Dosja e aferës Partizani në GJKKO! Berisha e dhëndri Malltezi do përballen me drejtësinë, për herë të parë një ish-kryeministër dërgohet për gjykim! Vijon hetimi pasuror

15 Tetor, 19:11| Përditesimi: 15 Tetor, 20:28

  • Share

TIRANË- Pas një hetimi 4-vjeçar, SPAK ka mbyllur hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, duke dërguar për gjykim 5 të pandehur, ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, dy biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja, si edhe financierja Andia Pustina. 

Tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do duhet të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim. Kjo është hera e parë që një ish-kryeministër dërgohet për gjykim, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

Burime bëjnë me dije se përfaqësuesit e akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë me 333 fashikuj. Ditën e nesërme në orën 09:00, Gjykata e Posaçme do të hedhë shortin për të caktuar trupën gjykuese për dosjen ‘Partizani’.

"Nesër, me datë 16.10.2024, ora 09:00 do të hidhet në short dosja penale, seancë paraprake (kërkesa për dërgimin e çështjes në gjyq, procedimi penal nr. 278, i vitit 2020), me kërkues Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të pandehur: Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andina Pustina, Studio Pustina sh.p.k, Shoqëria Homeplan sh.p.k dhe Shoqëria Kontakt sh.p.k.", njofton GJKKO. 

Në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës. Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit. 

Tashmë kjo është përballja e parë reale e Berishës dhe Malltezit me drejtësinë shqiptare. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i hapur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.

Report TV mëson se dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksion që do të thotë do vijojnë hetimet për çështjen tjetër, atë të pasurisë së familjes së ish-kryeministrit non grata Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij, si me rastin e vendimeve të Berishës për marrjen e truallit të Kompleksit Partizani dhe ndërtimin e 19 kullave nga dhëndri i tij.

Ish-kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin për “mosndryshimin e destinacionit të terreneve sportive” dhe se “terrenet sportive nuk privatizohen”, duke ua kthyer ish-pronarëve, mes tyre edhe dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë dhe pastrim parash.

Biznesmeni Fatmir Bektashi është i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

Dosja 'Partizani', të pandehur
Sali Berisha ish kryeministri – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
Jamarbër Malltezi – dhëndri i ish kryeministrit – akuzohet për  “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe per “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Fatmir Bektashi - Ndërtuesi akuzohet  “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe 'pastrim parash'
Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashegimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan'  akuzohet për 'Pastrim Parash'
Andia Pustina - Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k -  Akuzohet për 'Pastrim Parash'  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/10/2024 03:16

    Dyshoj se do ja hedhin me burgun qe bene ne shtepi.

    Përgjigju
  • iliri: 16/10/2024 02:21

    E HENGRI QAFEN E PATES,,EDHE SALIU,,SI JA BEN TJETRIT ASHTU DHE TA BEJNE,,KUJTON KY MALOK SE JA HARROI FATOS NANO 4 VJET BURG,,,..

    Përgjigju
  • Sami: 15/10/2024 23:05

    Lajm i mire qe ish Kryeministri, me ne fund, do te gjykohet. Shpresojme qe gjykata te jape drejtesi ne menyre te pavarur dhe vetem bazuar ne nje proces sipas ligjit. Nuk eshte rasti i pare. Me heret, fillim viteve 90, nje tjeter ish kryeminister, z. Nano, u gjykua dhe denua e me pas rehabilitua i pafaj. Gjithashti, ish Kryeministri gjakatar Shehu ishte ne faze drejt gjykimit lignor, pas atij politik nga diktatori Hoxha dhe Byroja e tij korruptokrate.

    Përgjigju
  • KU FLETÊ PARAJA MBARON DREJTËSIA: 15/10/2024 21:53

    Kur hohshtapleri Berisha paguan gjysmë mlioni Dollarë avokatin vetëm se ti hiqej NON GRADA ai është i gatshëm të paguan 1 milion Dollarë gjyqësorit do të nxirret si qimja nga tlyni

    Përgjigju
  • FATMIR ÇIME ÇAFAI ] GAXHI ]: 15/10/2024 19:48

    Futeni nē burg malokun e mutit njeri i vetēm nē Bot qē ndryshon dhe dat Linden klyshi i komonizmit Sali bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?