më MAFIOZIA në Shqipëri,Ballkan & më gjërë.Ndaj DASH e shpalli NON GRATA FAMILJARISHT SI ASKUND NË PLANET. Në gjykatë do paraqiten AVOKATËT QAFË-DERRA dhe do kundërshtojnë faktet me URDHËR TË TIRANIT TË VIÇIDOLIT. Gjyqi BERISHIZMIT do zgjasi pafundësisht derisa non grata të DESTABILIZOI VËNDIN NË BASHKËPUNIM ME AGJENTYRAT E HUAJA TË CILAVE U SHËRBEN QË NGA 1970..! Në 34 vite ky personazh ka brë mbi 101 krime që nga vjedhja e ZGJEDHJEVE 1996,09,011,etj me BANDAT MAFIOZE TË ARMATOSURA SI NË ELBASAN 2021..DUKE KRIJUAR SHTET BRËNDA SHTETIT. Pa u eleminuar Sb politikisht nuk ka PD,OPOZITË ALTERNATIVE,STABILITET. Sb nuk njeh QEVERI,DREJTËSI,SHBA,BE,NATO..! • SHIFNI ÇDO MBRËMJE NXJERR NË PENXHERE 2 FLAMUR TË PD..dhe nuk pranon FLAMURIN E KOMBIT,BE,NATO..!! • SHIFNI KUSH DREJTON TV-t e PORTALET E TIJ 99 %.? PËRVEÇ REP.TV QË E SULMON NË 30 VIE..! - ZGJOU POOULL..!
PërgjigjuKjo është farsë për të larguar vëmendjen nga aferat koruptive të kriminelit antishqiptarit Edi Vuçiq Rama që vendin e ka në 313 kjo bëhet me ndihmën edhe të skapit të gazetës shkina .com e kursesi shqiptarja .com
PërgjigjuPo nuk u dėnua SALI SHEQER BAJGA Shqipria do vuaj gjith jetėn. Ky DJALLI zi Sali Bajga duhet tē mari dēnimin e merituar pēr gjith vjedhjet e bēra e pēr gjith krimet e tij.
PërgjigjuPërse nuk vini gishtin në plagë. Nesër do të thuhet, u denua si Nexhmie Hoxha. Sali Berisha ka dy momente kulmore të krimit të tij, vitin 1987 dhe 21 janarin. Për këtë të hetohet, veprat e tjera janë muhabete mbas kosit.
PërgjigjuAsgje ska per te ndodhur. Telenovela berisha malltezi partizani vazhdon akoma. Tmerr tmerr tmerr. Pse nje hajdut elektriciteti ja beni letrat direkte pse nje te piri e fusni direkte ne burg!? Per keto spaska prova a cfare. App drejtesi me dy standarte per ish sovranin e kelyshet e tij? A do behet ky vend more drejtues madheshtor?
Përgjigju