Sali Berisha festoi sot ditëlindjen e tij të 80-të. Kjo ditë e shënuar për të e gjeti Berishën në arrest shtëpie, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në rastin e dosjes “Partizani”.
E pikërisht sot, SPAK mbylli dosjen prej 333 fashikujsh ku akuzohet edhe dhëndri i tij dhe e dërgoi në GJKKO.
Megjithatë Berisha nuk mungoi në dritaren e shtëpisë së tij, në një fjalim të shkurtër ku falenderoi mbështetësit për urimet.
"Kjo është ditëlindja që unë ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju", tha Berisha në përfundim të fjalës së tij.
Në dritare, sot u shfaq edhe Liri Berisha, bashkëshortja e tij, dhe së bashku valëvitën për disa çaste flaumujtë e Partisë Demokratike.
Komento
U duket vetja si Charles e Camilla kur dalin te ballkoni i pallatit mbreteror e pershendesin admiruesit.
Përgjigju