Afera Partizani, Rama: Vendimi i Bashkisë Tiranë vetëm për disa karakatina, jo për klubin! Pas ndryshimeve ligjore të Berishës u zhdukën terrenet sportive dhe u ndërtuan kullat

14 Nëntor 2023, 22:35| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 23:42

  • Share

 

Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Përmes dokumenteve të publikuara fillimisht nga Shqiptarja.com, që u shfaqën në ekranin e Repolitix, Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se leja është dhënë vetëm për disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore nga Sali Berisha u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.

Rama: Njëri thotë kështu (referuar deklaratës së Berishës), unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta.

(Del harta, Rama sqaron hartën). Ja ku është fusha, ja godina ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu.

Me ngjyrë jeshile, pjesë e Klubit Partizani, të cilit iu ndryshuar destinacioni i përdorimit në 2006. Me ngjyrë rozë, gjithë sipërfaqja e Klubit Partizani me praninë e 19 kullave të Jamarbër Malltezit

 

Në katrorin e kuq shënuar me stilolaps pjesa e Klubit Partizani ku është ndërruar destinacioni i përdorimit në 2006 dhe që nuk prek fushat sportive mbi të cilat më vonë u ndërtuan gjithësesi kullat e Jamarbër Malltezit

 


Lajmi kryesor:

Rama në ‘Repolitix’ në Report Tv: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re! Beleri? Greqia nuk ka mundësi të na bllokojë në BE


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?