Një moment që ka stepur konstitucionalistët është përdorimi i termit 'ekstraterritorialitet' i tokës ku do të vendoset qendra e pritjes së emigrantëve. Kryeministri Rama i ftuar në Repolitix në Report Tv tha se një grup konstitucionalistësh të zotë italianë dhe shqiptarë dhe se do të ratifikohet. Marrëveshja ratifikohet me shumicë të thjeshtë 71 vota.
Pyetje: Zona ku do të vendosen emigrantët do të jetë një copë Itali?
Edi Rama: Marrëveshja do të shkojë në parlament. Do të ratifikohet atje
Pyetje: Me shumicë të thjeshtë?
Edi Rama: Është marrëveshje ndërkombëtare. Nuk jemi as unë as ju konstitucionalistë. Kemi pasur një skuadër që i ka trajtuar edhe me konstitucionalistë juristë të së drejtës europiane, italianë e shqiptarë. Është e kotë të debatojmë
Pyetje: Nëse ndodh një krim?
Edi Rama: Janë parashikuar të gjitha. Kjo gjë është parë nga ata që kanë mbaruar shkollën dhe jetojnë për këtë punë. Ju jetoni me komente unë jetoj me këtë detyrën për të marrë vendime.
Pyetje: Jeni të bindur që nuk ka probleme
Edi Rama: Jam 100 % i bindur. Janë vënë bashkë dy ekipe që dinë se çfarë kanë shkruar. Jam i bindur se unë jam vetë jurist.
Lajmi kryesor:
Rama në ‘Repolitix’ në Report Tv: Pas Strasburgut ‘21 janari’ në dorë të drejtësisë së re! Beleri? Greqia nuk ka mundësi të na bllokojë në BE
S.G//ReportTv.al