Rama në ‘Repolitix’ në Report Tv: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re! Beleri? Greqia nuk ka mundësi të na bllokojë në BE

14 Nëntor 2023, 07:18| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 00:24

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte sot (14 nentor) në një intervistë ekskluzive për Repolitix në Report Tv ku komentoi zhvillimet më të rëndësishme në vend.

Për Kryeministrin Rama sot nga gjykatë supreme evropiane  mbërriti zhvillimi më i rëndësishëm, që është vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin.

"“Rrëzoi procesin që është bërë në Shqipëri. I ka hapur rrugë atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Një gjykatë supreme evropiane ka thënë se është përdorur një forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria më 21 janar. Vendimi i Gjykatës thotë se edhe autoritetet qeveritare e kanë pranuar. E kanë thënë publikisht ‘plumbin ballit’. Kjo fjali nuk mund të kalojë si një plumb në drejtim të paditur” tha Rama në  Repolitix në Report Tv

Në intervistën re para pas një kohë të gjatë para një paneli gazetarësh, Rama tha se për 21 janarin tashmë është koha që të vendosë drejtësia e re, duke nënkuptuar përgjegjësinë e ish Kryeministrit Berisha.

“21 janari të jetë një arsye shumë e madhe që kjo drejtësia e re. Uroj që 21 janari të mos jetë më vetëm ritual ku shkojmë e vëmë lule kokë ulur përpara familjeve që kërkojnë drejtësi”

U shpreh i pashqetësuar nga kërcënimet e Greqisë se do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian pas rritjes së tensioneve për çështjen Beleri

"Nuk e besoj që do arrijë të na vërë bllokadë. Është proces ky, janë hapa në Bruksel. Deri në dhjetor ka akoma koh  Kam shumë besim që kjo çështje nuk do të bëhet pengesë për Shqipërinë. Ne nuk kemi as fuqi dhe as na shkon mendja të përdorim ndonjë fuqi të pushtetit ekzekutiv për të ndikuar në pushtetin e drejtësisë.  Nëse duan të na bllokojnë, të bllokojnë! "

Përgjigje Sali Berishës i kthen edhe për ish kompleksin Partizani, për të cilin ish kryeministri thotë se edhe Rama e ka firmosur. Kreu i Qeverisë shfrytëzoi hartat e publikuara më parë nga shqiptarja.com për të konfirmuar se firma e tij dha vetëm një pjesë të vogël të lejes.

"Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit"

Për herë të parë, Rama zbulon edhe se si u bindën ndërkombëtarët për Vettingun në Drejtësi, takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në vitin 2014. Zbulon dhe se kishte kërkuar trupë ndërkombëtarëve gjyqtarësh për vettingun.

Unë kërkoja vetingun me trupë ndërkombëtare. U thoja ore do i bëjnë veting kushërinjtë kushërinjve, ne jemi 3 milionë kushërinj. Që 4 persona të mos kenë asnjë njohje me njëri-tjetrin është një gjë shumë e rrallë. Ne na duhet një sistem komplet tjetër që do ta bëjmë me operacion radikal. Dhe kështu u bindën europianët që thanë do përfshihemi, por jo të jemi ne direkt, ne do bëjmë monitorimin. Kur erdhi puna për ta kaluar në kuvend u futën në çadër të gjithë e bënin sikur e kishin me zgjedhjet. Unë kam qenë shumë i prerë, në rast se prishet koalicioni, le të prishet. Tani e hapëm këtë rrugë, patjetër që do ketë gjëra që nuk shkojnë, korrupsioni prek të majtë e të djathtë”- tha Rama.

Thirrjen e kishte të drejtpërdrejtë për drejtësinë

“Drejtësia, majtas e djathtas, t’i nxjerrë ujin e zi!

Duke u ndalur në krizën e brendshme politike, Rama thotë se pikërisht çështjet e drejtësisë janë arsyeja e vërtetë e kaosit të opozitës e cila prej javësh ka bllokuar punimet e Parlamentit.

"Aksion vetëvrasës dhe dihet përse ky aksion ka arritur këtu, nuk ka lidhje me komisionet hetimore"

Kërkesat e opozitës për komisione hetimore, Rama i quan teknika gjobëvënie.

“Parlamenti ka instrumente të tjera para se të shkojë në Komision Hetimor, të bëjë kërkesë, sa kushton charteri i kryeministrit? Merr dokumentin. Për të mos thënë se këto janë teknika gjobë-vënie.”

Edhe nëse opozita do të shkonte në grevë urie, Rama mohon se do të kishte negociata me ta.

“Për çfarë të negociojmë, për bukë e ujë? Nuk rrethohet dhe nuk bllokohet një qeveri e zgjedhur demokratikisht. Kur nuk punon truri edhe trupi të çon në drejtim të paditur, fillon hipën në dritare. Nuk është misioni im të ringre PD-në.

Për herë të parë në një studio televizive shqiptare Rama foli edhe për marrëveshjen me Italinë të firmosur në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Nuk është favor personal por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Zhurma nuk duhet të diktojë vendimmarrjen. Më vjen të vjellë kur ndesh disa që flasin për të zinj, e shkatërrim të racës, brockulla të neveritshme” tha Rama.

Kryeministri bëri të qartë edhe një herë se me këtë veprim Shqipëria sillet si një vend europian që bashkëndan shqetësimin për çështjen e emigrantëve dhe ngre më lart reputacionin e Shqipërisë në tryezat e Europës.

Në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga, përballë kryeministrit Edi Rama ishin edhe Nikollë Lesi, Mentor Kikia dhe Lorenc Vangjeli. 

Ora 23:37
Kurti pranoi draftin evropian për Asociacionin, Rama: Shenjë që Albini po bëhet kryeministër! Kam grua e djalë, pse të shkoj me të në stadium

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Repolitix” në Report Tv ka bërë një koment për “kthesën” e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin. Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.

“Albini ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”, tha Rama në Report Tv.

Pyetje: Pse ka bërë kthesë tani Kurti?

Edi Rama: Nuk është puna ime të bëj analiza të tilla. Kryeministër bëhesh kur bëhesh dhe jo kur zgjidhesh. Ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është shenjë që Albini po bëhet kryeministër.

Pyetje: Do e prisni për të parë ndeshjen e rradhës në ‘Air Albania’?

Edi Rama: Ç'është kjo, unë kam grua dhe fëmijë dhe secili në stadium shkon për qejfin e vet.

Ora 23:28
Buxheti 2024, Rama: Në mesin e vitit të ardhshëm paga mesatare 900 euro! Rritje për mësuesit, mjekët, policët dhe pensionistët

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në ‘Repolitix’ edhe për buxhetin e vitit 2024, në të cilin planifikohet rritje pagash dhe pensionesh.

“Buxheti i 2024 do të ketë një rritje pagash. 400 mln euro do të shkojnë për rritjen e pagave dhe paga mesatare ne Shqipëri në mesin e vitit të ardhshëm do të jetë 900 euro. Do rriten pagat për mësuesit në mënyrë shumë të ndjeshme, për mjekët, infermierët, policët dhe ushtarakët. Ndërsa 250 mln euro të tjera janë vetëm për pensionistët, po ashtu 33% e buxhetit është planifikuar të shpërndahet për shtresat sociale.”-tha Rama në Report Tv. 

Ora 23:26
Rama: Reforma në Drejtësi për 100 vite, s’ka shans ta cënojmë! Progres raporti i KE për Shqipërinë, jashtëzakonisht pozitiv

Jashtëzakonisht pozitiv e ka cilësuar kryeministri Edi Rama progres raportin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë

“S’ka shans që ne ta cënojmë këtë reformë (reformën në Drejtësi) është për 100 vitet e ardhshme. Reforma në Drejtësi dhe ajo që ne do vazhdojmë që të mos devijojë dhe të mos bëjë prapakthehu është kontributi më i madh i PS i këtij shekulli për Shqipërinë. Ne kemi marrë një raport progresi që është jashtëzakonisht pozitiv. Procesi i screening ka qenë i jashtëzakonshëm pozitiv. I lavdërueshëm. Ne i kemi hapur negociatat vazhdojmë punën këtu, na duhet t'i bëjmë gjërat këtu. Në momentin që do jemi një vend që funksionon si shtet i një vendi anëtar Europian... 3 vjet jemi marrë peng nga axhendat e një vendi e një tjetri. Ne e kishim tërheq ligjin e mediave dhe ishte akoma aty. Mbaruan punët e tyre dhe u hapën portat”, tha Rama në emisionin "Repolitix" në Report Tv.

Ora 23:20
Fuqia e SPAK, Rama ironizon opozitën: Nëse këta të penxhereve do të zinin derën e qeverisë, Prokuroria e Posaçme nuk do kishte këtë forcë

 

Kryeminstri Edi Rama ka folur për SPAK duke deklaruar se falë vullnetit të PS, Prokuroria e Posaçme ka këtë forcë. Ai tha se në rast se në qeveri do të ishte opozita aktuale, atëherë, SPAK nuk do të funksiononte njësoj.

“Pse mendoni ju se në rast se do vinin këta të penxhereve dhe do zinin derën e qeverisë, do kishte SPAK-u këtë forcë? Forca që ka SPAK i vjen nga individët, por ka pasur edhe më parë individë të ndershëm por nuk i ka lënë njeri të ngrinin kokën. Kurrë nuk do funksiononte njësoj, se nuk do e linin këta me njëmijë e një poshtërsira siç kanë bërë gjithmonë.

Ky është kontributi më i madh që PS mund t’i jepte Shqipërisë ndër gjenerata. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe detyra jonë është ta bëjmë të pakthyeshme sepse kjo mund të kthehet. Sepse mund të kthejë nëse kthen timoni”- tha Rama.

Ora 23:14
Greqia kërcënon me veto për Belerin, Rama në Report Tv: Nuk besoj se do na vërë bllokadë! Kam besim se kjo çështje s’do bëhet pengesë për Shqipërinë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar këtë të martë në Berlin se shndërrimi i procesit të integrimit të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në konflikte dypalësh është i gabuar, duke dalë kundër këcënimit të Greqisë se do të vendosë veto për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama i pyetur për këtë deklaratë në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se ka besim që kjo çësëhtje nuk do të bëhet pengesë për Shqipërinë. Nëse pala greke do të vendosë bllokadë Rama tha “le ta bëjë”.

Pyetje: A mund të na vërë veto Greqia?

Rama: Çështja është e njohur qartë dhe s’ka vend qartë për të bërë një reagim tjetër. Çështja Beleri është çështje e drejtësisë. Ne nuk kemi as fuqi dhe as na shkon mendja të përdorim ndonjë fuqi të pushtetit ekzekutiv për të ndikuar në pushtetin e drejtësisë. Me sa di unë kërkesa për të bërë betimin është në proces gjyqësor kur të japë vendim gjykata do ta japë dhe do ta shikojmë

Pyetje: Po për kërcënimin e Athinës se do vërë bllokadë a keni një koment?

Rama: Nuk e besoj që do arrijë të na vërë bllokadë. Është proces ky, janë hapa në Bruksel. Deri në dhjetor ka akoma kohë. Kam besim se kjo çështje nuk do bëhet pengesë për Shqipërinë. Ne s’kemi për çfarë të ndryshojmë mendje. Topi nuk është në fushën tonë që ne të shkojmë ta kapim këtë top duhet të shkojmë te fusha ne drejtësisë dhe nuk do ta bëjmë. Çështja është në gjykatë. Nëse gjykata shprehet do të shohim si do vazhdojë. Nëse duan të na bllokojnë le të na bllokojmë.

Ora 23:04
Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Rama: Historik, tha se ka vrarë qeveria! I hap rrugë hetimit për zinxhirin e komandimit! Berisha i pranoi ekzekutimet

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në ‘Repolitix’ edhe për vendimin e sotëm të Gjykatës së Strasburgun për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011.

Rama e quajti këtë si ngjarje të jashtëzakonshme që i hap rrugë hetimit të munguar për zinxhirin e komandimit që dha urdhrin për të qëlluar me armë drejt protestuesve. Ai shtoi se vendimi tregon qartë se në 21 janar të vitit 201, vrau qeveria, duke përmendur edhe shprehjen e Berishës asokohe "plumbin ballit". 

“Një gjë më bën përshtypje mua, sot ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Sot Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë familjes Nikaj dhe faktikisht karrëzuar procesin që është bërë në Shqipëri për 21 janarin. Që do të thotë i ka hapur rrugën atij hetimi të munguar për zinxhirin e komandimit. Sot një gjykatë supreme europiane ka thënë se është përdorur forcë vdekjeprurëse e pajustifikuar. E di çdo të thotë kjo? Dhe ka saktësuar që procesi i bërë duke e lënë këtë punë mbi individë, është një proces që nuk konsiderohet i drejtë. Flet qartësisht për zinxhirin e komandimit. Ka vrarë qeveria në 21 janar. Vendimi thotë se ajo fjalia "plumbin ballit" nuk mund të kalojë si një plumb që shkoi në drejtim të paditur. Unë uroj shumë që 21 janari që për mua është themeli i drejtësisë në Shqipëri, të mos jetë më një ritual që të shkojmë atje e të vëmë lule, ndjehemi të gjithë kokëulur para atyre familjeve që duan drejtësi”- tha Rama.

Ora 22:51
'I kemi pasur kundër ndërkombëtarët për njëmijë e një arsye' Rama: Ja sesi i bindëm amerikanët dhe evropianët për vettingun në drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë në Repolitix sesi arriti të bindte SHBA dhe BE për vettingun në Shqipëri. Ai rrëfeu takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel në vitin 2014.

Mes të tjerash, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se kishte kërkuar trupë gjyqtarësh ndërkombëtarëve për vettingun pasi në Shqipëri, do të ishte e pamundur që personat e përfshirë në proces të mos dilnin të njohur me njëri-tjetrin.

“I kemi pasur kundër ndërkombëtarët për njëmijë e një arsye. E kam diskutuar në takim me kancelaren gjermane në tavolinë në takimin e parë në 2014-ën ku kisha bërë një intervistë që nuk më kishte shkuar mendja se do lexonte intervistën time ku kisha shprehur pakënaqësi për vendimin e Gjermanisë për të mos na dhënë atatusin e vendit kandidat.

Ajo më pa në sy dhe më tha, dakord le të themi se ke të drejtë. Më shih në sy dhe më thuaj, me atë sistem gjyqësor që keni ju, keni shans të futeni në Europë? Unë i them kurrë. I thashë që duhet të na ndihmosh të bëjmë vettingun se mund të bëjmë ligje të bukura, por nëse nuk shkulim nga organizmi korrupsionin.

Unë kërkoja vettingun me trupë ndërkombëtare. U thoja ore do i bëjmë vetting kushërinjtë kushërinjve, ne jemi 3 milionë kushërinj. Që 4 persona të mos kenë asnjë njohje me njëri-tjetrin është një gjë shumë e rrallë. Ne na duhet një sistem komplet tjetër që do ta bëjmë me operacion radikal. Dhe kështu u bindën europianët që thanë do përfshihemi, por jo të jemi ne direkt, ne do bëjmë monitorimin,. Kur erdhi puna për ta kaluar në Kuvend u futën në çadër të gjithë e bënin sikur e kishin me zgjedhjet. Unë kam qenë shumë i prerë, në rast se prishet koalicioni, le të prishet. Se aleati thoshte të vijë flota e 6-të amerikane këtu unë nuk dorëzohem. Tani e hapëm këtë rrugë, patjetër që do ketë gjëra që nuk shkojnë, korrupsioni prek të majtë e të djathtë”- tha Rama.

Ora 22:35
Afera Partizani, Rama: Vendimi i Bashkisë Tiranë vetëm për disa karakatina, jo për klubin! Pas ndryshimeve ligjore të Berishës u zhdukën terrenet sportive dhe u ndërtuan kullat

 

Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Përmes dokumenteve të publikuara fillimisht nga Shqiptarja.com, që u shfaqën në ekranin e Repolitix, Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se leja është dhënë vetëm për disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore nga Sali Berisha u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.

Rama: Njëri thotë kështu (referuar deklaratës së Berishës), unë do them të kundërtën, dakord. Këtu flitet për fakte jo për opinion. Mentori ka opinionin e vetë unë tjetër. Kur flasim për fakt, kjo gërma është X, e kjo y. Njëri thotë x tjetri y. Leja e firmosur nga unë ka një hartë. Leja që erdhi si rezultat i ndryshimit të destinacionit dhe si rezultat i ndryshimit të ligjit për sportin ka një hartë. Nxirrni hartat e ta shohin njerëzit me harta.

(Del harta, Rama sqaron hartën). Ja ku është fusha, ja godina ja dhe fushat e tenisit… Leja e dhënë në atë kohë nga KRT është ajo me të kuqe që ka qenë hyrja djathtas te ish klubi Partizani që kanë qenë disa karakatina. S’ka pasur klub. Ajo është leja. Dhe ja ku e ke jeshile. Kurse leja te pjesa tjetër ka ardhur pasi është ndryshuar ligji. Terrenet sportive janë zhdukur dhe pastaj janë bërë ndërtime. Nuk kam çfarë komentoj më këtu.

Me ngjyrë jeshile, pjesë e Klubit Partizani, të cilit iu ndryshuar destinacioni i përdorimit në 2006. Me ngjyrë rozë, gjithë sipërfaqja e Klubit Partizani me praninë e 19 kullave të Jamarbër Malltezit

 

Në katrorin e kuq shënuar me stilolaps pjesa e Klubit Partizani ku është ndërruar destinacioni i përdorimit në 2006 dhe që nuk prek fushat sportive mbi të cilat më vonë u ndërtuan gjithësesi kullat e Jamarbër Malltezit

 

Ora 22:34
Si do veprojë nëse opozita futet në grevë urie? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

 

Analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar për mundësinë e radikalizimit të aksionit të opozitës, tha se ekziston mundësia e hyrjes në një grevë urie të deputetëve.

I pyetur sesi do të vepronte në rast se opozita do të hynte në grevë urie, kryeministri Rama tha në ‘Repolitix’ se është vendim sovran i dikujt dhe se nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar.

Rama: Greva e urisë është një vendim sovran i dikujt që do të bëjë grevë urie. Ne nuk e ndalojmë dot. Përse të negociojmë? Për bukë apo për ujë?

Denis Minga: Keni qenë edhe ju në grevë urie, nuk kishit të drejta ju atëherë?

Rama: Për çfarë kemi qenë ne në grevë urie? Për diçka që sot as nuk diskutohet, që ne ia kemi dhënë opozitës. Kur ishim ne në opozitë, lideri i grupit merrte fjalën njësoj si gjithë të tjerët dhe nuk kishte mundësi të fliste asnjë minutë më shumë.

Nga ana tjetër, analisti Nikoll Lesi tha se nëse vendi do të kishte një opozitë tjetër që do të kishte besimin e qytetarëve, atëherë qeveria ‘Rama’ do të rrëzohej.

Lesi: Unë përherë jam oponent opozitar, por ky ka një fakt që ka një opozitë të shkatërruar fare. Ata duhet të lënë një brez të ri, se e merr përpara këtë. Qeverisja gjithmonë ka probleme. Po të ketë besim në opozitën e sotme, këtë e rrethon në kryeministri dhe jep dorëheqjen për 2 ditë.

Rama: Nuk rrethohet një qeveri e zgjedhur demokrativisht. Rrethohet me tru, por kur nuk punon truri edhe trupi të çon në drejtim të paditur e sheh veten duke hypur në dritare.

Ora 22:26
Rama: Do ndryshojmë vetë ligjin për komisionet hetimore, ku ta gjejmë opozitën?

 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar opozitën se po keqpërdor këtë të drejtë që ia jep Gjykata Kushtetuese

Edi Rama: “Parlamenti nuk është vendi më i ulët por vendi më i lartë. Gjykata Kushtetuese ka vënë kornizat brenda të cilave mund të kërkosh një komision hetimor. Nuk mund të kërkohen komisionet hetimore për t'u përdorur për gjobëvënie. Prej shumë kohësh kemi thënë hajde ngremë një komision. Janë 7 vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhen adresuar. Hajdeni bashkarisht të bëjmë adresimin e këtyre vendimeve. Po të doni hajde marrim një asistencë nga BE. Në Europë ngrihen komiisonet hetimore një herë në 5 vjet. Këta e kanë bërë. Pse kjo është detyra e opozitës duke abuzuar me një të drejtë që ta jep Kushtetuta por e ke këtu këtu e jo për të marrë nëpër gojë gjithë Shqipërinë. Kemi dashur ta bëjmë me një komision të posaçëm të përbashkët për të bërë një integrim të të gjithë problematikës bashkarisht. Tani do e bëjmë vetë” 

Gazetari: Pa opozitën?
Edi Rama: Ku ta gjejmë opozitën?
Është në sallë?
Edi Rama: Në sallë ku?

Ora 22:25
Dhuna dhe kaosi i shkaktuar nga opozita në Kuvend, Rama: Aksion vetëvrasës! Nëse do isha këshilltar i tyre do u jepja këshilla të tjera

 

Përsa i takon aksionit të dhunshëm të opozitës dhe kaosit të shkaktuar në seancat e Kuvendit dhe Komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama tha se nëse do të ishte këshilltar i tyre, do t’u jepte këshilla totalisht të ndryshme. Ai shtoi se me këtë sjellje, opozita po kryen aksion vetëvrasje.

“Nëse do isha këshillTari i tyre do u jepja këshilla të tjera dhe kurrë këto që bëjnë. Këto janë aksione vetëvrasjeje. Është i gjithi një aksion vetëvrasës dhe dihet pse ky aksion ka arritur në fund. Sikur të shkojmë të kapim një peshk për këtë radikalizimin e orëve të fundit, peshku do qeshë e do thotë “pse nuk e di ti””- u shpreh Rama në ‘Repolitix’.

Ora 22:23
Berisha nën masë 'detyrim paraqitje' për aferën ‘Partizani’, Rama: S’i komentoj vendimet e organeve të reja të drejtësisë

 

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë një koment për vendimin e GJKKO e cila ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalin të daljes jashtë Shqipërisë për Sali Berishën për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Unë nuk i komentoj vendimet e organeve të reja të drejtësisë. Nuk i kam komentuar për njerëz afër meje dhe s’dua ti komentoj për njerëz që janë shumë larg meje që kur nuk mbahet mend”, tha Rama.

Ora 22:20
‘Çfarë do të ndodhë me gratë e Lezhës dhe Shqipërisë’, Rama u përgjigjet komenteve mbi marrëveshjen: Nuk do vijnë vetëm burra, do jenë familje

 

Kryeministri Rama  i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv tha se nga marrëveshja e nënshkruar me Italinë për emigrantët, shumë komente dhe thashetheme kanë shpërthyer duke shtrembëruar të vërtetën.

Kryeministri tha se pjesë e “valës” së reagimeve ishte edhe keqinterpretimi i fjalës së kryeministres italiane, Girorgia Meloni, e cila tha se marrëveshja nuk përfshin gratë shtatzëna dhe minorenët e vetmuar, duke u kthyer nga njerëzit në “frikë” pasi lajmi se 3 mijë burra afrikanë do vijnë në Shqipëri u përhap kudo.

“Duke nxjerrë marrëveshjen e vërtetë, po atë ditë që ajo u firmos evitohet një pjesë e madhe e komenteve të pabaza megjithëse jot ë gjitha. Për shembull, kryeministrja italiane në konferencë për shtyp tha që nuk do të përfshihen gratë shtatzëna dhe minorenët e vetmuar, të cilët nëse vijnë duhet të merren nën kujdes nga shteti. Nisur nga kjo, në Itali nisi dhe këtu u bë e madhe, “Në Shqipëri do të vijnë 3 mijë burra afrikanë” dhe pastaj filloi frika: “Çfarë do të ndodhë me gratë e Lezhës dhe gratë e Shqipërisë, pasi ata do vijnë nga një rrugë shumë e gjatë dhe dihet se ata janë burra e goxha burra dhe do të vijnë këtu me një uri seksuale që do të shpërthejë në gjithë rrugët e Shqipërisë.'-tha Rama në Report Tv. 

 

Ora 22:18
Kikia: Një nga investitorët stretegjikë pjesë e botës së krimit! Rama: Në rast se del i tillë i sekuestrohen asestet, s'mund t'i marrim nëpër gojë të gjithë

 

Kryeministri Edi Rama në studion e “Repolitix” në Report Tv tha se nuk do të ngrihet komision hetimor për investitorët strategjikë sepse nuk ka arsye. Por analisti Mentor Kikia solli shembullin e Pëllumb Gjokës duke thënë se ka dalë i përfshirë me eksponentë të botës së krimit. Rama tha se për përzgjedhjen e investitorëve ka disa kritere dhe në rast se ndodh që del i botës së krimit i sekuestrohen pasuritë.

Mentor Kikia: Një nga investitorët strategjikë ishte pjesë e krimit prandaj kërkon opozita të hetohen të tjerët...

Edi Rama: Për investitorët stretegjikë? Pse do ngrëmë të marrim të gjithë investitorët nëpër gojë për politikë. Pastaj kush vjen më për të investuar në Shqipëri. Parlamenti dhe politika boll stresoi qytetarët. Kur ai del i botës së krimit asetet i sekuestrohen. Nuk iu dha dikujt që është pjesë e botës së krimit statursi, ai doli më pas që ishte pjesë. Investitorët përzgjidhen mbi bazë të disa kritereve.

Ora 22:14
Udhëtimet me charter, Rama: Nuk i kanë kushtuar shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit e mi

Akuzave të opozitës se ka abuzuar me udhëtimet me charter, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot në emisionin “Repolitix” në Report Tv. Rama tha se nuk i kanë kushtuar buxhetit të shtetit asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit e tij udhëtimet e tij me charter.

“E kemi çuar dokumentin. Nuk e kam shifrën e saktë por është një shumë e nxjerrë nga e gjithë mesatarja e udhëtimeve të kryeministrave përpara dhe gjatë kohës time. Nuk i ka kushtuar charteri im shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë. Sa është paguar nga kryeministri paraardhës është vendosur në një marrëdhënie me kompaninë e-albania. Pse do e ngresh një komision? Ne s’kemi punë tjetër. E kërkuan hetimin e zgjedhjeve e pranuam. Kërkuan inceneratorët, e pranuam. Komisioni për inceneratorët kishte sensitetin më të madh. Problemin më të madh politik ne duhet ta kishim me inceneratorët. Por e ngritëm sepse kishte indicie të qartë për hetim ishte brenda kornizave kushtetuese, prandaj e pranuam kërkesën".

Ora 22:06
Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, Rama: Nuk janë KLSH e as prokuroria! Gjykata Kushtetuese i ka përcaktuar kornizat për këtë proces

 

Kërkesën e opozitës për të ngritur komisione hetimore për 8 çështje të ndryshme, kryeministri e konsideroi si një kërkesë që cënon Kushtetutën e vendit. Ai tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision hetimor parlamentar dhe shtoi se opozita nuk mund të përfitojë me këtë të drejtë duke cënuar veprimtarinë e institucioneve pa pasur asnjë indicie.

“Është shumë e thjeshtë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur kornizat në të cilat mund të miratohet një komision parlamentar. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për ngritje komisionesh por kur nuk cënohet kushtetuta. Nuk mundet dot të abuzohet me këtë të drejtë për të cënuar qoftë veprimtarinë e institucioneve të tjera.

Sepse nuk mund të ngrihet një komision për Portin e Durrësit për shembull. Sepse duhet të paraqesësh indicie të qarta mbi PSE-në e ngritjes së këtij komisioni. Parlamenti ngre funksione hetimore si ligjvënës në funksion të procesit ligjvënës për të adresuar probleme që dalin në proces. Nuk është kjo fare detyra e parlamentit. Nuk janë këta as KLSH as prokuroria. Gjykata Kushtetuese, Parlamenti ka instrumenta të tjera para se të shkojë tek komisioni hetimor”- tha Rama.

Ora 22:06
A do të pranonte marrëveshje për refugjatët me Gjermaninë? Përgjigjet Rama

 

Kryeministri Edi Rama mbrojti marrëveshjen me Italinë për strehimin në Shqipëri të një pjesë të refugjatëve që do të vijnë përmes ujrave të Mesdheut.

Në emisionin "Repolitix' në Report Tv i pyetur nëse e kanë kërkuar shtete të tjera tha se 'nuk është korrekte të përmenden emrat e shteteve të tjera" dhe se është Italia i vemti shtet që mund të ketë këtë favor e askush tjetër.

I pyetur nëse do bëjë një marrëveshje të ngjashme me Gjermaninë, nëse i kërkohet, kreu i qeverisë u përgjigj me “jo”.

Më tej Rama tha se strehimi i refugjatëve në vend nuk pritet të ndikojë në turizëm.

Ora 21:52
Projekti për të furnizuar me ujë rajonin e Puglias, Rama: Ide e vitit 1930, Shqipëria ka qenë gati, por deri tani nuk është bërë sepse ka kosto të lartë

Kryeministri Edi Rama tha se çështja e ndërtimit të një ujësjellësi nga Shqipëria për rajonin e Puglias në Itali, është një ide e viteve 1930 dhe shtoi se vendi ynë ka qenë gati që prej asaj kohe por Italia nuk e ka vijuar projektin për shkak se ka kosto tepër të madhe.

“Është një temë që është hapur në vitet 1930. Ideja që Puglia të merrte ujë nga Syri i Kaltër. Atë temë e kanë prekur të gjithë kryeministrat e Italisë dhe ja ku jemi. Ne kemi qenë gati që nga vitit 1930, ka një arsye përse nuk është bërë deri tani, sepse është një projekt gjigand, kur shohin koston thonë po e lëmë për pak më vonë”- tha Rama në Repolitix.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti kreu i rajonit të Puglias, Michele Emiliano deklaroi se kishte diskutuar me Ramën për këtë projekt dhe se kryeministri shqiptar kishte shprehur interes. 

Ora 21:48
‘Pse përjashtohen vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët’, Rama sqaron spekulimet për marrëveshjen me Italinë: Filloi çmenduria... Nuk do vijnë vetëm burra, s'do ndajë njeri çiftet

 

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Repolitix” në Report Tv ka shpjeguar detaje nga marrëveshja e emigrantëve me kryeministren Giorgia Meloni. Rama tha se lajmet që janë përhapur se do të vijnë vetëm burra në Shqipëri, nuk janë të vërteta. Rama tha se nëse kërkon azil një familje në Shqipëri do të vijë e gjithë familja. Nga ana tjetër sqaroi se janë përjashtuar vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët e vetmuar për faktin se nëse vijnë duhet të merren në mbrojtje nga shteti.

"Ju kujtohet që doli një lajm që do vijnë 500 mijë luftëtarë të ISIS këtu. Vazhduan ta besojnë. Pastaj doli një lajm tjetër. Nxorën se do vijnë refugjatë nga Britania e Madhe. Ndërkohë që duke nxjerrë marrëveshjen e vërtetë me Italinë, po atë ditë që u firmos evitohen këto spekulime. Meloni në konferencë shtypi tha se në këtë operacion nuk do përfshihen gratë shtatzëna dhe minorenët. Ishte fjala për minorenë të vetmuar. Pse? Sepse nëve vjen një grua shtatzënë apo minoren duhen marrë në mbrojtje nga shteti. Në Itali filloi dhe këtu u bë e madhe. Do vijnë 3 mijë burra afrikanë. Ça do ndodhë me vajzat e Lezhës. Filloi çmendura. Nëse ata kanë familje do vijnë si familje. Nuk do ndajë njeri gruan me burrin për të marrë meshkujt për t’i çuar në Shqipëri. Thoshte njëri në koment tua shuajt fara ty  se na shkagtgërrove rracën? Avganët erdhën….”, tha Rama në Report Tv.

Ora 21:42
'Një copë Itali' Rama sqaron termin 'ekstraterritorial'! Marrëveshja kalon në parlament me shumicë të thjeshtë

 

Një moment që ka stepur konstitucionalistët është përdorimi i termit 'ekstraterritorialitet' i tokës ku do të vendoset qendra e pritjes së emigrantëve. Kryeministri Rama i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se një grup konstitucionalistësh të zotë italianë dhe shqiptarë dhe se do të ratifikohet. Marrëveshja ratifikohet me shumicë të thjeshtë 71 vota.

Pyetje: Zona ku do të vendosen emigrantët do të jetë një copë Itali?

Edi Rama: Marrëveshja do të shkojë në parlament. Do të ratifikohet atje

Pyetje: Me shumicë të thjeshtë?

Edi Rama: Është marrëveshje ndërkombëtare. Nuk jemi as unë as ju konstitucionalistë. Kemi pasur një skuadër që i ka trajtuar edhe me konstitucionalistë juristë të së drejtës europiane, italianë e shqiptarë. Është e kotë të debatojmë

Pyetje: Nëse ndodh një krim?
Edi Rama: Janë parashikuar të gjitha. Kjo gjë është parë nga ata që kanë mbaruar shkollën dhe jetojnë për këtë punë. Ju jetoni me komente unë jetoj me këtë detyrën për të marrë vendime.

Pyetje: Jeni të bindur që nuk ka probleme

Edi Rama: Jam 100 % i bindur. Janë vënë bashkë dy ekipe që dinë se çfarë kanë shkruar. Jam i bindur se unë jam vetë jurist.

Ora 21:32
Rama zbulon klauzolën e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, ja çfarë përmban

 

Kryeministri Rama  i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv zbuloi një nga klauzolat e marrëveshjes

"Riatdhesimi në vendin e origjinës bëhet në bazë të marrëveshjeve që ka Italia me ato vende. Kjo është cështje e Italisë. Marrëveshja ka kohëzgjatje 5 vjeçare. I takon Italisë të zbatojë të drejtën Italiane dhe europiane. Ka dhe klauzolë për vënien në ngarkim të palës italiane nga pala shqiptare të çdo lloj problematike që mund të lind në thyerjë të marëveshjes. Shqipëria e Italia në këtë marrëveshje është shumë e qartë. 
Ne e kemi bërë të qartë. Kemi disponimin tju ndihmojmë ju merrni përsipër të shfrytëzoni këtë mundësi me fondet, njerëzit tuaj dhe gjithçka”

Ora 21:30
Rama: Me pranimin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë, po sillemi si një vend Europian! Në aspektin politik ngre reputacionin e Shqipërisë

 

Pranimi i marrëveshjes me Italinë për strehimin e përkohshëm të emigratëve, kryeministri Edi Rama tha se në aspektin politik e ngre lart reputacionin e Shqipërisë. Me këtë veprim Rama tha në studion e “Repolitix” në Report TV se Shqipëria po sillet si një vend Europian.

Edi Rama: "Italia dhe vendet e tjera, si Anglia p.sh që i çoi në Ruanda. Italia kërkon që ndërkohë që janë në të gjithë atë proces debatesh të BE si të qasen duke i çuar në një vend që nuk është vend të BE bën ata mendojnë, pra është njëlloj dekurajimi. Sepse ata njerëz paguajnë mijëra euro për të marrë një vend në ato varka. Idea e tyre është se në rast se ata kuptojnë jo në çdo rast kanë shansin që ta marrin të drejtën… Me këtë veprim, duke pranuar marrëveshjen ne thjesht sillemi si një vend europian që bashkëndan këtë shqetësim. Në aspektin politik e ngre më larg reputacionin e Shqipërisë".

Ora 21:27
Marrëveshja për emigrantët, Rama: Më vjen për të vjellë kur ndesh disa që flasin 'për të zinj' e 'për shkatërrim të racës'

 

Kritikave për marrëveshjen me Italinë që kanë pasur kryesisht tendencë paragjykuese kryeministri Edi Rama i ftuar në Repolitix ne Report Tv u ka dhënë një përgjigje të prerë. Ai i quan të turpshme dhe të neveritshme komentet që flasin 'për të zinj' dhe 'shkatërrim të racës'.

“Më vjen për të vjellë kur ndesh disa që flasin për të zinj e flasin për shkatërrim të rracës e për lloj lloj broçkullash të neveritshme. Ne fare mirë mund të ishim përballë një dyndje siç ishin vendet e tjera, Maqedonia para se të bëhej e veriut, Serbia, Kroacia, Sllovenia u përballën me flukse të jashtëzakonshem në dyndjen e madhe të 2015. Ne nuk u përballëm”, tha Rama në Report TV.

Ora 21:25
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Kemi vetëm 3 mijë vende në qendrën e pritjes, pasi u trajtohen kërkesat largohen dhe vijnë po aq të tjerë

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv, tha se në marrëveshjen me Italinë, përcaktohet qartë se Shqipëria ka vetëm 3 mijë vende për të pritur emigrantët. Rama shtoi se procedura e Italisë për të trajtuar kërkesat e tyre zgjat 28 ditë dhe me të mbaruar kjo procedurë, 3 mijë persona do largohen dhe do vijnë 3 mijë të tjerë.

“Ne kemi marrëveshje për 3 mijë vende. Nëse ikin 3 mijë dhe vijnë 3 mijë, ku është problemi këtu? Ne kemi disponilitet për 3 mijë vende. Kemi thënë do bëjmë një qendër pritje me 3 mijë vende. Në atë territor është komplet legjiclacioni italian. Italia ka një procedurë 28 ditë për të trajtuar një kërkesë. Nëse Italia do funksionojë për herë të parë si sahat zvicerian dhe do ndodhi një mrekulli, do thotë që brenda 28 ditësh 3 mijë kërkesa do trajtohen dhe do marrin përgjigjien dhe do vijnë 3 mijë të tjerë”- tha Rama.

Ora 21:22
Marrëveshja me Italinë/ Rama tregon pse u zgjodh Lezha për strehimin e emigrantëve: Nuk do ndikojë sigurinë dhe qetësinë, shtohen klientët për bizneset e zonës

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Repolitix” në Report Tv ka treguar se përse është zgjedhur Lezha si qyteti për të strehuar përkohësisht klandestinët në bazë të marrëveshjes për emigrantët me Italinë. Kryeministri sqaroi se Gjadri është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm për qendrën e emigrantëve për shkak të terrenit.

“Kur është vendosur vendi nuk është vendosur arbitrarisht por janë studiuar disa opsione. Është zgjedhur si vendi më i përshtatshëm edhe për shkak të terrenit ku kjo qendër do vendoset që është në krah të spitalit repartit ushtarak pranë aeroportit të Gjadrit. Është një operacion që për sa na takon së pari Shqipëria ofron hapësirën por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejt e menaxhon të gjithën Italia. Edhe fondet janë të Italisë. E vetmja gjë që do impaktojë zonën eshte se ata njerëz që do strehohen aty do ushqehen do shërbehen dhe kjo do t'i shërbejë zonës sepse zona, bizneset në zonë do kenë një klient të ri që do marrë ato shërbime. Të gjitha aspektet e tjera s’do kenë asnjë mundësi të impaktojnë sigurinë, qetësinë...”, tha Rama në Report Tv.

Ora 21:16
'Dikur kemi qenë ne alienë për italianët sa u duken shqiptarëve afrikanët sot' Rama në Repolitix në Report Tv: Fluksi i emigrantëve do të jetë modest

 

Në studion e emisionit Repolitix në Report Tv, Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ndodhemi përpara një fluksi të pakontrolluar.     

“Kemi qenë ne afrikanët e dikurshëm që jemi dyndur drejt Italisë, ishim ne po në anën tjetër po kaq alienë sa mund ti duket ardhja këtu e njerëzve që vijnë nga Afrika. Mund ti falet kujtdo por ne nuk mund të falet. Ne nuk jemi përpara një dyndje të pakontrolluar por një fluksi modest."-u shpreh Rama nw Report Tv. 

Ora 21:13
Rama: Marrëveshjen me Italinë për emigrantët do ta çojmë në parlament! Nuk është favor personal por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik

 

I pyetur nëse duhej të kishte pasur një leje nga presidenti për të realizuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama tha se marrëveshja do të shkojë në parlament.

Kreu i ekzekutivit shqiptar tha se kjo marrëveshje nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik si Italia.  

“Do ta çojmë marrëveshjen në parlament. Pala italiane donte të nisnim me këtë marrëveshje ndërqeveritare. Ne ua kemi bërë të qartë se do ta bëjmë këtë marrëveshje dhe do ia drejtojmë parlamentit. Zhurmat janë pjesë e jetës. Nuk janë zhurmat që drejtojnë vendimmarrjen e një qeverie. Nuk është favor personal, por qasje strategjike ndaj një partneri strategjik. Italia e vetmja që mund ta ketë një favor të tillë në Shqipëri. Është edhe gjeografia shumë e rëndësishme, jemi fqinj me Italinë, na ndan një det, por mund të ishim rajon i Italisë në kuptimin gjeografik. Një marrëdhënie e tillë dhe një marrëveshje e tillë me vende që janë shumë larg nesh, nuk bën sens”- tha Rama.

Ora 21:12
Marrëveshja me Italinë, Rama: 3 mijë persona është një numër modest, ne pritëm 9 milionë turistë deri në fund të tetorit

 

Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Repolitix" në Report TV u është përgjigjur pikëpyetjeve në lidhje me marrëveshjen për strehimin e refugjatëve azilkërkues në Itali. Marrëveshja që parashikon qëndrimin e emigrantëve përkohësisht në Shëngjin thotë qartë se bëhet fjalë për rreth 3 mijë klandestinë. Kjo shifër për Ramën është modeste.

Nikoll Lesi: A do na bjeri turizmi në Shëngjin nga frika e ardhjes së refugjatëve. A do na bjerë shitja e apartamenteve, janë pikëpyetje që ziejnë. Kadare tha se kjo marrëveshje nderon kombin. Unë i bëra pyetjet por ato ranë.

Edi Rama: Pyetjet janë të nayrshme aq më tepër për një fenomen me të cilin jemi përballur duke qenë ne emigrantët. Ne kemi qenë emigrantë e kemi dyndur Italinë. Ishim aq alienë sa ç’u duket njerëzve tani ardhja e afrikanëve. Aq më tepër që ne nuk jemi përpara një dyndje të pakontrolluar por përpara një fluksi modest 3 mijë persona është një numër shumë modest në një vend që deri në fund tetorit preku tavanin e 9 milion turistëve.

Ora 21:08
Marrëveshja me Italinë, Rama tregon zanafillën: Meloni ma propozoi para se të vinte në Vlorë, ngritëm një grup të përbashkët pune, shkëmbyem draftet dhe e finalizuam

 

Zanafilla e diskutimeve për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, ka nisur përpara se kryeministrja italiane Giorgia Meloni të vinte për pushime në Vlorë. I ftuar në "Repolitix" në Report TV kryeministri Rama tha Meloni ia ka bërë propozimin në një prej takimeve të para. Më pas kanë rënë dakort për të ngritur një grup të përbashkët pune që më pas finalizoi draftin e final.

Pyetje: Duket se çështja e ka zanafillën nga vizita e Melonit në Vlorë? A ka qenë ajo që ka insistuar? Si nisi marrëveshja?

Rama: Është më larg se kaq. Ka nisur në një nga takimet e para që kemi pasur. Ajo më ka shpjeguar cili është qëndrimi i saj për këtë temë dhe nëse ne do të ishim të disponueshëm të diskutonim mbi mundësinë e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, për ta adresuar këtë çështje. I kam thënë se kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të tjera Evropiane dhe kemi qenë të mbyllur. Por kur Italia kërkon diçka ne jemi ndryshe, e diskutojmë. Kur erdhi për pushime kemi diskutuar për shumë tema dhe një prej tyre ka qenë kjo. I thashë të ngremë një grup të përbashkët. I thashë që Shqipëria nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e këtij problemi por mund të ndihmojmë. Ama duhet një qartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe të së drejtës së përbashkët. Kemi ngritur nga ekip të përbashkët të fushave të ndryshme nga siguria te e drjeta europiane. Kemi pasur shkëmbim të drafteve dhe pastaj në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes dhe e kemi firmos. Pasi e kemi miratuar në qeveri do ta çojmë në parlament.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • odiooo: 16/11/2023 09:56

    sipas kesaj logjike s duhet te takohesh e te rrish me kerkend se helbete ke gru e kalamaj dhe pse te shkosh me gjithe dynjane.

    Përgjigju
  • Roko: 15/11/2023 15:12

    Referendumin ndoshta dhe lokal e njeh ndonjeri nga anet tona... thuhet se eshte forma me e drejperdrejte e vendimmarrjes ne nje shtet demokratik...

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/11/2023 11:23

    Përr-përr-përr-tërr-tërr-tërr,e tërci,e vërci...per gjyqin e mcgonigell qe behet në USA të ka ardh ndonje fletporosi nga Departamenti Drejtesise i USA o gjigand pordhac.....????

    Përgjigju
  • e drejta: 15/11/2023 09:30

    FORCA STRATEGU I SHQIPERISE MODERNE...NUK ESHTE FAJI I ASKUJT SE NDONJERI NUK JU KUPTON

    Përgjigju
  • inxhinjeri: 15/11/2023 05:22

    jemi ne vitin 2023 dhe e tiranen -vloren,fierin,lushnjen,saranden,,akoma pa uje 24 ore o palaco,,o ndyresire kryeminister,,dhe don ti japesh italise falas ,,,ujin me te mire qe kemi ,,,paketoje ujin e syrit te kalter dhe shitja italise dhe kujdo tjeter,,asgje nuk jepet falas,,sepse ai uje nuk eshte prone e jotja personale, ,syri i kalter eshte prone e shtetit shqiptar,,biles duhet te jete monument okologjik i paprekshem,,,,italise ke te drejte ti japesh uje qe e nxjerr vetem nga pusi i shtepise tende o rama...

    Përgjigju
  • tani: 15/11/2023 02:37

    lere more strasburgun,,drejtesia ka punen e vet,,,ti,,more rama por na trego pse europa na pezulloje fondet per bujqesine,,dhe pse e more frida krifcen prape si keshilltare...

    Përgjigju
  • Iris: 15/11/2023 02:01

    Shembulli me konkret se si funksionon nje sistem demokracie te vertete dhe nje vendi pa kulture te vertete demokracie si vendi jone, qe ka kaluar ne fillin pushtues-mbret-pushtues-diktature-udheheqesa me tendenca autokrate,qendron ne faktin se udheheqsit tane //te ndritur// nuk marrin asnjehere ne konsiderate opinionin e popullit.I dhashe leje vetem per disa karakatina-thote Rama,-Berisha eshte ai qe ndryshoi ligjin e lejet.E pyetet popullin ti dhe Berisha kur dhate leje,qofte dhe per /karakatina/?! Kur firmose marreveshjen me Melonin e pyete me pare popullin?! Do te ratifikohet ne kuvend !-thote Rama per marreveshjen me Italine! E paske kaq te sigurte voten militante,sa nuk ben perpjekje as per gjuhen qe perdor!Cdo lider perendimor do te thoshte qe do t'a shpiem ne parlament,kurse t'i e paske te sigurte voten sa thua do t'a ratifikojme! Kush je ti qe s'pranon te therriten komisionet hetimore ne kuvend,Erdogani,Putini,apo Xi i Kines? Edhe pse nje pjese e kerkesave te opozites jane idiotesi,ti nuk mund te nderhysh.Mos harro se ti je vetem /ekzekutivi/ dhe nuk ke pune te nderhysh me /legjislativin/,nuk mund te sillesh si autokrat.Dhe per ceshtjen e ujit per Puljen,ajo u ideua ne nje kohe qe ishim vasale te Italise me nje kryevasal me kurore ne krye.Mos do te vendosesh dhe per kete pa pyetur popullin sic vendos zakonisht per kulla,leje ndertimi,refugjate,kampe e arme kimike,si autokrat ne berje??!!

    Përgjigju
  • Get a life: 15/11/2023 00:06

    Je gjigand Edi!!!!! Ishalla te realizohen te gjitha ato qe mendon per Shqiperine!!!!

    Përgjigju
    • Baba: 15/11/2023 07:05

      Get a life

    • NYC: 15/11/2023 02:14

      Mos kij gajle do ti beje. Duke fillu ta beje Shqiprine Afrike.

  • Altuf: 14/11/2023 21:52

    Akoma nuk dha nje pergjigje te sakte se cdo behet me ata qe nuk fitojne azil edhe nuk mund ti riatdhetsonje

    Përgjigju
    • Geri: 15/11/2023 02:13

      Ata do ti mbash ne shtepi ti. Bej gati krevatin.

  • Geri: 14/11/2023 21:30

    Beni gati grate o lezhiane,nuk do me ja dit Cesari per ju do shpetu Kleopatren(Melonin). Ate hall ka.

    Përgjigju
    • Car thua???: 14/11/2023 22:40

      Car thua merr jaho? Pse do vine per te qi*ê grate e lezhjaneve? A je ne vete ti.

  • tornitori: 14/11/2023 20:14

    nastradin...

    Përgjigju
  • Shqipëria: 14/11/2023 10:30

    Kushedi si do dridhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?